Shqiptaro-amerikanët janë treguar historikisht lojal ndaj shtetit i cili kapitalizojë të drejtën historike të shqiptarëve

Opinione

Shqiptaro-amerikanët janë treguar historikisht lojal ndaj shtetit i cili kapitalizojë të drejtën historike të shqiptarëve

Nga: Agim Vuniqi Më: 24 maj 2021 Në ora: 21:07
Agim Vuniqi

Lidhjet natyrore të shqiptaro-amerikanëve me zyrtarët amerikanë kanë impakt të drejtpërdrejtë në raportet bilaterale në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me SHBA.

Shqiptaro-amerikanët janë treguar historikisht lojal ndaj shtetit i cili kapitalizojë të drejtën e shqiptarëve-kosovar pēr pavarësi si shumicë dominante, por edhe tē konsolidimit demokratik në Shqipëri

Do të doja të kuptoja  krejt çka po ndodhë në SHBA në relacion me botën, pas zgjedhjeve kombëtare pë presidentin e ri demokrat, Joe Biden dhe për Kongres (435 ulëse të Dhomës së Përfaqësuesëve dhe 1/3 e Senatit), ku fitoi bindshëm Partia Demokrtike në Dhomën e Përfaqësuesëve derisa për Senat demokratët rikthyen shumicën, kështu votoi populli amerikan. Ky rezultat i zgjedhjeve ndali hovin e filluar në realizimin e premtimeve gjatë fushatës inauguruese të ish-presidentit të SHBA, përndryshe miliarderit  Donald Trump. Nga shkrimet që lexoj në mediat amerikane akoma nuk është zbehur presioni medial, sidomos i CNN-it  ndaj z.Trump, edhe për shkak të një revokimi të akreditimit në Shtëpinë e Bardhë, derisa Trump ishte në pushtet, duke aluduar se është shkelur Kushtetuta Amerikane amandamenti i parë dhe i pestë, që për këtë CNN kishte ngritur një akuzë kundër eks-presidentit që është rast i rrallë në shtetet e ngjyrosura kuq dhe kaltër, dhe se shtetet e ngjyrosura kaltër konsiderohen si bastione të demokratëve, ndërsa ato kuq të republikanëve. Shqetësimet nuk ishin të vogla anekënd globit, edhe për shkak të retorikës së ashpër të lansuar gjatë fushatës elektorale, për ndërtimin e murit me Meksikon, rishqyrtimin e  Marrëveshjes Tregëtare NAFTA me Meksikon dhe Kanadën, pastaj  rinegocimin e Marrëveshjes me Iranin, rishikimin organizativ të NATO-s, e shumëçka tjetër në planin e politikës së jashtme që ka rritur skepticizmin te partnerët evropianë, për shkak se diplomacia amerikane deri më tash ka qenë garant i sigurisë evropiane, edhe duke ngritur zërin alarmues kundër kinezëve, sidomos rusëve kur janë në pyetje kufinjtë evropian, sidomos në ato vende ku është instaluar ombrella mbrojtëse në shtetet anëtare të NATO-s, ndërsa në planin e brendshëm është atakuar sistemi shëndetësorë që ka kushtuar disa trilionë dollarë i njohur si "Obama care", duke detyruar shumicën amerikane të sigurohen. Të gjitha këto kufizime diplomatike nga SHBA kanë filluar të rikthehen, duke relaksuar raportet me aleatët dhe me botën. Është e vërtetë që "Obama care"  ka hasur në rrezistence nga Kompanitë e Mëdha të sigurimeve, por edhe nga fakti se ka rënë cilësia e shërbimeve. Por, ç'është e vërteta ndoshta shumëçka keqëkuptohej, ndoshta për shkaqe frustruimi, por edhe nga frika se ndoshta kjo retorikë ishte paksa izolacioniste ndaj botës, por edhe ndaj vlerave të qytetërimit, dhe mund të lëndonte interesat amerikane në botë.

Të jetosh në një shtet i cili është ndërtuar në vlerat e demokracisë qytetare ku fjala publike ka peshë dhe ku sundon ligji, dhe ku nuk ka diskriminim racor, as etnik do të thotë shumë. Meqë bota ka ndryshuar shumë për shkak të krizave latente dhe të hapura paksa ka ndërruar edhe Amerikën në shumëçka, që deri dje ishte vlerë kushtetuese,  sidomos liritë fetare, gjinore, raciale etj., por tash veçse janë rritur dallimet dhe vendi nuk ka mundur t’i tejkalojë aq shpejt dallimet ideologjike në dy tabore, edhepse nuk ka vërejtje se ka shkelje të rënda të drejtave dhe lirive të njeriut , as që bëhet fjalë që ka shtypje të fjalës së lirë, as që ka tendenca të zvoglimit të drejtave të organizimit politik dhe sindikal, prandaj duhet pasur kujdes të përmbajtur gjatë përdorimit të një terminologjie të tillë që paksa tingllon pakuptueshēm.

Në çdo shtet juridik do të duhej të rrespektoheshin dhe të çmoheshin vlerat civilizuese, e jo populli të ndahet në "dhi" të bardha dhe të zeza, sikurse në shtetet diktatoriale, ndryshe nga Amerika e populluar nga ardhacakët, legal e jo legal, njerëzit, të cilët nuk i ka ndarë ngjyra e lëkurës, as që janë vërejtur dallimet fetare, përkundrazi qytetarët kanë koekzistuar në harmoni afër njëri tjetrit. 

Shpresoj që uniteti amerikanë do të fitojë dhe shumëçka e thënë në publik do të rimarrë nuanca të normalitetit, dhe se ekonomia do t'i zbusë dallimet, sigurisht në këtë konglomerat problemesh aktivistët shqiptaro-amerikanë do të kontribojnë në zbutjen e preferencave ideologjike republikanë e demokratë dhe do të dalin me platformë të përbashkët, varësisht nga tundimet që do të ndodhin mëtej, duke orientuar drejt komunitetin, gjithmonë duke pasur parasysh lidhjet natyrore në mes shqiptarëve dhe amerikanëve dhe shteteve të Kosovës dhe Shqipërisë me SHBA. Shqiptaro-amerikanët janë treguar historikisht lojal ndaj shtetit i cili kapitalizojë të drejtën e shqiptarëve-kosovar pēr pavarësi si shumicë dominante, por edhe tē konsolidimit demokratik në Shqipëri, duke shpresuar që dora e bekuar amerikane do të prekë edhe vendet tjera të origjinēs, prej nga vijnë ata, të cilët kumbueshmëm dhe me zë buçisin në tubimet festive:”Zoti e bekoftë Amerikën dhe shqiptarēt.” Ashtu qoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat