Lukashenko i Ballkanit, epiteti më i ri për Ramën!

Opinione

Lukashenko i Ballkanit, epiteti më i ri për Ramën!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 29 prill 2021 Në ora: 20:10
Sherif Ramabaja

Kush thotë se ka vdekur enverizmi nuk do ia ketë qëlluar fare, apo ndodhet krejtësish shumë larg së vërtetës.

Pranvera arabe siç kishte marr emërtimin në perëndim, solli ndryshime në shumë këto shtete, por disa nga ato shtete janë zhytur në luftëra qytetare dhe vëllavrasëse, sa që krejtësisht kanë pësuar dhe falimentuar.

Po t´i pyesish se si ndodhi kështu, do të të përgjigjen: mirë ishim çka është bërë me ne.

 Në Ballkan u shpresua se diktaturat morën fund me fundin e socializmit, po u mashtruam, sepse ato vetëm u sistemuan dhe me ideologjitë e tyre u kthyen edhe më fuqishëm në stilin e autokracive.

Mali I Zi është në halle sepse po lufton për identitet. Serbia me luftën speciale ndaj tij, po mundohet në çdo mënyrë që ta fus nën ndikimin e saj. Borxhet ndaj Kinës,  këtë shtet mund ta gjunjëzojnë.

Maqedonia po përballet po ashtu me probleme të natyrave të ndryshme dhe ka mbetur peng i shqiptarëve, duke mos u liruar nga racizmi ndaj tyre.

Bosna ka pësuar më së shumti dhe ka rënë pre e Serbisë duke e kërcënuar me shpërbërje, kurse Turqisa  po përpiqet t´ia ndërroi identitetin me ideologji islamiste.

Kosova ishte për 20 vjet peng e komandantëve milionera dhe në fund mezi shpëtoi nga kthetrat e tyre, por paqartësia është e madhe sepse këtu shumëkush i ka futur gishtërinjtë në lojë.

Serbia dhe Rusia në njërën anë luftojnë që t´ia marrin shtetësinë Kosovës, kurse EU-ja me verbëri duke mos e nuhatur dredhinë serbe, i favorizon serbët e Kosovës me të drejta të një shkallë aq të lartë, që askund në botë deri më sot nuk janë aprovuar.

SHBA-ja mbetet dikund në mes të të gjithë këtyre, duke u përpjekur për të drejtën natyrale të funksionimit të shtetësisë së Kosovës.

Prandaj kryeministri Kurti do të ketë një punë kolosale. Në njërën anë përballet me shantazhet e ish komandantëve, të cilët nuk po pajtohen me humbjen e pushtetit, kurse në anën tjetër mbi kokë do t´i qëndroi Sërbia së bashku me Rusinë, EU-në dhe si këshilltare SHBA­ -në.

Problemet sociale, ekonomia, varfëria, korrupcioni, shteti ligjor, arsimi, punësimi etj. janë një varg problemesh që nga qeveria Kurti presin zgjidhje.

Përkundër sfidave të brenëshme EU-ja do ta rritë presionin ndaj Kurtit dhe do t´i kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë me Serbinë, pa marr parasysh epilogun, sepse ndihet e lodhur dhe e mbingarkuar.

Pengesë më vete padyshim është Lukashenko i Ballkanit, i cili me miqësinë e tij ndaj Vuçiqit dhe Erdoganit, do ta dobësoi fuqishëm pozicionin e Kosovës.

Lukashenkos duhet t´i merret çdo e drejtë që ta zë në gojë Kosovën, përndryshe ai me sjelljet e tij prej diktatori ndaj shqiptarëve, e me ato internacionale kundrejt të tjerëve, do ta kthej Kosovën në gojën e Serbisë.

Nëse nuk do të mundet ndryshe, sëpaku me dashurinë e tij çmendurake ndaj Minishengenin do të përpiqet “ta bashkoi” Kosovën me Shqipërinë, e që të dyja t´ia dhuroi  Serbisë në tavolinë.

Ky është plani i Lukashenkos së Ballkanit, me sjelljet e tij prej diktatori ndaj shqiptarëve, kurse shtiret internacionalist e largpamës ndaj perëndimit e botës tjetër.

Kjo u vërtetua me zgjedhjet që sapo përfunduan në Shqipëri. Rama i kishte përcaktuar se si do të përfundonin ato. Llogaria e tij ishte më e saktë se ora zvicerane.

Ishte nënçmuar arma e tij e msheftë, paratë nga krimi i organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat