Agron Shehaj, njeri i duhur në kohën e duhur!

Opinione

Agron Shehaj, njeri i duhur në kohën e duhur!

Faik Krasniqi Nga Faik Krasniqi Më 26 maj 2021 Në ora: 19:30
Agron Shehaj

E kam ndjekur gjithë fushatën e partive politike ne zgjedhjet e 25 prillit ne Shqipëri. Si zakonisht fushate e zhurmshme dhe me incidente te shumta. E dhunshme dhe e tensionuar.

Nuk munguan as viktimat. Kandidati i vetëm qe me la përshtypje ishte demokrati Agron Shehaj. Intelektual, i qete, i urte. Me një fjale politikan i profilit perëndimor.

Bënte fushatën ne stilin e politikaneve perëndimor. Pa zhurme sic benin shumica e kandidateve te partive.

- "Nese e ndjeni qe duhet te me votoni, atëherë me votoni",-kështu kërkonte votën e qytetareve z.Shehaj. Ne hapësirat shqiptare nuk jemi mësuar te kemi politikane te tille. Jemi mesuar me politikane gangsterë ose analfabete. Dy rrymat me ekstreme. Politikane te ketij lloji si z.Shehaj kam pare vetem ne Gjermani, ne vendin ku jam rritur dhe ngritur intelektualisht. Se kush është Agron Shehaj e dime te gjithë. Një biznesmen shume i suksesshëm, ku biznesin e tij e ka ndërtuar ne Itali. Kjo ka shume rendësi kur e dime qe shumica e politikaneve ne Shqipëri dhe Kosove jane pasuruar pas futjes ne politike. Kurse z.Shehaj është futur i pasur ne skenen politike.

Konsideroj qe z.Agron Shehaj është njeriu i duhur për të drejtuar PD .Pasqyron  urtësi  dhe  dinjitet, larg  mllefeve  dhe  konfliktualitetit. Figure e paster, me vizion te qarte për te ardhmen e Shqipërisë dhe gjithe shqiptareve. Njeri qe fitoi simpati tek te gjithë shqiptaret ne gjitha trojet etnike, pavarësisht bindjeve politike.

Shqipëria ka nevoje me shume se kurre për një kryetar opozite si z. Shehaj.

Njeri që ngjall  shprese se Shqipëria do ndryshoj.

I vetmi njeri qe mund ta sjelle PD ne pushtet dhe te ndertoje nje shtet te se drejtës.

Një shtet ligjor qe i mungon me dekada këtij populli.

Një shtet pa hajdute e gangsterë te veshur me petkun e politikaneve. Pas humbjes ne zgjedhjet e prillit, PD-se me shume se kurrë i duhet nje reforme rrënjësore. Nuk mund te kete reforme rrënjësore me njerëz te konsumuar dhe te kompromentuar brenda PD-se. Reforma behet me njerëz te ndershëm. Nuk behet dot me Lulzim Bashen, njeriu qe me gabimet e tij te vazhdueshme i dha mandatin e trete Rames. Me Bashen ne krye te PD-se, Rama do e këtë te sigurte edhe mandatin e katert.

Prandaj demokratet kane një mundësi të artë për të lënë pas të shkuarën, për të braktisur tifozeritë dhe klanet si dhe për të përqafuar të ardhmen dhe zërin e arsyes që thotë se pa ndryshim dhe ristrukturim radikal të PD-së nuk mund të ketë as fitore për të gjithë anëtarët e kësaj partie por edhe për Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat