Pasojat e kriminalitetit, do të lënë vragë edhe në vitet që janë para nesh

Opinione

Pasojat e kriminalitetit, do të lënë vragë edhe në vitet që janë para nesh

Nga: Skënder Mulliqi Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:24
Skënder Mulliqi

Kriminaliteti është duke gjunjëzuar shoqërinë tonë të re. Krimi po e kryqëzon shumicën duke e varfëruar dhe duke e bërë atë të varur. Mafiozët pasi që e arrijnë qëllimin e varfërimit të popullatës, dalin në sipërfaqe si shpëtimtarë, duke dhuruar gjoja ndihma. Duke dhuruar ndihma me mjete të plaçkitura të shoqërisë dhe të shtetit-Kostra Nostra në Itali.

Ata arrijnë të konsiderohen “bamirës” në sytë e opinionit të gjerë publik. Kur mafiozët arrijnë të ngritën mbi fuqinë e shtetit, aktiviteti i tyre bëhet shumë i rrezikshëm. Kosova tashmë e ka arritur një praktikë të tillë hiq të mirë.

Në kontestin shoqëror dhe politik kur strukturat mafioze arrijë të depërtojnë edhe në jetën e partive politike, është e qartë së kjo është brengosëse, se krimi bëhet si paraqitje shumë normale. Vet fakti se partitë politike në një mënyrë apo tjetër kokëtojnë me strukturat e caktuara kriminale, te njeriu i thjeshtë krijohet vetëdije së kriminelët megjithatë nuk janë shumë të këqinj, siç duken!

Kosova për shumë vite “bashkëjetoi” më krimin dhe kjo na solli në gjendje të keqe politike dhe ekonomike, na solli varfërinë dhe izolimin nga bota demokratike. Ndërrimi në krye të shtetit me forcat përparimtare, është shpresë dhe besë për ndryshime rrënjësore dhe përmbajtjesore në shoqëri.

Lufta për pushtet dhe lufta për pasurime të paligjshme, seriozisht e ka rrezikuar edhe tradicionalen tonë morale, postulate këto të trashëguara nga prindërit tanë, të cilët kanë qenë të një zërit - sa më larg kriminalitetit në jetë dhe në politikë.

Është për të na ardhur keq së kjo shoqëri nuk arriti të bëhet ashtu siç e kemi menduar, dhe ashtu siç edhe i kemi porosit nga e kaluara jonë fisnike dhe bujare. Pasojat e kriminalitetit, do të lënë vragë edhe në vitet që janë para nesh.

Mos të çuditemi që një ditë nuk do të kemi mundësi që shoqërinë ta ngritim mirë në këmbët e veta. Do të jetë vonë kur e kuptojmë së nuk punuam mirë dhe ndershmërisht për pasardhësit tanë, nuk punuam mirë për shtet dhe për komb. Nuk duhet harruar së nuk ka çmim që e paguan lirinë dhe pavarësinë tonë të fituar me shumë sakrifica. Linja për të punuar mirë është linjë një kahëshe. Për vendin ku kemi lindur dhe ku kemi jetuar gjithashtu nuk ka çmim që e paguan. Të gjithë e dimë së mafiozitet altruist gjithmonë ka…! Po ku jemi ne se…?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat