Vlora Çitaku, flutur atdhetare apo mushkonjë e tradhtare

Opinione

Vlora Çitaku, flutur atdhetare apo mushkonjë e tradhtare

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 11 maj 2021 Në ora: 09:57
Vlora Çitaku

Kosovën legjendare, kreshnike, heroike dhe fisnike e ka kafshuar gjarpëri, e tani i duhet të mbrohet edhe nga hardhuca.

Fitorja e tretë radhazi e Edi Ramës për të qenë kryeministër i Shqipërisë ishte befasia dëshpëruese e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 në Shqipëri.

Kjo aqë më tepër sepse Edi Rama është një politikan kontraverz, i cili sipas mediave mban mbi shpinë akuza të rënda për korrupsion, qeverisje autokrate, oligarki droge kriminale etj.

Është dëshmuar se Edi Rama është mik i ngushtë me Hashim Thaçin, ish kryeministrin dhe ish presidentin e Kosovës, të cilët sëbashku me kriminelin Aleksandër Vuçiq, presidentin e Serbisë hartuan skenarin famëkeq të thikavë mbi hartën e Kosovës për ndryshimit të kufijve të saj aktualë sipas aspiratave të Sebisë kriminale.

Çim Peka gazetar dhe analist nga Shqipëria ditë më parë dha lajmin se, Edi Pama si kryeministër i Shqipërisë në Qeverinë e Re do ta emërojë Vlora Çitakun, ish ambasadoren e Kosovës në OKB, si ministre të Jashtme të Shqipërisë.

Ky lajm zgjoi debate të shumta në opininin Shqipërisë, Kosovës dhe atë mbarë shqiptar, për vetë faktin se Vlora Çitaku qenka edhe mikeshë familjare në familjen e Edi Ramës., e para, dhe e dyta, sepe Edi Rama tashmë ka provuar që në qeverinë e tij të ketë ministra nga Kosova, siç ishte Genc Cakaj ish ministri i Jashtëm, apo Besa Shahini ish ministrja e arsimit në mandatin e kaluar qeverisës.

Analistë të shumtë njohës të situatës politike në Kosovë dhe Shqipëri emërimin e Vlora Çitakut në krye të diplomacisë së Shqipërisë e shohin si veprim të kobshëm për Kosovën, me argumentimin se Vlora Çtaku është një produkt i Hashim Thaçit dhe PDK-së, dhe se nën diktatin e Edi Ramis mund të kryejë mision tinzar kundër Kosovës, në aspektin e promovimit dhe të propagandimit të idesë Hashim Thaçi- Aleksandër Vuçiq- Edi Rama në funksion të coptimit të Kosovës, apo të ndryshimit të kufijve të Kosovës në dobi të Serbisë kriminale, gjë që ka qenë edhe skenar i këtij treshi dashakeq për Kosovën.

E tërë kjo çon në dyshimin se Vlora Çitaku nëse emërohet ministre e Jashtme e Shqipërisë, do të vihet këmbë e krye në shërbim të Hashim Thaçit dhe Edi Ramës për të promovuar skenarin e tyre në dëm të Kosovës.

E tërë kjo, sipas disa analistëve, e forcon dyshimin se Vlora Çitaku nëse emërohet ministre e Jashtme e Shqipërisë, si anëtare e PDK-së dhe si produkt dhe adhuruese e Hashim Thaçit, do të tentojë t’u hakmeret kryeinistrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani të Kosovës.

Unë mendoj se veprimi më i ndershëm dhe më i pastër do të ishte, sikur Vlora Çitaku asesi të mos pranojë një ofertë të tillë eventuale nga Edi Rama, sepse emërimi i saj në këtë post në rrethanat ekzistuese do ta kompromitonte dhe do ta cilësonte Vlora Çitakun si personalitet me egoizëm negativ dhe me moral e karakter të dobët, që do ta njolloste pa nevojë atë dhe familjen e saj.

Lidhur me dëmet që përfolen të cilat mund t’ia shkatojë Vlora Çitaku Kosovës, kjo i njan thënies filozofike të popullit, “Nga e thëna në të berë është nje det i tërë’, që jep të kuptohet se ekzistojnë shumë faktorë determinues për të ndodhur një gjë e tillë.

Albin Kurti kryeministër dhe Vjosa Osmani presidente e Kosovës dhe Glauk Konjufca kryeparlmantar, që erdhën pas votimit plebishitar të 14 shkurtit 2021, dëshmoi vullnetin dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës për ndryshime rrënjesore në Kosovë.

Të gjitha partitë që e qeverisën Kosovën në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi, për keqqeverisjen e tyre populli me votën e tij i çoi në opozitë, mes tyre edhe PDK-në pjesë e së cilës është edhe Vlora Çitaku.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca përveç besimit që ua dha vota e popullit, disponojnë një pastërti politike dhe një fuqi, guxim dhe aftësi intelektuale, me të cilën nuk do ta ketë të lehtë të përballet Vlora Çitaku edhe nëse bëhet ministre marionetë e Hashim Thaçit, Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës, bëmat e dëmshme të të cilëve tashmë janë të njohura në Kosovë, Shqipëri, në dsporë, por edhe në skenën ndërkombëtare.

Zoti, populli, e drejta dhe e vërteta tashmë janë në anën e Kosovës së bekuar dhe të larë e të njomur me gjakun shekullor të martirëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si edhe të dëshmorëve të rënë gjatë agresionit gjenocidal e vrasës së Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99, ku u vranë dhe u masakruan 15 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës, u dhunuan në mënyrë makabëre 20 mijë femr a shqiptare, u rrëmbyen nga Kosova 1650 shqiptarë të pafajjshëm të të gjitha moshave e gjinive, ku u bë shkrumb e hi e tërë kosova dhe u detyruan më shumë se 1 milin shqiptarë të marin rrugën e eksodit për të shpëtuar nga vdekja.

Të gjitha këto i din mirë Vlora Çitaku, sepse i ka parë me sytë e saj në cilësinë e përkthyeses të vëzhguesve ndërkombëtarë gjatë agresionit gjenocidal e vrasës të Sërbisë në Kosovë, kur vitin që shkoi botoi edhe një shkrim me titull “Më ra t’fikt”.

Vlora Çitaku në këtë shkrim vokonte përshtypjet e saj si përkthyese kur i kishte vizituar në malet e Kosovës gratë, pleqtë dhe fëmijët të vendosur nën qiellin e hapur për të shpëtuar nga plumbat e ushtrisë, pramilitarëve dhe policëve të Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse.

Siç shkruante Vlora Çitaku, nga kjo pamje e tmerrshme i kishte ra t’fikt gjatë vizitës që ua kishte bërë si pëkthyese një pjese të të fshehurve shqiptarë gra, pleq e fëmijë në malet e Kosovës nën qiellin e hapur për të shpëtuar nga kriminelët e Serbisë, por femrat fisnike kosovare edhe në ato kushte të vështira e kishin freskuar, ndihmuar dhe i kishin përgatitur edhe një filxhhan me kafe për ta qetësuar.

Vlora Çtaku në facebokun saj pat prezentuar edhe një fotografi nga fëmijëria e saj me dy gishtat e dorës të ngritur lartë që, sipas saj simbolizonin rezistencën Kosovës ndaj Serbisë.

Nëse Vlora Çtaku pranon të bëhet ministre e Jashtme e Kosovës, që don të thotë ministre e Hashim Thaçit, Aleksandër Vuçiqit dhe Edi Ramës, rezulton se shkrimi i botuar i Vlora Çitakut “Më ra t’fikt” dhe fotoja me dy gishtat e ngritur lartë, paskan qenë reklamë e patriotizmit të saj të rrejshëm.

Qeveria Albin Kurti 2 me një përkushtim lakmues është duke i bërë përgatitjet e duhura për demaskimin e krimeve të Serbisë në Kosovë me argumente dhe fakte bindëse, dhe për ta paditur Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin dhe krimet e kryera në Kosovë.

Qeveria Albbin Kurti 2 është duke i bërë përgatitijet e duhura edhe për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, por mbi bazën e një forme e përmbajtje të re e dinjitoze si dy shtete të barabarta.

Kjo do t’u jep fund pazarllëqeve të pista Hashim Thaçi -Aleksandër Vuçiq - Edi Rama në bashkërendim me prosebët Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Han, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Ardhja e Joe Biden-it president i SHBA-ve dhe e Qeverisë Kurti 2, përbëjnë kthesë dhe shpresë të madhe për përfundimin e drejtë të dialogut Kosovë-Serbi, ku Serbia do të trajtohet si agresore gjenocidale e vrasëse dhe Kosova si viktimë e këtij agresioni.

Të gjitha këto argumente na çojnë në përfundim se, edhe nëse eventualisht Vlora Çitaku vendos të jetë protagoniste e aventurës Thaçi -Vuçiq-Rama, do të ketë si epilog vetëm denigrimin, kompromitimin e tradhtine, dhe asgjë tjetër.

Kjo e vërteton thënien popullore se “ Për një plesht e djeg jorganin”, që e ka kuptimin se Vlora Çitaku për një post që nuk mund të zgjat shumë, nuk duhet në asnjë mënyrë ta sakrifikojë dinjitetin, ndershmëriinë dhe personalitetin e saj.

Kjo e vërteton thënien popullore se “ Miku për mik dhe gjiza me pare’”, që e ka kuptimin se miqësia e Vlora Çitakut me Edi Ramën mund të vazhdojë, por mbi bazën e ruajtjes së dinjitetit vetjak, familjar dhe kombëtar.

Për Vlora Çitakun është më mirë që për Kosovën të jetë flutur atdhetare sesa mushkonjë tradhtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat