T’i dalim zot Kosovës

Opinione

T’i dalim zot Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 26 maj 2021 Në ora: 09:04
Rexhep Torte

T’i tregojmë Serbisë se, shqiptarët janë kombi më autokton në Ballkan, me identitet, gjuhë, tradita e kulturë të pakontestueshme nga askush.

T’i tregojmë Serbisë se, serbët në Ballkan janë ardhacakë nga malet e Kaukazit dhe se çdo pëllëmbë toke që e kanë sot e kanë okupuar me vrasje, masakra dhe dëbime të shqiptarëve.

Se Serbia dhe serbët as në Kosovë dhe as një trojet e tjera të okupuara shqiptare nuk mund t’i shkulin rrënjët e thella Dardane-Ilire paraardhës të shqiptarëve.

Se Serbia dhe serbët në Ballkan janë mish i egër që synuan t’i okupojnë edhe Kroacinë, edhe Bosnjë e Hercegovinën edhe Slloveninë, për t’i treguar botës se në Ballkan jeton vetëm shumica serbe.

T’u tregojmë e dëshmojmë SHBA-ve dhe BE-së se, Serbët në Ballkan sollën vetëm egërsinë dhe luftërat okupuese.

T’u tregojmë dhe dëshmojmë SHBA-ve dhe BE-së se, Serbia dhe serbët kurrën e kurrës nuk do të heqin dorë Rusia, nga vëllau i tyre i madh dhe i një gjaku.

Se Serbisë dhe serbëve gjithnjë më shumë u pëlqejnë raketat, tanket dhe autoblindat e Rusisë me të cilat po armatosen , sesa ombrella e NATO-s dhe ruajtja e paqes në botë.

T’i dalin zot Kosovës apel publik mbarë kombëtar shqiptar

Për atdhedashësit, akademikët, profesorët, historianët, gazetarët, publicistët dhe tërë intelektualët dhe mbarë qytetarët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshëvës dhe në diasporë.

Non-paperi i Parisit i publikuar më 22 maj 2021, si nismë Gjermano- Franceze me dakordimin e SHBA-ve, përbën thikë në shpinë për Kosovën dhe favorizim maksimal për Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse të shqiptarëve.

Përbën rrezik që Kosova të behet mish për top për t’i plotësuar kërkesat hegjemoniste të Serbisë për arritjen e nje kompromisi në dialogun Kosovë-Serbi, të dëmshëm për Kosovën.

T’i dalim zot Kosovës, ta ndihmojmë pa kursyer Kosovën me të gjitha mjetet mundshme demokratike në çdo çast, kudo që ndodhemi dhe kudo që na jepet mundësia.

Në këtë udhëkryq ku sot po ndodhet Kosova me lirinë dhe pavarësimë të fituar pas më shumë se një shekull vrasjesh, masakrimesh dhe dëbimesh të shqiptarëve nga Serbia agresore gjenocidale e vrasëse.

T’i dalim zot Kosovës të larë e të njomur me gjakun e shqiptarëve gjatë shekujve në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe të nderit të familjes shqiptare.

T’i dalim zot Kosovës si nëna fëmijës dhe si fëmija hallall nënës, për ta nderuar veten tonë, familjen tonë, fëmijët tanë dhe për ta përçuar brez pas brezi lavdinë tonë kombëtare shqiptare, e jo tradhtinë e dëmshme dhe të pistë shqiptare.

T’i dalim zot Kosovës duke i lënë anash inatet, interesat tona vetjake, ambicjet tona partiake të sëmura bajraktariste, karieriste e materialiste.

T’i dalim zot Kosovës duke u mobilizuar i tërë kombi shqiptar për ta demaskuar gjer në fund Serbinë agresore gjenocidale e vrasëse për të gjitha krimet e kryera në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi.

T’i demaskojmë gënjeshtrat e Serbisë kriminale me të vëtetën tonë shqiptare

Publikimi më datë 22 maj 2021 i dokumentit non-paper për takimin Albin Kurti-Aleksandër Vuçiq që pritet të mbahet në muajin qershor të këtij viti në Paris, me të cilin parashihet krijimi i një Distrikti serb në Veri të Kosovës me një vetëadministrim të zgjeruar.

Dhënia e të drejtës KIshës Orthodokse Serbe që kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, edhe pse janë trashigimi shqiptare, që sëbashku me pasuritë e tyre tokësore të jenë të paprekshme.

Edhe pse këto kisha, manastire dhe patriarkana fillimisht kanë qenë shqiptare dhe i kanë ndërtuar e ruajtur shqiptarët, por që Serbia gjatë okupimit të Kosovës i ka ndryshuar dhe përvetësuar.

Dhënia e të drejtës që këto kisha, manastire dhe patriarkana të administrohen nga Beogradi dhe që Patriarku i Kishës Orthodokse Serbe të vendoset me seli në Patriarkanën e Pejës.

Janë alarm i fuqishëm brengosës se, BE-ja dhe SHBA-të paralajmërojnë kurthin mashtrues të radhës kundër Kosovës, për ta vendosur Kosovën sërish nën tutelën e Serbisë.

T’i dalim zot Kosovës duke i marë shembull Esat Shalën nga Drenasi dhe shokët e tij, të cilët të nxitur nga instikti dhe ndjenja e pastër kombëtare shqiptate me vetënismë kanë bërë inçizimin e më shumë se 2000 mijë CD-ve dhe kasetave të krimeve që Serbia kriminale i ka kryer në Kosovë, dhe të më shumë se 400 orë inçizimme filmike të këtyre krimeve makabëre.

Duke e marë shembull avokatin Spartak Njgjela, dhe tekstin e tij të botuar në “Bota Sot” më datë 3 mars 2020, ku thotë, “Erdogan ka të drejtë kur u shpreh: “ Nuk ka komb dhe etni greke, por Erdogan duhet ta dijë se në Gadishullin Ilirik ka etni dhe komb gjerësisht shqiptar”.

Duke e marë shembull Fahri Xharën dhe shkrimin e tij të botuar në “Bota Sot” më datë 1 shtator 2020 me titull, “ Serbët nuk kanë histori. Do i godasim rrenat serbe”!

Duke e marë shembull Seremb Gjergjin, i cili më 13 shtator 2020 në “Bota Sot” botoi shkrimin me titull, “ Kisha Orthodokse e Kosovës” të shoqëruar me fotografinë e Manastirit të Deçanit para një shekulli, ku shihen shqiptarët përreh me veshje kombëtare shqiptre.

Duke e marë shembull shkrimin e Eugen Shehut të botur në “Bota Sot” në rubrikën e lajmëve të datës 5 shtator 2020 me titull , “ Gjenocidi i shtetit barbar serb ndaj shqiptarëve në vitet 1920-1925” të shoqëruar edhe me fotografi trishtuese, ku shkruan “ Dëbimi i shqiptarëve nga rrethinat e Karadakut nga ushtria serbe 1921”.

Duke marë shembull Agim Morinën dhe shkrimin e tij të botuar në “Bota Sot”, më datë 5 shtator 2020, me titull “ Zbulohet plani shekullor: “Serbia në det, Shqipëria shtet islamik” , Trakttati i fshëhtë i Londrës 1915, i shoqëruar edhe me një hartë.

Duke marë shembull Sheradin Berishën, i cili më datë 26 prill 2021, në “Bota Sot’ në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Shkrim i shoqëruar edhe me 9 fotografi trishtuese, ku veç tjerash,shkruan se, “Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objekteve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyr bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit”.

Ta ndihmojmë Qeverinë e Albin Kurtit

Ky apel i imi publik u drejtohet të gjithë atyre shqiptarëve që kanë tekste, dëshmi dhe fotografi për krimet e Serbisë në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare t’i dërgojnë të botohen.

Ky apel i imi publik u drejtohet të gjithë atyre shqiptarëve që kanë tekste, dëshmi e fotografi të kishave, manastireve dhe patriarkanave shqiptare në Kosovë, t’i publikojnë.

Ky apel i imi publik u drejtohet të gjithë atyre shqiptarëve që këto tekste, dëshmi dhe fotografi t’i dërgojnë edhe në Qeverinë e Albin Kurtit, përkatësisht në Ministrinë e Drejtësisë të Kosovës, që këto dëshmi dhe fotografi të përdoren për demaskimin e Serbisë gënjeshtare, e cila në vazhdimësi para opinionit ndërkombëtar deklaron se në Kosovë nuk ka kryer krime dhe se gjoja krimet në Kosovë janë të sajuara.

Se kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë na qenkan serbe, duke synuar që nëpëmjet këtyre objekteve të kultit, ta rikonolizojë Kosovën.

Të rikujtojmë se Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë në vitin 1919 e vizitoi Vatikanin, për ta bindur Papa Françeskun dhe për të kërkuar ndihmën e tij, që Kisha Orthodokse Serbe të administrojë me kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, edhe pse këto objekte kulti në Kosovë janë trashigimi shqiptare e Kosovës.

Të rikujtojmë se në vitin 1919 Aleksandër Vuçiqi, priti në Beograd drejtoreshën e UNESKO-s, për ta bindur dhe për të kërkuar ndihmën e saj që Kisha Orthodokse Serbe të administrojë me kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë, edhe pse këto onjekte kulti në Kosovë janë trashigimi shqiptare e Kosovës.

Federata Evropiane e Trashigimisë Kulturore “Evropa Nostra”, mbi bazën e gënjeshtrave të Serbisë e renditi Manastirin e Deçanit në mesin e 7 vendeve më të rrezikuara të trashigimisë kulturore në Evropë për vitin 2021.

Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca, këtyre ditëve kanë dërguar një letër zyrtare në UNESCO, me të cilën kërkojnë që UNESCO ta tërheq vendimin e saj të padrejtë dhe që 4 vendet e trashigimisë kulturore në Kosovë të hiqen nga lista e Trashigimisë Botërore në Rrezik. “Arsyet nuk vlejnë më. Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur trashigiminë kulturore në vendin tonë”, thuhet në këtë kërkesë të këtyre zyrtarëve të latë të Kosovës, informon “Bota sot” në rubrikën e lajmëve. Të datës 23 maj 2021.

Të rikujtojmë se Serbia në vitin 2020 botoi në gjuhë të huaja librin gënjeshtar me titull “ Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shekullin e 20-të”, libër skandaloz fund e krye me gënjeshtra.

Unë kam apeluar te Akademitë e Shkencave dhe të Arteve në Kosovë dhe në Tiranë që me ndihmën e qeverive të Kosovës dhe të Tiranës ta përgatisin dhe botojnë librin me titull “ Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve në shekulklin e 20-të”, si përgjigje ndaj këtij libri propagandistik të Serbisë, por çdo gjë mbeti në heshtje.

Me shkrimet e mia publikisht kam kërkuar nga milioneri Behgjet Pacolli që ai ta organizojë, financoje dhe botojë librin “Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve në shekullin e 20-të”, me çka do ta nderonte për jetë të jetëve veten e tij, familjen e tij, Kosovën dhe tërë shqiptarët, por për fat të keq çdo gjë mbeti në heshtje.

Apeli im është që pa humbur kohë t’i grumbullojmë faktet e dëshmitë për krimet serbe ndaj shqiptarëve, si edhe historikun e Kishave, manastireve dhe patriarkanave në Kosovë që Serbia i ka përvetësuar, t’i publikojmë sa më shumë dhe t’ia dërgojmë edhe Qeverisë së Albin Kurtit, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, për t’i shfrytëzuar maksimalisht edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Disa nga këto shkrime, fakte, dëshmi dhe fotografi do të ishte e efktshme t’u dërgohen edhe ambasadorëve në OKB, BE dhe KE.

Serbia agresore gjenocidale e vrasese e shqiptarëve, duke e shfrytëzuar indiferentizmin dhe papërgjegjësinë e qeverive të derisotme në Kosovë në 21 vitet e kaluara, arrijti që me diplomcinë e saj intensive, agresive dhe gënjeshtare t’i mbuloje krimet e kryera në Kosovë në vitet 1998/99.

Kosova dhe tërë shqiptarët kanë me mijëra fakte e dëshmi për krimet serbe ndaj shqiptarëve, prandaj është më se e domosdoshme që Serbia të demaskohet botërisht me fakte e dëshmi për vërtetësinë e këtyre krimeve ndaj shqiptarëve.

Kjo do të ishte godatja me e fuqishme ndaj gënjeshtrave të Serbisë dhe se njëherë e përgjithmonë do ta gozhdonte Serbinë si lekurën e qengjit për muri.

Qeveria e Albin Kurtit po dëshmon se në dialogun Kosovë-Serbi nuk do të tolerojë supremacinë e imponuar nga Serbia dhe të mbështetut nga BE-ja, por dialogu Kosovë-Serbi do tw rifillojë mes dy shteteve të barabarta me theks që Serbia ka kryer agresion gjenocidal në Kosovë.

Qeveria e Albin Kurtit po dëshmon se ka gatishmëri dhe vullnet për ta demaskuar Serbinë për krimet e kryera në Kosovë, dhe për ta paditur Serbinë te Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë për këto krime.

Qeveria e Albin Kurtit duhet të ndihmohet maksimalisht, sepse duke e ndihmuar Qeverinë e Albin Kurtit i ndihmojmë Kosovës, të drejtës dhe të vërtetës së saj, i ndihmojmë çështjes mbarë shqiptare.

Kushdo që do ta ndihmojë me sinqeritet Kosovën karshi Serbisë, do ta pëmbush obligimin kombëtar dhe do ta fitojë lavdinë mbarë kombëtare shqiptare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat