Çfarë (çka) mundet dhe duhet të bëjë politika e jashtme ose diplomacia kosovare?

Opinione

Çfarë (çka) mundet dhe duhet të bëjë politika e jashtme ose diplomacia kosovare?

Nga: Agron Shabani Më: 21 maj 2021 Në ora: 14:52
Agron Shabani

"Çfarë (çka) mund të bëj për ju?", e pyeti njëherë Aleksandri (Leka) i Madh filozofin ose dijetarin e shquar, Diogjenim, dikund në një shesh të njohur të Athinës, pas një triumfi të madh ushtarak kundër persianëve. "Të mos me zësh më diellin!", iu gjegj  Diogjeni. Ndërkaq, Alekandri (Leka) i Madh, në silin dhe cilësinë e njohur të një strategu të madh dhe komandanti, si dhe të një nxënësi dhe studenti të shkëlqyer të Aristotelit në Akademinë e Athinës, i tha Diogjenit me një buzëqeshje të lehtë: "Po të mos isha Aleksandri (Leka) i Madh, me gjithë deshirë do isha filozofi dhe pedagogu i njohur Diogjen!", duke e bërë aty për aty Diogjenin mik të përjetshëm.

 Aleksandri (Leka) i Madh i cili, në fushën e nderit ose frontin e luftës, i mundi Darin e Madh të Persisë së bashku me shumë komandant të shquar ushtarak ose luftarak, mbretër dhe perandorë, por nuk e vodhi (plaçkiti), nuk e nënçmojë dhe nuk e poshtërojë askënd. Dhe, lërë më ti shokët, bashkëluftëtarët, njerëzit ose popullin e vet. Sepse, Aleksandri (Leka) i Madh, nuk ishte pirat, llaskuc, matrapazë ose profiter lufte, por ishte luftëtarë i vërtetë dhe komandant. Sepse, jetën, shpirtin dhe trupin e vet, siç thoshte, ua kushte borxh Zotit dhe prindërve të tij, ndërkaq, edukatën, kulturën, nderin (moralin), karakterin, aftësitë ose shkathtësitë e njohura ushtarake dhe politike, ua kushte borxh Aristotelit dhe mësuesve të tjerë në Akademinë e Platonit dhe Aristotelit në Athinë. 

Thonë se gjysèmotra e bukur, sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike e Aleksandrit (Lekës) të Madh, Selanikia (Thesalonikia) në bazë të së cilës e ka marë emrin edhe Qyteti i bukur i Selanikut, e cila kishte luftuar deri nè fund mbi trashegiminè e madhe ushtarake dhe politike tè vallait tè saj, para se të nisej në luftë, atëbotë i kishte çuar fjalë vëllait të saj (Lekës të Madh), duke i thënë: 'Vëlla i dashur! Lus Zotin e tokës, detit dhe qiellit për jetën dhe sukseset tua në fushën e nderit ose fushën e luftës! Por, gjithashtu lutëm për kokën dhe shpatën tënde krenare! Sepse, Ti thonè se je si Akili, i dënuar nga nderi (morali), virtyti, karakteri, forca dhe madhështia jote!" 

Gjithashtu thuhet se i mërzitur dhe pikëlluar shumë me rastin e sëmundjes vdekjepruese, gjegjësisht i ndodhur në shtratin e vdekjës, Aleksandri (Leka) i Madh u tha bashkëluftëtarëve ose bashkëkomandantëve të tij: Mbajeni çelësin e fitorës fortë në duart tuaja, duke besuar se nuk do mi bëni nderimet e fundit me armë ose shpata të kthyera kundër njeri tjetrit!' 

Në kohën e Aleksandrit (Lekës) të Madh, shteti dhe shoqëria athinase ishin të fokusuar shumë tek të pasurit, aristokratët dhe politokratët e ndryshëm. Me tepër se 8O % e athinasve nuk kishin të drejtë vote as pune. Kështu që "polisi" (shteti) i Athinës asokohe ishte i ndarë në të varfër dhe shumë të pasur. Kjo deri me rastin e një intervenimi spektakular ose tepër enërgjikë të Aleksandrit (Lekës) të Madh i cili ua konfiskoi pronën ose pasurinë aristokratëve të lartët të Athinës, duke ua shpërndarë shtresave ose kategorive të varfëra, si dhe duke i burgosur, përndjekur ose internuar të gjithë të korruptuarit ose abuzuesit e ndryshëm me pronën ose pasurinë e shtetit së bashku me ata që çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra e disfata fatale. Aleksandri (Leka) i Madh qëlloi edhe më fat, sepse prindërit e tij e dërguan në Shkollën ose Akademinë e njohur të Platonit dhe Aristotelit në Athinë.

Edhe kryetrimi dhe kryeheroi ynè legjendar, Gjergj Kastrioti-Skendèrbeu, tërë jetën dhe personalitetin e tij ia kushtoi një qëllimi ose ideali të vetëm: T'u ndihmonte kombit dhe atdheut, kur ata e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Gjergj Kastrioti, ishte tepër i veçantë dhe shumë i vështirë për t´u përshkruar ose deshifruar me pak fjalë. Ai gjithëmonë ishte fjalëpak dhe tepër modest. Nuk fliste shumë për jetën, veprën dhe personalitetin e tij, nuk i nënçmonte kurrë të tjerët, qofshin ata edhe rivalë, kundërshtarë ose armiq të ndryshëm në vijen e parë të frontit. Nuk ishte shpirtëshitur, shpirtëzi, xhelozë, prepotent, megaloman, supersticiozë, komplotistë, hakmarrës, dinastikë, konformistë, demagogë, hipokritë ose dogmatikë si mbretërit ose komandantèt tjerè. Nuk fliste as nuk mendonte nga konteksti i atyre "ideve" që i fliste ose mendonte turma. Jo. Dhe, aq më pak mbi ato gjëra që nuk i qëndronin arsyes dhe gjykimit tè shëndoshë ose racional. Nuk ishte i dashuruar në 'egon' ose vetvetën e tij . Nuk hedhëj në fjalime, veprime, reagime ose vendime të ndryshme mbi bazën e asgjësë për asgjë. Ai gjithëmonë fliste, mendonte, vepronte, vendoste ose reagonte më shumë mençuri dhe maturi maksimale. Nuk i shiste dhe nuk i tradhëtonte kurrë interesat dhe idealet e njohura të miqve, bashkëpunëtorëve ose bashkëluftëtarë të tij. Dhe, aq me pak interesat e larta të kombit dhe atdheut. 

 

Një lider ose politikan i rafinuar, i mençur (zgjuar), intelektual ose intelegjent, me intelektin (intelegjencën), edukatën, kulturën, moralin, idealin, viizionin, kurajon, guximin,  karakterin, profesionalizmin si dhe me rezonin ose narrativin e tij politik ose diplomatik, jo vetëm marëdhëniet ose raportët e ndryshme politike ose diplomatike në mes popujve (kombeve) ose shtetëve të ndryshme, por mund t´i vëjë në lëvizje ose funksione të njohura pozitive dhe afirmative edhe raportet e gjithëmbarëshme botërore ose ndërkombëtare. 

 

Atëherë si të dilet nga kriza? 

Të mendojmë dhe logjikojmë më shumë, do thoshte dikur Platoni, duke u shprehur në vazhdim se jeta jonë shoqërore, qytetare, kulturore dhe politike, shpeshherë shkon keq ose fare bosh, sepse ne pothuajse kurrë nuk i japim vetës sonë kohë për të menduar, reflektuar dhe logjikuar me kujdes të mjaftueshëm optimal ose maksimal për planet ose ambiciet tona. Kështu ne përfundojmë duke i pranuar dhe përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar, artin e gabuar, politikèn e gabuar, marrëdhëniet e gabuara etj... Platoni në radhë të parë deshironte të sillte rregull dhe qartësi në mendjet tona.

Ai vuri dukje se shumë prej ideve dhe teorive tona mbi shtetin dhe shoqërinë, janë të nxjerrura ose huazuara nga konteksti i atyre "ideve" që i mendon turma, apo nga ajo që grekët e lashtë e quajtën "doxa", dhe ne do e quajmë “gjykim i shëndoshë” ose iracional. Platoni gjithashtu tregoi se gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur është i "bërë shoshë" prej gabimeve, paragjykimeve, totemëve, fetishëve dhe bestytnive të ndryshme. Idetë popullore për politikën, famën, karierën, paratë, edukatën, kulturën, moralin apo mirësinë, nuk i qëndrojnë logjikës dhe arsyes.

Në Kosovë si p.sh. politikanèt udhëhiqen pothuajse nga instinktet e tyre, emocionet apo pasionet. Duke u hedhur në vendime dhe reagime mbi bazën e asgjësë pèr asgjë. Platoni e krahasoi këtë fenomen me zvarritjen e rrezikshme tè mushkave ose gomarève pas një grupi kuajsh të egër me sytë të lidhur.
Se këndejmi, Platoni dhe Aristoteli, asokohe deshironin që njerëzit ose politikanët të hynin ose inkuadrohëshin në raporte ose marëdhënie të ndryshme në një mënyrë sa më pak “luftarake” dhe krenare me njëri tjetrin. Duke pranuar faktin se nuk jemi të plotë dhe duhet të lejojmë tè tjerët t'iu mësojnë gjëra të reja. Një marrëdhënie e mirë shtetrore, nacionale ose politike, do të thotë që ne duam dhe duhet të mësojmë nga njëri tjetri, dhe që duhet të përkushtohemi për t’i shndërruar ato tipare ose njohuri në një version sa më të mirë për individin dhe kolektivitetin, si dhe të durojmë “stuhitë” e pashmangshme që sjell kjo gjë, ose ky ndryshim.

Një gjeneral ose strateg i shquar ushtarak e politik, dhe një grua e bukur, e mençur dhe intelegjente, janë deviza kryesore e popullit dhe shtetit modern ose bashkohor. Pse kjo?

Sepse, të gjithëve na pëlqejnë gjërat e bukura dhe tè mençura, dhe ne priremi të mendojmë se ka një mister në pushtetin që kanë ato mbi ne dhe në një plan më të gjerë, i quajmë tejet të rëndësishme, kruciale ose kardinale.

Platoni thoshte dikur se me të vërtetë ka shumë rëndësi se çfarë lloji shtëpie, gruaje, poçesh, dekori apo skulpturash keni përreth vetes. Askush para Platonit s'e kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë ne gjërat e bukura dhe madhèshtore? Ai gjeti një arsye interesante: ne shohim tek to një pjesë të mirësisë, krenarisè dhe lumturisè sè munguar. Ka shumë gjëra të mira që aspirojmë të jemi si ato: të sjellshëm, të famshëm, të bukur, të ekuilibruar, madhështorë, superior, të fortë, dinjitozë, intelegjent etj. Këto janë tipare ose cilësi të njerëzve. Por, nga ana tjetër, ato janë edhe cilësi të njohura objektive dhe subjektive. Ne prekemi dhe emocionohemi kur gjejmë në to vlerat dhe cilësitë për të cilat kemi nevojë, por që na kanë munguar në jetë. Fama, kariera dhe femrat e bukura kanë një ndikim dhe funksion vërtetë të rëndësishëm tek ne. Ato na ftojnë të zhvillohemi dhe ecim në drejtimin e tyre, për t’u bërë edhe ne me të bukur dhe me racional si ato. Bukuria mund të na i edukojë mendjet, zemrat dhe shpirtërat. Por, edhe shëmtia gjithashtu është një problem serioz, për arsye se na vë përpara sprovave dhe karakteristikave të rrezikshme dhe të dëmshme. Na inkurajon që të jemi si ajo: të ashpër, kaotikë, të stuhishëm, iracional, neurofren, skizofren, oligofren, infantil, inhibilitiv, paranoid, patologjik etj.. Dhe, kjo na e bën edhe më të vështirë që të bëhemi të mençur, të butë, të qetë dhe racional. Ndaj, èshtë detyrë e poetëve, piktorëve, edukatorëve, psikologëve, moderatorëve, producentëve televizivë ose dizajnerëve që t'i ndihmojnë tè tjerët të jetojmë mirë.

Në të kundërtën, vet fakti se je ish strateg ose komandant lufte, president shteti, lider institucional, politik ose partiak, kjo nuk garanton se fama dhe fuqia e luftës dhe pushtetit do përdorën me mençuri. Ish Presidenti Thaçi si për shëmbull, gaboi në stil, takt, besim tè tepruar inflator dhe n'kontakte me të tjerët. Kjo zatën ishte edhe arsyeja kryesore pse Platoni besonte se politikanët duhet të punojnë nën komandën e filozofëve, të cilët do t’u japin atyre ide të drejta dhe t’iu kërkojnë që t’i bëjnë ato sa më bindëse dhe popullore. 

Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar se si qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Ai ishte ndoshta edhe mendimtari i parë utopik i kësaj bote. Në këtë drejtim, ai ishte i frymëzuar nga rivali i madh i Athinës-Sparta e cila ishte një qytet-shtet me aftësinë për të nxjerrur trima, strateg lufte, komandant, lider popullorë ose luftëtarë të mëdhenj. Çdo gjë që bënin spartanët – si i rrisnin fëmijët, si e organizonin ekonominë, familjen, si kryenin marrëdhënie seksuale, çfarë hanin dhe pinin ata, ia përshtasnin dhe dedikonin një qëllimi dhe ideali të vetëm. Dhe, Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme, nga pikëpamja ushtarake dhe politike. Por ky nuk ishte shqetësimi  kryesor i Platonit. Ai donte të dinte se si një shoqëri mund të përmirësohej në prodhimin e energjisë, jo ushtarake, por “eudaimonike” e cila mund të ndihmonte njerëzit në mënyrë të besueshme drejt plotèsimit ose vetëpërmbushjes?  "Ne kemi nevojë për heronj të rinj", thoshte Platoni, duke shtuar se "heronjtë e këqinj dhe jovalid, ofrojnë pamje dhe shije të keqe tek gjeneratat e reja me të metat ose defektèt e tyre." Prandaj, Platoni asokohe donte t’i jepte Athinës heronj ose politikan të rinjë dhe enërgjikë, duke i zëvendësuar të vjetrit, me heronj ose politikan të urtë dhe të mençur të cilët do shquhëshin dhe dalloheshin nga shërbimi publik, edukata, kultura, shtetndërtimi, modestia , zakonet popullore, intelegjenca ose zgjuarësia. Mbase, për lider ose politikan që kanë kurajo, guxim, moral, edukatë, kulturë, ideal, vizion, narracion dhe eksperiencë të gjerë e të thellë. Ata do ishin njerëzit më të nderuar dhe admiruar në shoqëri. Platoni besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën. Gjërat kryesore që ne duhet t'i mësojmë nuk janë vetëm matematika, gramatika, drejtshkrimi, retorika ose oratoria, por se si të jemi me të mirë dhe racional. Ne kemi nevojë për të mësuar dhe kuptuar për edukatën, kulturën, kurajon, vetëkontrollin, arsyen, pavarësinë, drejtësinë dhe qetësinë., predikonte asokohe Platoni i cili për t'i venë në praktikë idetë dhe teoritë e tij shkencore ose filozofike, asokohe e ngriti ose themeloi një shkollë të quajtur Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vite rrjesht. Athinasit shoonin aty për të mësuar asgjë më pak, sesa si të jetonin dhe vdisnin si njerëz të çmuar dhe me vlerë. 

Platoni gjithashtu ishte i shqetësuar për llojin e gabuar të lirisë: Athina ishte e lirë për të gjithë, edhe për opinionshitësit më të këqinjë, edhe për opinionbërësit me të mirë, profesional dhe kompetent.
Është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si populli (elektorati) dhe institucionet kosovare (si legjislativi, ekzekutivi, juridikativi etj.) e kanë nxjerrë jashtë ligjit këtë ambicie të njohur platonike.

 Një digresion....

Në vepren e njohur "Në natyrë" të Heraklitit, nga 13O fragmentët e famshme mbi jetën, botën, natyrën, qenien, materien, krijesën dhe ekzistencën, në fund prap Zoti (Hyji) e merr rolin e merituar ose kryesorë. 

Përderisa, Talesi (Tali), Kalimahu, Ksenofani, Anaksimanderi, Anaksimedi ose Anaksimesi, kanë dilema dhe ndodhën të preokupuar me hilozoizmin ose animacionin e natyrës dhe gjithësisë ku uji, ajri, zjarri, drita dhe terri e kanë rolin kyç. 

"Nën ujë dhe nën diell, asgjë nuk është e pamundur dhe e pandryshueshme.", tha dikut Pitagora. 

Sidoqoftë, "me i vjetri, me i moçmi ose me i moshuari nga të gjithë ne është Zoti (Hyji) i cili nuk ka lindur, sepse është i përjetshëm dhe nuk vdes kurrë.",do shtonin në vazhdim Herakliti dhe Demokriti. 
U mor vesh se Perënditë e Olimpit, asnjëherë nuk patën frikë Zeusët e Greqisë. Jo.
Thonë se Talin (Talesin) në atdheun ose vendlindjen e tij (në Milet) e quanin të huaj, ndërsa në Egjipt dhe gjithandej e quanin turist ose ardhacak. 
Në kuadër të studimëve, animacionëve, parabollave, fantazive, akrobacionëve, inovacionëve dhe ekuacionëve të tij globale ose universale,Talesi asokohe u shpreh se shpirti i njeriut në instancë të fundit ka forcë dhe përmbajtje gravitative ose magnetike në kuptimin e asaj se forcat ose trupat e ndryshme magnetike me gravitacionin ose magnetizmin e tyre, i tërheqin pas vetës trupat tjerë si shpirti mendjen dhe trupin e njeriut ose anasjelltas. Prandaj magneti ka shpirtë, ashtu siç ka edhe shpirti magnet, i cili e ushqen trurin nè ngritjen ose prodhimin e ideve ose teorive të ndryshme intelektuale, intelegjente, profesionale etj.. Atyre spekulative, diabolike, parabolike, anarkoteorike, utopike, eshatologjike, hedoniste, alkimiste, agnosticiste, halucinative, animative, hilozoiste etj., gjithashtu.

Se këndejmi, i pyetur asokohe nga të tjerët se ç'është mëse lehti dhe mëse vështiri për njeriun? Talesi (Tali) u përgjigj: "Mëse lehti është të këshillosh, mësosh, qortosh, akuzosh ose kritikosh të tjerët, ndërkaq mëse vështiri është të njohësh, këshillosh, mësosh, qortosh, kritikosh dhe pranosh vetvetën tënde ashtu siç je.", duke shtuar në vazhdim se "forma ose menyra me e lehtë për t'i përballuar dhe tejkaluar dhembjet ose fatkeqsitë e ndryshme individuale dhe kolektive, është ajo kur nuk i përseritni gabimët ose mëkatët e armiqve, salvuesve, rivalëve ose kundërshtarëve tuaj, dhe kur e shihni dhe vërtetoni se ata janë më të ligjë, më të dobtë ose më të mjerë se ju."

"Nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak."-tha Talesi.

Duke i referuar politologjisë dhe filozofisë amerikane:

Në kuader të kushtëve dhe rrethanave të reja shoqërore, qytetare, industriale, ekonomke, sociale dhe politike në SHBA-s: Profesorët ose politologët e njohur amerikan, në kuader të Univerzitetit të shquar të Çikagos, e ngritën ose themeluan Shkollën ose Katedrën e njohur të politologjisë ose shkencave politike, krahas Katedrës së njohur të psikologjisë klinike. Drejtues dhe arkitekt i saj kryesor ishte Charles Merriam. E tërë kjo për t'i studuar, analizuar, qortuar dhe identifikuar në menyrë shkencore dhe humaniste, gjegjësisht, kuantitative, kualitative, empirike induktive, deduktive, determinante, paradigmatike dhe të tjera shkaqet dhe motivet kryesore të krimit të organizuar, korrupsionit, stratifikacionit, kontrabandës etj.

Kështu që Charlles Merriam dhe shoqata e mesipërme e politologëve amerikan nga Univerziteti i Çikagos së bashku me kolegët e tyre nga katedra e njohur e psikologjisë klinike (si Aserinski, Klajtman dhe të tjerë)- i paraprinë "revolucionit bihevioristik" në SHBA-s dhe më gjërë.

Përderisa, D. Easton në veprat e tij shkencore "A Discipline Dividet: Scoolls and the Sects in Political Scince", si dhe në "New Handbook of Political Science": I  vuri asokohe bazat ose themelët e njohura shkencore, rigoroze, progresive, moderne ose bashkohore në politologji ose shkenca politike. Kjo në radhë parë për faktin se shkencat politike ose politologjia moderne ode bashkohore, kanë lindur, janë zhvilluar dhe përsosur në SHBA-s krahas lulëzimit ose shkëlqimit të njohur ekonomik, industrial dhe teknologjik.

Ndonëse, modernizmi biheviorinist së bashku me feminizmin dhe automatizmjn modern ose bashkohor, si dhe organizatat ose levizjet e ndryshme dinamike, hektike, eklektike, turbulente ose agresive në SHBA-s, si dhe në vende ose meridiane të ndryshme të globit, ndikuan në shumë faza ose etapa të rëndësishme të politikës amerikane dhe gjithëbotërore. Sidomos në ato vende a shtete ku sundojnë ose dominojnë ideologjitë ose mentalitetët e njohura autoritare, hegjemoniste ose totalitariste, të cilat në menyrë brilante dhe suplementare i ka paraqitur ose prezantuar Franc Noiman (Franz Neuman) në librin e tij me titull "The Democratic adn the Authoritarian State".

 Ndryshe nga kjo, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, disonancave ose diskrepancave të shumëta klasore, sociale, politike, partiake, konceptuale, ideologjike etj.

 Ndërkaq, termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (
shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik, sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, historia, religjioni etj. 

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.
U mor vesh se ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot. 

Ndërkohë që idetë, teoritë ose definicionet e njohura absolutiste ose ekskluziviste të Thomas Hobsit mbi si thotë "të drejtën legjitime, natyrore ose absolute të autoritetëve të larta të shtetit dhe pushtetit mbi të tjerët", kanë bërë që mendimtar ose dijetar të tjerë botëror të parashtrojnë pyetje, pikëpyetje ose dilema të ndryshme në sfond. K. Manheim në veprën e tij me titull "Ideologjia dhe Utopia"(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?! 

"Botën e sundojnë demonët ose "dishepujt" e ndryshëm të "mbretërisë së të keqës", ndaj, të gjithe ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtetit, karierës, pasurisë së pandershme ose korupsionit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme reaksionare dhe diabolike., do thoshte dikur Schoppenhaueri.
Ndonëse, sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkenctarëve të tjerë: "Ekzistojnë dallimët themelore ose substanciale në mes popujve ose kombëve të dikurshme mbretërore, dinastike, perandorake ose kolonialiste me seli në Londër, Paris, Madrid dhe Lisabon (Lisbonë), kombëve të lashta ose klasike, kombëve kulturore, industrale dhe teknologjike dhe "kombëve të reja" artificiale ose johistorike etj. 

Pa i harruar këtu revolucionin, evolucionin, bihorvinizmin, primordializmin, pragmatizmin, konstruktivizmin dhe modernizmin e njohur amerikan etj.

U mor vesh se sipas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike, në 'masivin' ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në bazë të 'lidhjeve të padukshme' për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshiti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Ndaj, duhet ditur se cili është caku ose 'ylli polar" i një diplomati ose kryediplomati.

Politika e jashtme ose diplomacia kosovare ndërkaq, deri dje, sikur nuk kishin kohë dhe ineteres (interesim) për arsimimin, edukatën, kulturën, emancipimin, nderin (moralin), disciplinën dhe narrativin e njohur intelektual dhe profesional. 

Në vend të një politike të jashtme ose diplomacie moderne (bashkohore), kualitative, agresive, dinamike, komerciale, profesionale, intelektuale dhe intelegjente: Atje vazhdimisht aplikohëshin format dhe metodat e njohura pseudoshkencore, inkoshiente ose antiprofesionale të një politike të jashtme ose dipomacie klasike, kuantitative, pllakative, ataviste, disfunksionale, inkompakte, inkoherente, heterogjene, poroze, partiake, klanore, farefisnore, provincialiste, klienteliste, kameraliste etj.

 Me ç'rast, në vend të diplomatëve të karierës ose profesionit, apo të politologëve të studiuar ose kompetent, për konzuj, diplomat ose ambasador, vazhdimisht zgjedhëshin ose emrohëshin tezët, hallat, ndrikullat, partneret, partnerët, dajët, tezakët, nunat ose kumbarët e ndryshëm me "profesion patriot", militant i filan liderit ose politikanit, apo fistek partisë kosovare, "student të përjetshëm të gjuhës dhe letërsisë shqipe, gjuhës angleze, historisë" etj...Pa e lëxuar kurrë asnjë faqe libri nga diplomacia ose shkencat politike etj. Si dhe pa ditur as reflektuar kurrë se në ç'nivel ose në çfarë stadi ndodhën marëdhëniet politike, diplomatike, ndështetrore, ndërqeveritare dhe të tjera të Kosovës me shumicën e shtetëve të globit dhe kontinentit tonë. A janë marëdhënie të shkëlqyera, vëllazërore, strategjike, historike, neutrale, indiferente, ad hoce, de jure ose de facto, të ndërprera, të ngrira ose acaruara etj...?!

E dyta: Kosova nuk ka as buxhet dhe as potenciale ose kapacitete materiale (finansiare), ekonomike, intelektuale, profesionale ose kadrovike që të këtë 5 ose 6 konzullata në Gjermani (Berlin, Frankfurt, Hamburg, München, Stutagtart, Düsseldorf ), po kaq në Zvicër dhe gjithandej, të cilat brenda vitit, buxhetit të vogël shtetror ose nacional të Kosovës, i kushtojnë me qindra miliona euro ose dollarë amerikan.

Mjaftojnë vetëm një (1) ose maksimalisht dy (2) konzulata të specializuara dhe kompetente të Kosovës në Gjermani, Zvicèr, Austri  etj. Apo...?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat