A është në dijeni Enver Hoxhaj se marrëveshjet kryesore me Serbinë, i ka nënshkruar Hashim Thaçi!?

Opinione

A është në dijeni Enver Hoxhaj se marrëveshjet kryesore me Serbinë, i ka nënshkruar Hashim Thaçi!?

Nga: Adem Bytyçi Më: 30 prill 2021 Në ora: 17:30
Adem Bytyçi

Z. Hoxhaj, ndër të tjera si një "profet" që është, akoma pa filluar negociatat me Serbinë, e akuzoi z.Kurtin, se po hynë në negociata me Serbinë, për krijimin e një autonomie të serbëve në Kosovë.

Z. Hoxhaj, i PDK-së, duhej të ishte në dijeni se konturat kryesore të marrëveshjeve të deri tanishme me Serbinë, i kishte negociuar ish-presidenti Thaçi, dikur kryetar i partisë së Enver Hoxhaj, e për të cilat marrëveshje, z. Kurti, i'a tha në sy z. Borrel, se do t'i analizonte para se të vazhdonin negociatat me shtetin serb.

Megjithatë, një qëndrim i tillë i Kurtit, duket të mos i kishte lënë përshtypje fare Enver Hoxhajt, për motive, të cilat më mirë se Enver Hoxhaj, i PDK-së nuk i di askush.

Prononcimi i Hoxhajt, lidhur me vazhdimin e negociatave Kosovë-Serbi, ishte kategorik të mos vazhdonin këto negociata për asnjë çështje tjetër përveç njohjes reciproke.

Madje, kryeministri z. Albin Kurti, edhe në diskutimin për vazhdimin eventualisht të negociatave me palen serbe, i'a bëri të qartë Borrelit, se para se të vazhdonin negociataty Kosovë‐Serbi, duhej gjithsesi të konsulltohej edhe me partitë opozitare.

Qytetarët e Kosovës janë të vendosur të kërkojnë që politikanët e Kosovës të pozitës dhe opozitës, pa marrë parasysh raportet në mes tyre për motive politike, të jenë bashkë në raport me negociatat Kosovë-Serbi, për të mos e pranuar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, për të cilën lufton Serbia, që në hapat fillestar të fillimit të negociatave Kosovë- Serbi, e kjo marrëveshje ka të bëjë me asociacionin e komunave serbe në Kosovë, të cilën marrëveshje pas pranimit nga pala e atëhershme negociuese e Kosovës, Gjykata Kushtetuese e shpalli si një marrëveshje kundër kushtetuese ...

Edhe pse nuk bëhet e ditur, dyshohet se, Serbia, ka hasur në mirëkuptimin e disa shteteve aleate të saj në Bashkimin Europian, që ta përkrahnin, që pjesë e marrëveshjes finale paqësore Kosovë-Serbi, të jetë asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, me kompetenca ekzekutive, si një bombë e kurdisur për ndarjen e mëvonshme të Kosovës.

Pala kosovare duhet të jetë e kujdesshëm për të mos e pranuar një qasje të tillë të Serbisë, e cila do ta shndërronte Kosovën në një shtet pa shtet, në një shtet ku pakica do të vendoste për fatin e shumicës dhe për mēnyrën se si do të duhej të funksiononte shteti i Kosovës sipas ambicjeve të tyre...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat