Kush e shkroi letrën e Hashimit dërguar Edi Ramës...apo e shkroi vet Edi Rama?!

Opinione

Kush e shkroi letrën e Hashimit dërguar Edi Ramës...apo e shkroi vet Edi Rama?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 prill 2021 Në ora: 15:07
Edi Rama dhe Hashim Thaçi

E postoi edhe në Facebook letrën e Hashim Thaçit, apo siç parapëlqen ta quajw Edi Ramën, vëllait të tij.

Nuk përbën ndonjë gjë të pazakonshme kjo letër, edhe pse në rrethana krejtësisht jo të zakonshme për njeriun që ka udhëheq vendin tonë për më shumë se një dekadë.

Ajo që më tepër bën përshtypje është përmbajtja e asaj letre, e cila shihet qartë se nuk është shkruar nga Hashim Thaçi.

Ish presidenti i Kosovës, aktualisht në Hagë, nuk është shquar asnjëherë për diapazon të gjerë të njohurive, për më tepër ka dëshmuar deficit të madh në intelekt, në këtë kuptim është krejtësisht e kuptueshme dyshimet që ngrihen për letrën në fjalë.

Nuk është ndonjë letër me shkrim aq të nivelit të lartë, por jo edhe të nivelit aq të ulët të Hashimit.

Fillimi i letrës me stil si të ndonjë njohësi të madh të letrave shqipe, është krejtësisht jashtë diapazonit të Hashim Thaçit. Këtë letër e ka shkruar dikush tjetër, mbase vet Edi Rama, natyrisht me lejen nga familja apo vet Hashimi, është dukshëm e qartë se këtë letër nuk e ka shkruar Thaçi.

Elozhet që ia thur vetes “Hashimi” në këtë letër, ashtu edhe përshkrimin idealist Shqipërisë së Edi Ramës, zhveshin edhe një herë nga petku i mashtrimit këto dy figura të dëmshme për kombin shqiptar.

Si Hashimi, ashtu edhe Edi, nuk kanë sjellë gjëra të mira për vendin tonë, për kombin shqiptar. Të dy të kyçur direkt në ndarje të Kosovës, e cila fatmirësisht nuk u realizua. Për letrën e shkruar, gjoja nga Hashimi, shumë i prekur u duk të jetë kryeministri Edi Rama, që pak kohë më parë tha se e “ndjej mungesën e një shqiptari të madh”, siç e quajti ai ish presidentin e Kosovës.

Duket se ledhatimet mes Edit dhe Hashimit vazhdojnë, mes pasqyrimeve të qarta të qytetarëve që e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër dëmin e madh që kjo dysha i ka sjellë vendit tonë. Nga gjithë letra e dërguar Ramës më bëri përshtypje një pjesë e saj poetike, dëshmi mjaft e qartë se Hashimi nuk e ka shkruar këtë letër, edhe pse edhe në emrin e tij kjo letër është kryekëput fasadë e të vërtetës.

Kjo pjesë “Sot, Shqipëria që ti aq shumë punove ta ndërtosh, është Shqipëria për të cilën dikur u betova të luftoj. Është Shqipëria e poezive të Naimit - Shqipëria me malet e bukura e lisat e gjatë që sot, në tavanin e qelisë së burgut, më vizatohen e më rrinë n’mend dit’ e natë”, shpërfaq edhe një herë të vërtetën tashmë të ditur se as letrën nuk e ka shkruar Hashimi, por edhe brenda kësaj letra s’ka asgjë të vërtetë.

Sa për njohuri të atij që e ka shkruar këtë letër, Naimi kurrë s’ka dashur dhe s’ka ëndërruar Shqipëri ku lulëzon droga, krimi e korrupsioni, as Shqipëri ku shqiptarët ikin nga mungesa e dinjitetit.

Fundi i letrës është akoma më qesharak “Sot Shqipëria fitoi! Sot shqiptarët janë mirë. Kujdesu për Shqipërinë, vlla, dhe mos harro që t’kujdesesh edhe për Kosovën. Kur ti kujdesesh për Kosovën, ti kujdesesh edhe për shqiptarët.

Me dashuri,

Vëllau yt,

Hashimi.”

Kosova nën kujdesin e Hashimit dhe Edit gati sa nuk u nda, fatmirësisht nuk ndodhi. Nuk na duhen njerëz që punojnë për interesat e të huajve.

Fatmirësisht Kosova ka një qeveri të re, ka kush kujdeset për të, e mjerë Shqipëria që ka mbetur nën kujdesin e Edi Ramës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat