Veçoritë e krizës të shtetit Liliput në tranzicion

Opinione

Veçoritë e krizës të shtetit Liliput në tranzicion

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 17 maj 2021 Në ora: 11:58
Ruzhdi Peçani

Tek ne, në shumicë dhe gojëplotë flitej se kemi hyrë në kornizën e reformave,qëllim i së cilave është kalimi nga lufta drejtë paqës dhe tolerancës,këtë e thonin politikanët tanë. Por duhët thënë se nuk ishte e mundur zgjidhja e krizës në të cilin po zhyteshim,me modelin e neoliberalizmit,ngase ky mbështetet në premisën që të pasurit të bëhen edhe më të pasur,e të varfërit edhe më të varfër,ngase kjo tani njefë dy klasa –atë të pasurve dhe klasën e të vobektërve ,që dikur i takonin klasës së mesme.

Definimi i problemit

Qëndron mendimi,se në periudhën e pas luftës,si kurrënjëherë në një vend, ishin bërë tok një numër i madh njerzish amoral,të cilët funksiononin në një mënyrë krejt tjetër, nga ajo që ishim edukuar tradicionalisht si komb,me një socializim dhe arsimim që ishim spikatur në përqafimin e orientimeve shoqërore me vlera.

Меgjithatë, ajo që bie në sy, fakti qëndron se kemi ardhur në një model të organizimit social të referuar në dy grupe sociale: Një përqindje e vogël të njerëzve tejet të pasur,të cilët me pasurinë që përfituan nuk dinë ç´të bëjnë. Pjesa tjetër ,tejet të farfër,të papunë,qytetarëve të pashpresë,të cilët në këtë gjendje - nuk din se çka të bëjnë.

Qëndrojnë treguesit,që na tregojnë,se në dhjetvjetshin e fundit kishim rënje të kapacitetit politik në kuptimin e promovimit të vlerave civilizuese të demokracisë perëndimore.Ndryshimet më të medha kishin ndodhur tek intelektualët dhe politikianët të vetëorganizuar në elita:

Intelektualët duke hequr dorë nga metodat shkencore dhe kritereve,keshtu duke mos patur aftësi dhe gatishmëri të ishin bartësit e ndryshimeve të së ardhmës.

Politikanët dhe njerëzit politik të organizuar në grupe politike, të shfaqur si superior të bindur në të drejtën e tyre dhe paranojë,duke mos patur aftësi dhe gatishmëri për ndryshimin.

Po këto elita,intelektualëve të vetëzgjedhur - trurit tonë, dhe elitave politike – sunduesit tanë,bashkë me ndërmarrësit – pronarët tanë,jo vetëm se zgjidhnin liderët e ç´ekilibruar,po dhe ndikonin në ta. Këto elita ”intelektualësh”,politikës dhe oligarkësh- tajkunët i jepnin shtytje fuqisë së liderit - omnipotencës duke shtyrë drejtë megalomanisë së premtimeve. Intelektualët lider na flisnin se të gjitha këto i kemi të njohura dhe nuk ka problem,dhe se të gjitha problemet dhe temat e hapura do i zgjidhim.

Tek këto elita ”intelektualësh” dhe politikanësh, dominonin veprimet iracionale,shenja psikopatologjike të përsonalitetit, të përcjellura me afinitete kriminale të shtyra për një fuqi ekonomike,gjithnjë me sa më pak gjurmë në arritjen e qëllimit.

Dhe Kosova,në dhjetvjetshin që lamë, në vend të ishte orientuar opsionit zhvëllimor-proudhues,ishte vendosur për opsionin importues-kreditor.Produktet kryesore të eksportit ishin sportistët dhe fuqia puntore intelektuale - truri ynë.Kemi arritur në atë zonë që dhe kjo Qeveri, vështirë do e ketë t´i zgjidhë.

Sindromi psikopatologjik dhe pa-përspektiva individuale

Po të nisemi nga fakti se vuajtja,durimi ,inati,xhelozia,egoizmi,egocentrizmi,afiniteti për bajraktarizëm është sindromi i ne shqiptarëve si mentalitet psikologjik,që si popull na karakterizon në një masë edhe dyfytyrësia,dinakria dhe servilizmi dhe se në raport me tjetrin udheqemi nga varshmëria,klientelizmi apo urrejtja dhe të gjitha këto na atakuan pas luftës që përjetuam.

Të marrim dhe jashtë kontekstit ekonomik.Ne na karakterizon edhe sindromi i depresionit,apatisë gjerë në vetëshkatrim si gjendje e krizës së moralit shoqëror,dhe kjo kërkon intervenim nga psikologë dhe psikiatër me punë me publikun.

Pyetja, a ekziston zgjidhja?

Тајkunët më së miri funksiononin në kushte krize dhe parregullsie – ata nuk ishin të arsimuar që të silleshin ashtu ,si që shkruhet në literaturën klasike të ekonomisë dhe afarizmit ekonomik.Në rrethana parregullsie ata veprojnë dhe fitojnë më së shumti.

Njëri ndër problemet më të mëdha që do ballafaqohet Kryeministri Albin Kurti, Qeveria e sotme Kurti 2, është e ashtuquajtura ekonomia e monopolit tajkun, duke e këthyer në një ekonomi të afarizmit formal të pjesëmarrësve të barabart.Këtë, kjo qeveri duhët ta bëjë,ngase shtetet lilipute kështu nuk mund të qëndrojnë gjatë ,po nuk e luftuan.Po nuk e bënë këtë,duke arritur një koncenzus të gjërë,ashtu që në qendër të jenë të rinjët të cilët duhët të vendosin që të marrin sipër rolin udhëheqës në shoqërinë kosovare.Në të kundërtën,po nuk ndodhë kjo,shanset janë të vogëla të qëndrojmë si popull dhe si shtet.

Kosova ka zgjidhjen. Integimet euroatlanike, po dhe mbështetja në resurset vetanake minerare,kushtet klimaterike,atraktivitetin gjeografik,pozitën gjeopolitike dhe numër të konsideruar të njerëzve të aftë dhe popullatës të arsimuar.

Në Kosovë jeton një popull krenar dhe i arsimuar.Kosova ka mërgatën në të cilën mbështetemi dhe kemi besim të madh.Kosova ka shumë miqë që do na mbështesin,që edhe na ndihmuan të bëjmë shtetin edhe me ndihmë financiare. Kosova dhe populli i sajë meritojnë edhe më shumë.Elita politike duhët të besoj se ka një popull që është i aftë të vendosi për opsionet politike,sikur që vendosi më 14 shkurt,duke zgjedhur elitën politike,që i beson, e cila do bëjë më të mirën për shtetin duke patur parasysh qytetarin si qenie sociale.

Që nga 2008,Kosovës i mungonte elita politike e zgjedhur me vullnetin e popullit,duke ua këthyer vetëbesimin qytetarëve,e cila do i shërbente popullit të vet,e cila do jetë shtetformuese duke planifikuar qëllimet dhe arritjet shtetrore,e cila do projektoj organizimin social duke zgjidhur problemin e papunsisë dhe njeriut të pashpresë duke aktivizuar të gjitha resurset potenciale.Kosovës i duhët modeli i organizimit social, i cili nuk mbështetet ne klientelizëm dhe korrupcion,po në njohuri dhe ekspertizë.Të cilët do realizojnë nocionin e shtetit ligjor.

Qytetarëve të Kosovës, nuk u duhën premtimet,por caqet që realizohen,strategjia dhe mënyra se si do ndërtojmë një shoqëri të shëndetshme, sipas masës së njeriut,i cili do tërheqi kapitalin,teknologji të reja dhe njerëz të rinjë me ide dhe njohuri të thella.Për këtë jemi deficitar. Të tjerat, të gjitha i kemi.

Qeveria,si institucion kushtetus, e zgjedhur nga vota e lirë,duhët respektuar.Opozita parlamentare është ajo që kritikon,sygjeron dhe propozon, gjithnjë kërkohet të jetë konstruktive.Kohën e fundit vërejmë jo se tregojnë konstruktivitet,por tregon sjellje iracionale gjerë në esklaim të dhunës fizike,me fjalor denigrues dhe epitete sharjesh rrugaqërie,dhe atë në parlament. Kjo larg demokracisë parlamentare dhe të bërit politikë,ngase aty ku kemi dhunë ,politikë edhe nuk mund të ketë.

Nëse shoqëria e jonë pretendon të jetë politike dhe demokratike,dhuna nuk guxon të jetë instrument në mardhënjet mes njerëzve,lere më mes partive politike.Ideja e luftës politike mes opozitës dhe pushtetit nuk është në funksion të nxjerrjës së ligjeve,që do ishin në dobi të shoqërisë,ky raport është instaluar si marketing dhune dhe denigrim të palës tjetër

Kjo është e dhimbëshme,e pafalëshme nga një pjesë e opozitës së frustruar me plotë urrejtje ndaj qeverisëdhe parlamentit ,po dhe të përsonalizuar.Sjelljet dhe sulmet ndaj zëvendës kryetares së parlamentit Saranda Bogujevci dhe ministres së punëve të jashtme Donika Gërvalla Schwarz ishin rrugaqëri! Kujtoj se kjo është një fushatë e paramenduar dhe e kordinuar – druaj se do vazhdoj dhe do jetë edhe më e dhimbëshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat