Të i thuhet stop Serbisë me koncesione nëse duam të kemi shtet normal

Opinione

Të i thuhet stop Serbisë me koncesione nëse duam të kemi shtet normal

Nga: Adem Bytyçi Më: 2 maj 2021 Në ora: 15:04
Adem Bytyçi

Që pas përfundimit të luftës së fundit dhe çlirimit nga robria ,sundimi, terrori, gjenocidi serb dhe fillimi i negociatave Kosovë - Serbi, për arritjen e një Marrëveshje paqësore të përhershme në mes këtyre dy shtetëve , Serbisë i janë bërë koncesione të pa drejta në mënyrë të përseritur në dem të shtetit të Kosovës .

Serbia ,nuk e pranojë planin e të dërguarit special të KS, të KB, Martih Ahtisarit, me të cilin Kosova e bë shtetet i pavarur...

Megjithatë, Serbia pranojë të merrte pjesë në bisedimet e Vjenës për të ardhmen e shtetit të Kosovës sipas pikëpamjes të fillozifisë politike serbe për Kosovën , të bazuar në prrallatë e mitëve mesjetare serbe për Kosovën , duke i marrë vetëm pjesë të historisë , që shkonin vetëm në intresin e tyre, dhe duke kapërcyer epokatë më të rëndësishme të historisë , të cilat konstatonin se Kosova ishte teritor Shqiptar edhe para se popullata serbe të shpërngulej nga Karpatët e Rusisë për t'u vendosur në gadishullin Ballkanik...

Tani më ,veq kishin marrë fund prrallatë dhe mitët të inskenuara qëllimisht në vetëdijen nacional shoveniste serbe për sundimin dhe mahimin e të drejtave kolektive dhe individuale nacionale e një populli të terë ,siq ishte populli shqiptarë i Kosovës, prandaj në bisedimet e Vjenës duhej të trajtohej shumë më seriozisht fati i 2 milionë shqiptarëve të Kosovës , të cilët ishin ndarë dhunshëm  nga Shqipëria dhe kishin mbetur pa drejtësisht nën okupimin e Jugosllavisë dhe Serbisë ,pas përfundimit të Luftës dytë botërore ...

Serbia, e pakënaqur me shpalljen  e pavarësisë së Kosovës , qështjën e pavarësisë së Kosovës e ngriti pranë Gjykatës Ndërkombëtre të Drejtësisë për ta kontestuar si akt të pa ligjshëm dhe në kundërshtim me të Drejtën ndërkombëtare.

Gjykata ndërkombëtare pas shqyrtimit të kërkesês se shtetit serb, konstatojë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në Kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare...

Edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Dretësisë , pala Kosovare , duke menduar se do të has në "mirëkuptim" të pala serbe për të arritur një Marrëveshje paqësore në mes të dyja shtetëve , pranojë të hynte  në neogociata me palën serbe edhe për tema politike , të cilat më vonë prekën themelët e shtetësisë së Kosovës dhe tërësinë teritoriale të shtetit të Kosovës...

Edhe pse shtetet më të fuqishme Europiane nuk pranuan,  negociatatë degjeneruan aq keq sa që u folë edhe për shkëmbim teritorësh në mes Kosovës dhe Serbisë ...

Kjo temë u larguar nga tryeza e bisedimeve përkatësisht e negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë me insistimin e Gjermanisë , si një zgjidhje e dëmshme për paqën dhe sigurinë rajonale. 

Negociatatë vazhduan me disa ndërprerëje të kohëpaskohshme për shkak të pa paknaqësive nga të dyja palët për disa qështje të caktuara...

Qështje thujase në dëmin më të madhë të rregullimit të brendshëm kushtetues dhe politikë të Kosovës ishin negociatatë në Bruxel në mes Kosovês dhe Serbisë , të cilat prodhuan  Marrëveshjen për Asiciacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilën Marrëvshje Gjykata Kushtetuese  e Republikës së Kosovës e shpalli kundër kushtetuese...

Nuk mund të kët vërbëri politike më të madhe se diplomacia Kosovare dhe ajo Europiane , të shpresojnë se raporti i Serbisë  ndaj Kosovës ka ndryshuar nga ai i Millosheviqit, dikur...

Nuk diskutohet se  edhe pas rifillimin të negociatave Kosovë- Serbi, pas një pauze relativisht të gjatë , kërkesatë e Serbisë për koncesione  në zhbërjen  e shtetësisë së Kosovës do të jeni edhe më të fuqishme , përqka pala negociuse e Kosovës do të detyrohet me pa tjetër  t'i thotë stop , në të kundërten Kosova do të jetë një shtet i cili funksionët e veta vitale të shtetit do ta kët të pa mundur t'i zbatojë në terë teritorin e saj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat