Ministër Hekuran Murati, rëndësia e komunitetit të pensionistëve nuk duhet të nënvlerësohet

Opinione

Ministër Hekuran Murati, rëndësia e komunitetit të pensionistëve nuk duhet të nënvlerësohet

Nga: Enlirat K. Duraku, AfP Kosovë Më: 20 maj 2021 Në ora: 09:16
Enlirat K. Duraku

Rëndësia e komunitetit të pensionistëve nuk duhet të nënvlerësohet në lidhje me ndikimin e tij në mënyrën se si plakja përjetohet nga individët.

Përfshirë në përkufizime nocioni të komunitetit janë anëtarët tanë të ngushtë të familjes dhe miqtë, shoqëria e gjerë dhe komuniteti lokal ndërsa ju nuk treguat kontekst mbështetës për marrëdhënie pozitive shoqërore me pensionistët.

Unë dhe ti jemi duke jetuar në atë që ata pensionist punuan dhe ndërtuan përgjatë viteve ndërsa ju u’a ulët pensionet.

Mbështetja dhe përfshirja është një parakusht thelbësor për plakjen e mirë dhe se ekziston një shtysë globale për të ndërtuar një mjedis të integruar dhe reciprokisht të mirë për mirëqenien e qytetarëve të moshuar.

Ministër HEKURAN MURATI,

Ju u’a ulët edhe lëmoshën profesionistëve shëndetësorë, atyre që u kujdesën për familjarët tuaj, miqët tuaj, shefin tuaj dhe qytetarët në përgjithësi duke e rrezkuar dhe humbur edhe jetën gjatë procesit.
Personalisht unë zyrtarisht e kam refuzuar atë lëmoshën sepse dua t’a ruaj dinjitetin dhe integritetin profesional e jo që jam aq i pasur për t’a refuzuar.

Infermieri është i vetmi profesionist i punësuar në Kosovë dhe është i varfër.
Kjo që unë e kam refuzuar nuk do të thotë që të tjerët nuk kanë nevojë për lëmoshën tuaj, ju nuk treguat mëshirë as për ta.

Ministër Hekuran Murati,

Ju e njihni ekonominë largë më mirë se sa unë, mirëpo një e di po që se do tërhiqeshin 1.4 milion € për stadiumin i cili nuk u ndërtua kurrë, po të ndaloheshin 200.000 mijë € për kafe në Kuvendin e Kosovës që edhe ashtu nuk ju duhen se pagat i keni të majme sa për kafe por edhe meditjet, e ajo qka është më e rëndësishme po t’i ndalonit 11 milion € të cilat i lejuat për pagesën e energjisë për serbët në veri infermierëve së paku 4 vite do i’u rritej pagesa e ndërrimeve të natës nga 18€ në 36€, ndërsa me parat e kafeve ( 600.000 mijë € për 3 vite të mandatit ) sot pensionistët do e kishin pensionin me plus ato 20 € që ju u’a ndaluat.

Ministër Hekuran Murati,

Për ju nuk ka nevojë thirrje për interpelancë nga asnjë komision parlamentar.

Po të kishte altivizëm qytetar ju do duhej të shkarkoheshi nga ajo pozitë mbi bazën e mosrespektimit të kontributit të atyre që ndërtuan Kosovën me duart dhe djersën e tyre si dhe mbi bazën e asaj që ju sakrificën, punën dhe angazhimin e profesionistëve shëndetësor e zhvlerësuat totalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat