Kryeministi Kurti në Bruksel, Kosovës e paraqiti shtet me themel

Opinione

Kryeministi Kurti në Bruksel, Kosovës e paraqiti shtet me themel

Nga: Dedë Preqi Më: 2 maj 2021 Në ora: 13:21
Dedë Preqi

Si rrjedhojë detyrat politike të Kosovës, zhvendosen përherë e më shumë nga shtrirja e tyre drejt të qenit më intensive, në kuptimin e asaj që quhet qeverisje me përgjegjësi, që të drejtosh këtë vend dhe të vlerësosh në drejtimin pozitiv, atë që të jepët dhe të besohet nga shumica e popullit.

Prej kësaj ndjenje themelore lind edhe një qëndrim i ri kundrejt botës që të rrethon dhe kupton, edhe ndaj asaj që ka botkuptim ndryshe me botkuptime të hidhura, jo nga lakmia, por nga xhelozia, prandaj në të njëjtën kohë e ke kokën lartë, sepse edhe bota demokratike nuk e anashkalon një qëndrim të tillë, që e nxit dhe e kërkon njeriun e duhur, duke e ftuar të jetë udhëheqës i popullit të vet, të cilin e ka votuar dhe ia ka besuar detyrën.

Kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, së bashku me ekipin e vet të kryesuar edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme, zonja Donika Gërvalla, dhe të tjerë, ishin të ftuar në Bruksel, me ç’rast si kurrnjëherë tjetër, Kosova ishte në qendër të mediave të botës, dhe nga pikpamja e nivelit të saj shtetëror, ajo paraqitet si shtet me thëmel, dhe e barabartë si vendet tjera që pretendojnë të bëhën anëtarë të BE-së.

Para fillimit të vizitës në Bruksel, kryeministri Albin Kurti, duke mbetur në një marrdhenie të ngushtë edhe me diplomatët amerikan, si z. Mathev Palmer, i cili zhvilloi një takim virtual me të, poashtu edhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, z.Philip Kosnet, me të cilët ndër të tjera, u konsultua edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Vizita e kryeministrit të Kosovës, z.Albin Kurti në Bruksel, ishte një ftesë e nevojshme për vijimin e zhvillimeve të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën duhet të shënjëstrohet edhe BE-ja, për neglizhencësn e saj, e cila do duhej ta merrte më me seriozitet një çështje të tillë, dhe ajo që është e lidhur ngushtë me realitetin do duhej të përfillet deri në fund, sikur që është pranimi i shtetit të Kosovës, nga gjitha vendet e BE-së, për të cilin vend dhe popull është investuar aq shumë që nuk mbahet në mend, jo vetëm me një fuqi marramendëse ushtarake dhe materiale, por janë derdhur edhe lumenj të mëdhenjë gjaku.

Zotëri Kurti, zhvilloi një sëri takimesh me nivelin më lartë të krerëve institucional të BE-së, që nga presidenti i Parlamentit Evropian, z.David Sosoli, me presidenten e Komisionit të Evropës, z.Ursula von der Lyen, me udheheqësin e diplomacisë evropiane z. Josep Burrel, poashtu me sekretarin e NATO-s, z. Jens Staltenberg, dhe me shumë diplomat të tjerë, duke paraqitë Kosovën, në kuptimin më të lartë diplomatik, dhe gjendjen në të cilën të gjitha marrëdhëniet ekonomike, shoqërore e politike të këtij vendi, do mvaren edhe nga integrimet e këtij vendi me diplomacitë dhe qendrat ndërkombëtare.

Edhe pse u tentua nga Brukseli, që kryeministri Albin Kurti, të zhvilloj një takim të pa pritur negociator me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me datën 11 maj, një gjë e tillë ishte e pa pranueshme nga z.Kurti, sepse nuk ishte bërë një konformim i tillë zyertar për palën e Kosovës, duke e parë të arsyeshme se për një takim me palën serbe dhe për të negociuar për çështjet me rëndësi në mes këtyre dy vendeve, kërkohet një përgaditje, si edhe një akordim të nevojshëm me pozitën në Kosovë.

Refuzimi i takimit të kryeministrit Kurti, me palen serbe, nuk ishte refuzim i qëllimshëm, i cili do bazohej mbi mohimin e negociatave me palën në fjalë, por ishte një refuzim i arsyeshëm dhe i drejtë, duke e kuptuar çështjen e rëndësishme të këtyre negociatave, sipas të cilave mvaret fati i dy popujve, dhe duke mbetur në një marrëdhënie të mirë ndërfqinjësore, duke ditur se edhe gjatë negociatave të mëhrshme, të cilat kanë mundur të ishin në këtë mënyrë, të pa konfirmuara dhe të pa përgaditura si duhet, ashtu edhe kanë mbetur si të dështuara.

Vizita e kryeministri Kurti, në Bruksel, ishte ndër të rrallat, duke e bëri të qartë edhe para diplomacisë ndërkombëtare, se negociatat me Serbinë, janë të nevojshme, por ato të zhvillohen dhe të pranohen në mënyrë të barabartë, dhe forma e marrëdhënieve e këtij njerëzimi të ketë formën e kuptimit ndër-njerëzor dhe me përshtypjen e të qenit në kërkim të zgjedhjes përfundimtare të problemeve në mes këtyre dy popujve, kjo mund të ndodh vetëm kur në thëmel të kërkimit kemi vënë kritere të veprimit shoqëror e politik me çartësi dhe kritere të kulturës njerëzore, që për të shkuar deri te thelbi i çështjes- në fakt për ta parë këtë bërthamë të synohet vetëm përmes p a q ë s.

Kryeministri Albin Kurti, si një diplomat i ri për nga mosha, por me një përvojë të gjatë dhe të  thukët politike, ku premisat e tij  mund ti shohim edhe nga shumë  tregues të tjerë në të ardhmën, dhe ky seriozitet do të dijë se çfarë vihet në diskutim dhe në negociatat me Serbinë, që kanë një qëllim të prerë dhe për t’ua bërë me dije se, çështja e ndryshimit të kufijve të Kosovës, nuk është në agjenden e tij fare, dhe «pampersat» apo «non-paper» që kanë marrë erë në tërë rajonin dhe kundërmojnë erë të pakëndshme, nuk mund të shpërlahen me burimin e krojeve tona dhe të bjeshkëve të kulluara të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat