Në Shqipëri edhe këtë herë fitoj ramaria, jo edhe demokracia

Opinione

Në Shqipëri edhe këtë herë fitoj ramaria, jo edhe demokracia

Nga: Dedë Preqi Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:13
Dedë Preqi

Vetëm njeriu primitiv e konsideron vetën i pushtetshëm mbi të tjerët. A ka të drejtë dikush të thotë se, mbas këtyre zgjedhjeve në Shqipëri, të mos ketë më vullnet nga qytetarët e këtij vendi, që mund t’i drejtohen një pushteti për hallet e tyre, apo ti drejtohen në këtë rast një « monarku » dhe klani të monarkut, përmes të cilëve mund të drejtohen dhe mbikqyren. Në këto rrethana, sikur je i privuar nga demokracia dhe elementi i saj demokratik. Me pushtetin e vjedhur, apo të blerë me vota, nuk ke fituar më shumë se tiparin e një organizate dhe pushteti ilegal, sepse ky lloj pushteti nuk përcaktohet me vullnetin e qytetarëve të vendit.

Është e pa mundur se ky ç’akordim i vullnetit qytetar nuk do shdërrohet edhe në një element psikologjik dhe neverik, apo edhe në një revoltë gjithëpopullore. Çfarë kuptimi ka pushteti për njeriun edhe nëse e fiton botën mbarë me gjitha të mirat e saj, kur e humb besimin te populli dhe i humb vlerat ekzistuese kulturore e morale të atij populli, duke e humbur edhe imazhin e një shoqërie në tërësi. Është diçka absurde të thëmi se miliona shqiptarë janë më pak se një Edi Ramë, edhe pse mendohet se vlerat e mëdha mbetën përherë veti e pakicës, por pushteti i Edi Ramës, edhe pse e ka fituar shumicën absolute, në realitet është një shumicë artificiale dhe e pa ndërgjegjshme e realizuar përmes mashtrimeve, që pushteti i saj mbahët në këmbë falë vjedhjeve dhe blerjeve të votave. Po ta pyesim vetën, pse ekzistonte liria dhe shprehja e lirë njerëzore, a do të thotë se, njeriu ka të drejtë të bëjë çka të dojë, nuk e ndalon edhe me keqpërdorë vullnetin e një populli edhe me organizu grupe që e favorizojnë fitoren e atyre që nuk e meritojnë.

Sikur qytetarët shqiptarë të kishin përfituar nga ndikimi pozitiv i pushtetit të Edi Ramës, për aq vite sa ishte në udhëheqje, së paku në përafrimin e standarteve dhe mirëqenjen e qytetarëve të vendit të vet. Apo sikur Edi Rama, ta respektonte fuqinë e vet politike dhe pushtetin, që të krahasohet edhe me ndonjë lider të shquar, që e ka ngritë nivelin e pozitës së popullit të vet, me siguri se do ti apllaauzonim dhe do i thonim « hallall » të qoftë Edi… Forma dhe modeli i qeverisjes së Edi Ramës në Shqipëri, ishte një model i zhgënjyer, që popullin shqiptarë të këtij vendi nuk e bëri fare të lumtur në asnjë çast përveq klanit të vet që i takon, sepse bëhët fjalë për pa aftësinë dhe zotësinë e tij nga fakti për ta ngritë këtë popull në nivelin e duhur të një pozite shoqërore e njerëzore, që e bënë të pranueshëm edhe me shoqëritë tjera, por jo edhe në një mënyrë, sikur ia vendos zgjedhën në qafë, dhe nuk e lejon të ecën në rrugën e duhur.

Arti i qeverisjes të Edi Ramës, është model i artistit që shkarravit dhe abstrakon në letër të bardhë, duke i pëlqyer vetëm atij dhe klanit që e rrethon dhe e mbronë, pa e kënaq syrin e shikusit dhe qytetarit fare. Poashtu edhe pushteti i Ramës është i tillë, një formë e artit «ramist» që nuk e hasim në asnjë vend të rajonit dhe Evropës, ku edhe shqiptarët do të përfitonin së paku të shijojnë si duhet artin e punës që punohet nga duart e tyre. Një imazh i tillë nuk do i qojë largë shqiptarët dhe as përtej kufijve të vet, sepse orientimet e tilla të rremë dhe të falsifikuara, paraqesin kërcënim për sigurinë dhe demokracinë shqiptare, dhe modelet e tilla të pushtetit do i hasim vetëm dikund në vendet primitive të Afrikës, aty ku vendos monarku, i cili qëllimin kryesor e ka për ta pasuruar vetëvetën dhe klanin e tij, ndërsa qytetarët mbetën të fundit.

Shqipëria është një vend i pasur me gjitha resurset natyrore, lëndore dhe njerëzore, që mund të llogaritet si vendi më me peshë në rajon e më gjerë. Prandaj, është e pa pranueshme që ky popull të trajtohet dhe të qeveriset me njerëz të gabuar, të korruptuar dhe të inkriminuar. Apo sikur diçka po e mundon këtë shoqëri edhe në këtë kohë, e cila sikur akoma vuan nga mbeturinat e komunizmit të çelbur…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat