A qëndron ndonjë politikan pas kokainës në Lipjan?

Opinione

A qëndron ndonjë politikan pas kokainës në Lipjan?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 maj 2021 Në ora: 08:34
Droga

Zbulimi i 400 kg kokainë të kapur në Kosovë, duket se është rasti më “i famshëm” në Kosovën e pasluftës.

Duhet kujtuar se ngarkesa e paligjshme u identifikua nga Fiamme Gialle dhe nga oficerët e Agjencisë Doganore të Gioia Tauro përmes skanimit me rreze X, të kryer me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri “transit” nga porti i Santos (Brazil) dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan (Kosovë).

Deri më tani dihet që janë 25 persona të përfshirë, në mesin e tyre 7 janë nën arrest për trafik ndërkombëtar të drogës. Është naive të mendosh se pas vlerës mbi 6 miliardë euro të kokainës, nuk qëndron politika, konkretisht njerëz me fuqi të madhe politike.

Tashmë dihet se politikanë te ndryshëm janë akuzuar në lidhje me botën e kokainës, kryesisht politikanë shqiptarë të Shqipërisë, siç është rasti i ish- ministrit Saimir Tahiri.

Meqenëse nuk kemi prokurori dhe drejtësi të pavarur, vështirë të besohet se ndonjë politikan mund të arrestohet në lidhje me këtë rast, ndonëse është e kuptueshme se një sasi e tillë e drogës, do të mund të arrinte deri në Lipjan pa ndihmën e politikës.

Pyetja retorike në këtë rast do te ishte: Kush qëndron pas 400 kg kokainë.

I bindur se nuk do të këtë përgjigje nga drejtësia, shqetësimi im ndërlidhet me mundësinë e madhe se Kosova po shndërrohet në vend transit të kokainës, në Ballkan dhe Evropë.

Ky rast për të cilin kanë shkruar mediat më të mëdha në Evropë, nuk është pasqyrë e mirë për imazhin e vendit në një kohë kur bisedimet Kosove-Serbi po nxiten nga bashkësia ndërkombëtare që të fillojnë sa më shpejtë.

Duhet që urgjentisht Ministria e Punëve te Brendshme të hartojë një plan të veprimit të shpejtë, për të luftuar dhe parandaluar trafikun e kokainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat