Brdo - Brijuni shpërfaqi kundërthëniet në Ballkanin Perëndimor dhe Non - Paper

Opinione

Brdo - Brijuni shpërfaqi kundërthëniet në Ballkanin Perëndimor dhe Non - Paper

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 19 maj 2021 Në ora: 15:15
Ruzhdi Peçani

Në samitin në Brdo-Brijuni, Presidentja Kosovës përfaqësoi dhe paraqiti qëndrimet e Republikës së Kosovës, në raportet bilaterale dhe rajonale me shtetet e Ballkanit Perëndimor.Me qëndrimin se Republika e Kosovës është projekt i përhershëm dhe se pjesëmarrja në nisma rajonale dhe ndërkombëtare,bazohet çdo herë në trajtimin e barabartë me shtetet pjesëmarrëse.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bëri një paraqitje të denjë,ishte mjftë e ashpër ndaj Serbisë,duke kërkuar nga të gjithë që t´i kundërvihen “tendencave të revidimit të historisë dhe neglizhimit të krimeve të bëra nga regjimi i Miloshevičit”.Duke thënë se nuk mund të shkohet në kapituj tjerë, pa kaluar kapitujt e vjetër.

Si Presidente e qytetarëve të Republikës së Kosovës,do thotë, kam detyrë dhe obligim moral dhe njerzorë të flas për të vërtetën për atë që ka ndodhur në vendin tonë. Krimet e bëra nga regjimi i MIloshevičit duhët t´i emërtojmë me emrin e vërtet: krime lufte, krime kundër njerzimit dhe gjenocid.

Është e rëndësisë që fqinji ynë verior,Srbija,të vejë para drejtësisë ata që bënë krime. Kështu në vend të përgjegjësisë,ka orvatje të ikjes dhe mohimit, për gjithë atë që ka ndodhur në vitet e nëntëdhjeta në rajon,por “një udhëheqje e përgjegjëshme dhe e guximshme kërkon mohimin e aksioneve të ndyra” kishte thënë Presidentja Vjosa Osmani,pra duke aluduar në Serbinë dhe Presidentin Vučiċ.

ër paraqitjen dhe qëndrimin e Presidentes Vjosa Osmani,si kurrnjëher më parë,do të shkruajnë portalet sllovene dhe kroate, po dhe evropiane.Për këtë, edhe Presidenti Kroat Milanović kishte deklaruar: ”. . . të them se agjenda e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ishte më ambicioze,por nga kundërshtimi i Serbisë disa pjesë u dashtë të heqen,…”.Kështu gjatë takimit ka patur mjaftë mospajtime,përplasje dhe mosmarrëveshtje.Me që, si temë boshte ishte mosndryshimi i kufijëve,kjo edhe shpërfaqi edhe non-paper që u shfaqën së fundi. Vučiċ kishte kundërshtuar mosndryshimin e kufijëve,duke propozuar që kësaj t´i shtohet, që kjo të jetë në mbështetje të “kufijëve të cilat njofin Kombet e Bashkuara”.

Presidenti i Serbisë kishte propozuar formulimin i cili do anulonte të gjitha njohjet e Kosovës.Kështu ky nuk do deklarohej kundër ndalesës së ndryshimit të kufijëve,por me një dinakri të stilit serb,kishte propozuar formulimin që do anulonte të gjtiha njohjet diplomatike që ka marrë Kosova.Kjo kishte has në kundërshti nga të gjithë.

Në prag të këtijë Samiti,të shtunën në portalin gjerman,të mujorës Magazin Zuerst,kishte dalur një non-paper i ri, i panënshkruar,të cilin shpejtë e kishin përcjell dhe disa medie ruse, që le të kuptohet se dhe Rusia ka një „non-paper“. Magazin Zuerst jo rrallë hera mbështet të djathtën populiste gjermane,të cilët janë me orientim antiperëndim.Ky dokument është publikuar pa kurrfarë shenjëzimi dhe përmban 16 pika,të paranuara nga Beogradi po dhe Moskën,ngase shkon në drejtimin e zvogëlimit të ndikimit,po dhe largimit, të pranisë ushtarake të SHBA në Kosovë. Kështu një “non-paper” për Kosovën i cili ofron “zgjidhje kreative” për Ballkanin,duke i konkuruar dokumenteve diplomatike, sfiduese pa obligim,të cilët kishin zgjuar kureshtjen e opinionit publik .

Qartë është vënë re,kur Presidentja Vjosa Osmani ishte e rrethuar me presidentët Pahor, Milaniviċ dhe tjerët,Vuqiç do largohej nga averzioni,jo vetëm ndaj Presidentës Vjosa Osmani, po dhe ndaj Presidentit kroat Milanoviċ, të cilit nuk ia ka harruar, kur ky i kishte thënë Presidentit serb “i vogëli i Sheshelit” dhe përfaqësues i “qarshisë së Beogradit”.

Presidentja Vjosa Osmani kishte edhe takime të frytshme bilaterale,duke u takuar në margjinat e Samitit me Presidentin Millanoviċ të Kroacisë,i cili kishte deklaruar se Kroacia mbështet integritetin dhe sovranitetin e Kosovës,si dhe liberalizimin, rrugëtimin në integrimin evropian. Presidentin Gjukanoviċ të Malit të Zi, Presidentin Pendarovski të Maqedonisë së Veriut dhe Presidentin Meta të Shqipërisë.

Në këto takime është theksuar se e ardhmja e rajonit është anëtarësimi në Bashkim Evropian dhe në NATO. Po ashtu, janë hudhur idetë për ndryshim të kufijve në rajon dhe ndikimin negativ në rajon të akterëve të tjerë.

Presidentja Osmani në këtë Samit kishte ngritur edhe gjatë samitit, dhe në takimet bilaterale çështjen e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Kjo pikë ishte përfshi në Konkluzat e samitit që u miratuan nga liderët pjesëmarrës.

Me mbështetjen e krerëve të shteteve të tjera u pamundësua përfshirja e ideve të rrezikshme që vinin nga Serbia e që cënonin interesat e Kosovës dhe vendosin bashkëpunimin rajonal jashtë binarëve të rregullave të BE-së. Presidentja Vjosa Osmani: “Zëri i Kosovës u dëgjua dhe interesat e saj u promovuan. Ne jemi gati sot, dhe çdoherë për bashkëpunim me fqinjët tanë në promovimin e vlerave evropiane në rajon”.Presidentja për dialogun do thoshte,decidivisht, se dialogu do vazhdoj me Serbinë,por jo për statusin dhe kufijtë e Kosovës.

Me përfundimin e këtij Samiti,Borut Pahor dhe Zoran Milanović: Në deklartatën e përbashkët kemi ftuar Komisionin Evropian që këtë rajon ta shofi si tërësi,dhe jo vetëm si shtete të cilat dialogojnë për antarsim në BE.Theksuam se se ky rajon të shiqohet si gjeopolitik.Ky është proces reciprok.BE duhët të shpejtoj zgjerimin,dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të shpejtojnë reformat

Pjesëmarrja dhe paraqitja e Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu në këtë Samit,si Presidente dhe bartëse e politikës së jashtme,me një paraqitje dinjitoze si kurrë më parë,në mesin e krerëve tjerë të shteteve si e barabartë,sikur tani përfundoi,me këtë, koha e inferioritetit kur shkohej sa për të thënë.”Se me rëndësi edhe Kosova merr pjesë”.

Kjo na le të kuptojmë se me znj,Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente,përfundoi “presidencializmi” kur Presidenti i vendit ishte në tërësi i ç´akorduar me Qeverinë rreth politikës së jashtme të vendit. Tani le të kuptohet, se Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu tok me Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren e punëve të jashtme znj.Donika Gërvalla –Schwarz janë në një akord dhe për ndryshim verehet se për çështjet shtetrore do udhëheqet një politikë e jashtme agrsive. Kjo përherë të parë që nga 2008.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat