Zgjohu Rugovë e presidentit Ibrahim Rugova, sepse zëri dhe heroizmi i trimave tu po të thërret..!

Opinione

Zgjohu Rugovë e presidentit Ibrahim Rugova, sepse zëri dhe heroizmi i trimave tu po të thërret..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 8 maj 2021 Në ora: 13:57
Rexhep Elezaj

Ku je Rugovë, trevë e larë në gjak dhe vaje ndër shekuj..!?

A je gjallë, apo ke vdekur, Rugovë..!?

Çohu Rugovë, se sot të ka ardhur në gjirin tënd, Kuqishtën e skuqur nga gjaku i derdhur i qindra burrave dhe heronjve tu, si; Hysen e Kadri Bajri, Salih Jahë e Çelë Shabani, Rexhë Avdia e Jashar Haxha, Sak Faslia e Ker Sadria, Rizë Zymeri e Bal Alia, SaliRama e Zhujë Selmani, Sadri Elezi e RexhëAvdia, etj.,çohu në këmbë dhe thuaja valles, sepse në konak të ka ardhur djali i familjes Kurti nga Malësia e Shkodrës, aty afër nga kalaja e Ulqinit, të ka ardhur në vizitë burri nga treva e Anamalit të Plavë e Gucisë heroike, Albin Kurti, basshkëme çetën e burrave nga Dukagjini, Podguri, Hasi e Anamorava, me ta kumtuar lajmin e madh, se Çakorri, Bjelluha, Vaganica, Moknat, Livadhet e Bukura, Qafa e Diellit, Hajla dhe Zhlebi me Kullë, kanë qenë, janë dhe denbabaden do të mbesin toka të krahinës së Malësisë së Kelmendit dhe të Republikës së Kosovës.

Image

Prandaj, Rugovë e Besnik Lajçit, martirit të fundit të lirisë, zgjohu nga gjumi i rënd që të ka mbuluar, sepse nëse nuk i del në krah kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, që e ka emrin Albin, kanë me na mallkuar varret e heronjve tanë, kanë me na mallkuar gurët, çetinat, livadhet, malet, gurrat e ftohta të ujit, zogjtë e malit si dhe zanat e malit të Rugovës, për tradhti dhe mosveprim..!?

Image

Zgjohu Rugovë, sepse mjaftë qëndrove në heshtje, mjaftë i durove hajnat e tradhtarët, të cilët Malit të Zi ia falën 8260 hektarë toka tona shekullore, mjaftë më i durove matrapazët të cilët gurgullimën e ujit të Bistricës deshën ta shterin dhe fusin në gypa plastike, që këngën dhe cicërimën e zogjve në Grykën pitoreske të Rugovës deshën ta vrasin, bile-bile në hyrje të saj deshën të vendosin rampa e laura për t’i plaçkitur banorët e 14 fshatrave të kësaj ane..!?

Image

Prandaj, me Albinin kryeministër, ky djalosh me rrënjë nga kreshtat e Anës Malit, do t’i anulojë të gjitha marrëveshjet me të cilat hajnat dhe tradhtarët e copëtuan dhe e zvogëluan territorin e Kosovës, duke humbur me mijëra kilometra hektarë toka tona, e besa, edhe Veriun e Kosovës gati sa nuk ia dhanë Serbisë fashiste.

Image

Rroftë Malësia e Kelmendit,

Rroftë treva e Rugovës kreshnike,

Rroftë Kosova heroike,

Urime ardhja e Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës !

Rugovë,

Tetor, 2019

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat