Shqiptarët janë populli më i vuajtur në Evropë, ndërsa shqiptarët e Kosovës janë popullata më e gjakosur në botë

Opinione

Shqiptarët janë populli më i vuajtur në Evropë, ndërsa shqiptarët e Kosovës janë popullata më e gjakosur në botë

Nga: Adem Bytyçi Më: 11 maj 2021 Në ora: 13:49
Adem Bytyçi

Vuajtjet e shqiptarëve janë të trishtueshme, janë vuajtjet dhe padrejtësit më makabre dhe mizore që i ka njohur ndonjëherë historia e njerëzimit.

Janë regjimet e shtetit serb, me përkrahjen e hegjemonizmit ruso-madhë, të cilat i'a kanë shkaktuar vuajtjet, mizoritë dhe gjenocidin popullatës shqiptare AUTOKTONE në trojet e tyre.

Janë ndjekur me vrasje e terror, nga vendbanimet e të parve të tyre, janë ekzekutuar në mënyrë masive pa zgjedh as moshë, as gjini e as besim me qëllimin e vetëm të serbëve, dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore, shumicën i kanë ekzekutuar në grupe të mëdha në numër, pjesën tjetër i kanë dëbuar me dhunë, gjatë dëbimit për në Turqi dhe vende tjera, pjesa dërmuse kanë vdekur rrugës dhe në vendbanimet e tyre kanë sjellë kolonë serb dhe malazez.

Kjo tragjedi e shqiptarëve ka vazhduar deri në përfundim të luftës së fundit me 1998/99.

Shteti serb në saje të pastrimit etnik, vrasjeve masive, dëbimeve me dhunë e terror dhe gjenocid kundër shqiptarëve, sot ka territor të shqiptarëve edhe më tepër se dy Kosova, dhe prap synon të aneksoj toka të shqiptarëve.

Kosova arriti të çlirohet nga okupimi dhe kolonializmi serb, madje Qeveria aktuale pretendon të padisë Serbinë për gjenocid.

Shqiptarët historikisht kanë kërkuar drejtësi dhe vazhdojnë të kërkojnë edhe tani, mirëpo një grup injorantësh, të cilëve u ka humbur aftësia e orientimit në politikën e humanizmit dhe të drejtës në të mirën e njerëzimit, po ndërhyn në drejtësi, pa dashur me qëllim që ta kuptojnë se drejtësia është i vetmi lilaq që e SHËRON një shoqëri, një popull dhe njerëzimin në përgjithësi nga krimi dhe kriminelët.

Një popull që kërkon drejtësi kurrë nuk duhet edhe po të ketë mundësi, të ndërhynë në drejtësi, mund të ketë përjashtime, por në rastet shumë të rralla mund të ndodhë që drejtësia ndërkombëtare të dënoj individë të pafajshëm.

Kriminelët e luftës edhe mund t'i shpëtojnë ndëshkimit nga Gjykata ndërkombëtare për krime lufte, por kjo zakonisht ndodh kur kriminelët e luftës i fshehen drejtësisë ndërkombëtare siq është rasti me shumë kriminel të luftës së fundit serbe, të cilët edhe pse kanë bërë krime lufte dhe krim të gjenocidit shëtisin lirshëm rrugëve nëpër qytetët e Serbisë.

Por ata që i ekstradohen Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për krime lufte dhe krime kundërnjerërzimit, në qoftëse janë të pafajshëm absolutisht Gjykata ndërkombëtare për krime lufte nuk i dënon, i shpallë të pafajshëm dhe i liron në mungesë të fakteve dhe të dëshmive në bazë të cilave janë akuzuar.

Shqiptarët gjithmonë kanë kërkuar drejtësi dhe si një popull paqëdashës dhe i pafajshëm asnjëherë nuk i është frikësuar drejtësisë, dhe do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi gjeneratë pas gjenerate deri në zbardhjen e ekzekutimit dhe e humbjes së jetës të secilit shqiptarë qoftë para lufte, qoftë gjatë luftës, qoftë pas luftës, sepse vetëm kështu mund ta ndërtojmë një shoqëri të lirë, humane dhe një shtet të së drejtës, në të cilin gjithësecili do të ndihet i sigurt dhe do të ketë mundësi të informohet për fatin e familjarit të tij, se si dhe ku e ka humbur jetën, nga kush dhe për çka?

Vetëm mbi këto premisa shoqëria kosovare do të jetë një shoqëri paqësore dhe e aftë për të arritur atje ku e meriton dhe e ka vendin në mesin e popujve të civilizuara dhe paqëdashës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat