Sa është vonuar Kosova në rrugën e imunizimit

Opinione

Sa është vonuar Kosova në rrugën e imunizimit

Nga: Doc. Dr. sci. Mexhit Musa Më: 20 maj 2021 Në ora: 08:44
Doc. Dr. sci. Mexhit Musa

Që nga mbrëmja e 28 marsit 2021. kur në Kosovë arritën dozat e para të vaksinës kundër korona-virusit, pyetjet në lidhje me vaksinat janë bërë gjithnjë e më të zakonshme - cilat vaksina janë në dispozicion, si të aplikohen, çfarë dimë për to dhe çfarë pas vaksinimit.

Si vend i vogël dhe i varfër Kosova ka nevojë për mbështetje të madhe nga të gjithë, e sidomos nga miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, të cilët edhe janë donatorët kryesorë të aleancës GAVI COVAX".

Diçka nuk po shkon mire për ne, kurse për rajonin shumë më lehtë. Marrim shembull Serbinë e cila në gusht te vitit te kaluar porositi vaksinat, kreu vaksinimin dhe është lider në numrin e vaksinuarve në raport me numrin e banorëve dhe është një nga vendet e pakta që arritën të sigurojnë mjaft vaksina nga perëndimi (Pfizer) nga lindja (Sputnik V) si dhe nga Lindja e Largët (Sinofarm).

Beogradi ka siguruar marrëveshje për gati 15 milion doza të vaksinave për popullsinë e saj e cila numëron shtatë milion njerëz. Me rreth tre milion doza tashmë në dispozicion - Pfizer, Astra-Zeneca, Sputnik V dhe Sinofarm - dhe dy milion doza të dhëna tashmë, një nga cepat më të varfër të Evropës, sipas AFP, shpejt u bë një nga më të shpejtët për të vaksinuar popullsinë e saj në Evropë.

Ndoshta edhe ne kemi pasur mundësinë te reagojmë me kohë, po të mendonim me kokë, si dhe sikur ministri i shëndetësisë të bashkëpunonte më shumë me profesionist shëndetësor. Duke u bazuar ne statistikat për te infektuar dhe te vdekurit nga infeksioni me Covid-19, atëherë vijmë në përfundim, se jemi vonuar shumë dhe kjo po hakmerret te popullata.

Deri më tani, Kosova nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje për blerjen e vaksinave të korona-virusit, por ato janë shpërndarë si donacion nga BE dhe OBSH.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik më 11 maj, 106,538 raste të korona-virusit janë regjistruar në Kosovë që nga fillimi i epidemisë, me 2,213 vdekje.Numri aktual i rasteve aktive është 6,102.

Më 12 maj, filloi faza e dytë e imunizimit, në të cilën vaksina mund t'u jepej njerëzve të moshës 65 deri 79 vjeç, stafit mësimdhënës dhe forcave të sigurisë, të cilët ishin të përfshirë në menaxhimin e situatës gjatë pandemisë së virusit korona. Në fazën e tretë, do të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve dhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës deklaron se është planifikuar imunizimi i 50 deri në 70 për qind të popullsisë.

Ka reagime se vaksina AstraZeneca është më pak kvalitative se sa ajo Pfizer

Këto konstatime janë propaganda të disa kuvendarëve të cilët ose nuk dinë ose donë të dinë, si dhe politikave ditore, për hasmëri politike. Të marrim shembull Britaninë e Madhe, mbi 20 milion njerëz tashmë janë vaksinuar me Astra-zeneca.

Të gjitha vaksinat që kalojnë në procesin e miratimit dhe kontrollit të cilësisë janë të mira dhe sigurojnë pothuajse 100 për qind mbrojtje kundër shtrimit në spital dhe simptomave më të rënda, kështu që vaksina është mjaft e mirë.

Nuk është asgjë më e keqe se vaksina e Pfizer, Modern ose Sputnik, sepse të gjitha janë në të njëjtin nivel. Nuk është me rëndësi të presim vetëm vaksinën Pfizer, duke marrë parasysh se qeveria e jonë me siguri po e pret pikërisht atë vaksinë. Nëse një vaksinë aprovohet, nuk duhet të ketë rëndësi se cilës firmë i takon ajo vaksinë.

Edhe pas vaksinimit mund te infektohesh

Asnjë vaksinë në botë nuk është 100 për qind e sigurt. Po flasim për vaksinat që kërkojnë dy doza për të marrë mbrojtjen maksimale. Kur bëhet fjalë për vaksinën Astra-Zeneca, hulumtimi ka treguar se mbrojtja maksimale është nëse këto dy doza ndahen me tre muaj dhe pas dozës së parë duhen deri në 14 ditë që antitrupat të zhvillohen dhe të sigurojnë atë mbrojtje fillestare.

Fatkeqësisht, njerëzit që po marrin vaksinën shumë shpejt po relaksohen dhe në një numër të madh rastesh pushojnë së kujdesuri dhe ndodh ri-infeksion.

Njerëzit infektohen sepse nuk kanë zhvilluar ende mbrojtje, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, por mendoj se ata janë numër i vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat