Carld Bildt përgëzime për idenë paqesore për Rripin e Gazës dhe një sugjerim

Opinione

Carld Bildt përgëzime për idenë paqesore për Rripin e Gazës dhe një sugjerim

Nga: Rexhep Torte Më: 27 maj 2021 Në ora: 20:25
Rexhep Torte

Zoti Carl Bildt “Bota Sot”  është medie mbarëshqiptare me seli në Zvicër,  që fale angazimit  profesional dhe të palodhshëm të gazetarëve të saj, jep informata të shpejta e cilësore nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe nga trojet shqiptare, dispora dhe  dhe nga tërë bota, dhe  është   bërë dritare informimi për miliona lexues.

Ne WEB faqen e “Bota Sot”  të datës  26 maj 2021, në rubrikën Opinione  patëm rastin ta kexojmë shkrimin T’uaj me titull “Çfarë duhet të bëjmë më Rripin e Gazës”.

Me sa jam i informuar Ju jeni i vetmi diplomat që pas armëpushimit ditë më parë mes Izraelit dhe Palestinës, keni publikuar një shkrim analitik dhe propozim konstruktiv për zgjidhjen e  këtij problemi të rëndësishëm për  Izraelin dhe Palestinën, por edhe për  paqen e sigurinë në botë.

Uroj për tekstin analitik e konstruktiv të shkruar nga Ju si njohës i shkëlqyer i këtij problemi,  dhe si diplomat analist me instikt human njerëzor, që konflikti mes Izraelit dhe Palestinës të gjejë zgjidhje paqesore afatgjatë.

Botës i nevojitet paqe e jo luftëra e vrasje të njerëzve të pafajshgëm.

Izraeli dhe Palestina nga ky këndvështrim duhet të përpiqen ta gjejnë rrugën për paqe  dhe jo për luftëra e vrasje.

Luftimet e fundit në Gaza nga sulmet  e fuqishme ajrore  izraelite pati më shumë se 230 palestinezë të vrarë, në mesin e tyre edhe 68 fëmijë,  35  gra, më shumë se 1200 të plagosur dhe shkatërime të mëdha të ndërtesave dhe të infrastrukturës.

Ndërkaq sipas raportimeve nga Izraeli humbën jetën 12  persona, mes tyre edhe dy fëmijë dhe pati edhe shkatërrime  nga raketat e militantëve të Hamasit.

Historia ka treguar se me vrasje qofshin ato edhe masive, kurrë nuk mund të asgjësohet një komb i tërë.

Këtë e kanë provuar  mbi shpinë edhe vetë hebrenjtë gjatë Luftës së dytë Botërore, kur nga nazizmi u vranë  më shumë se  7 milionë hebrenj.

Askush nga njerëzit me shpirt  të mirfilltë demokratik nuk ka pritur që  hebrenjtë, të cilët  si komb që kanë  pësuar aqë shumë, sot të sillen me aqë agresivitet ndaj popullit vendas palestinez, duke i dëbuar palestinezët nga trojet palestineze dhe duke ndërtuar koloni izraelite ku po i vendosën kolonët izraelitë, me të vetmin qëllin që t’i zgjerojnë kufijtë e Izraelit.

Fitorja nga ky konflikti i armatosur për cilën do palë,  do të ishte afatshkurtër, sepse Jerusalemi nuk është  problem që mund të zgjidhet me luftë.

Në këtë çështje tërë bota demokratike duhet të jetë vigjilente, e sinqertë, e drejtë dhe reale.

Fitorja  eventuale e Izraelit në këto rrethana  do ta mbante në vazhdimësi fitilin e ndezur për luftë të afër 2 miliardë  myslimanëve në botë, dhe kjo përbën rrezik të vazhdueshëm për një paqe të qëndrueshme që i nevojitet Izraelit, Palestinës dhe  Botës.

Këto përleshje mes hebrenjëve dhe myslimanëve eskaluan pas ndërhyrjes brutale të  policisë izraelite ndaj protestuesve palestinezë dhe përdhosjes së Xhamisë Al Aksa në Jerusalemin Lindor, që konsiderohet Xhamia e tretë e Shenjtë  e myslimanëve pas Xhamisë në Meka dhe Xhamisë në Medine.

Nëse nuk do të arrihej  armëpushimi kjo luftë do të merrte  përmasa edhe më shkatërruese e shfarrosëse,  sepse edhe brenda Izraelit fillua përleshjet ndërmjet hebrenjëve dhe 1 milion e gjysëm myslimanëve që jetojnë në izrael, gjë që mund të shkaktonte  në një luftë  të përgjakshme civile.

Mendoj se në Palestinë nuk do të kishte as Hamas dhe as Hezbollah nëse nuk do të ekzistonte dhuna izraelite ndaj palestinezëve.

Amer Halid,  studjues i fesë Islame  në librin e tij  me titull “ Omeri ndërtues i civilizimit”, nëpërmjet  Omer Ibnul Hatibit, e sqaron me argumente çështjen e Kudsit-Jerusalemit.

Traktati i Kudsit-Jerusalemit i nënshkruar para 14 shekujve, tregon frymën e tij demokratike se në Jerusalem edhe sot ekziston mundësia që popujt sëbashku me besimet e tyre të jetojnë në paqe.  

Ky Traktat është i ekspozuar në OKB, dhe në muzeumet e Nju Jorkut, Parisit dhe Londrës.

Hazreti Omerit para 14 shekujve në mënyrë paqesore i janë dorëzuar  çelësat e Kudsit-Jerusalemit, dhe pas faljes së namazit në Xhaminë Al Aksa, u nënshkruajt Traktati midis  myslimanëve dhe banorëve të atëhershëm të Kudsit-Jerusalemit.

Me këtë Traktat Hazreti Omeri ua pranoi të drejtat banorëve të atëhershëm të Kudsit-Jerusalemit, të cilët  e kishin humbur betejën me të dhe ishin dorëzuar paqërisht.

Në këtë Traktat shkruan se, “Me emrin e Zotit të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit. Kjo është marrëveshje me të cilën robi i Zotit Omer Ibnul Hatabi, prijës i besimtarëve myslimanë u garanton banorëve të Kudsit-Jerusalemit; jetën, pasuritë, kishat dhe kryqet e tyre si dhe gjithçka fetare të tyre. Ai u garanton që kishat e tyre nuk do të përdoren si banesa nga myslimanët, as nuk do prishen dhe as nuk do cënohen. Nuk do tu cënohen as kryqet dhe asgjë nga pasuritë e kishave. Ata nuk do të detyrohen të braktisin fenë e tyre dhe as nuk do të dëmtohen”.

Në këtë Traktat gjithashtu thuhet  se, “Asokohe në Kuds, nuk dëshirohej  të banojnë hebrenjtë. Ky është  një nga nenet e këtij Traktati, pasi hebrenjtë kishin bërë disa tentativa për ta shtënë Kudsin-Jerusalemin  nën kontrollin e tyre. Kundër banimit të hebenjëve në Kuds- Jerusalem, ishte kërkesa e banorëve të krishterë, që asokohe njiheshin  me emrin Ilija”.

Ky Traktat lexohet dhe studjohet nga tërë  institucionet dhe personat që interesohen për të drejtat dhe liritë e e njeriut, për bashkëjetesën  dhe demokracinë.

Argumentet tregojnë se Kudsi-Jerusalemi është termometri  i besimit, paqes dhe sigurisë në botë. Nëse Jerusalemi është i stabilizuar  dhe i qetë, e tërë bota është e qetë, dhe nëse Jerusalemi është i trazuar, e tërë bota përfshihet nga trazirat.

Feja Islame është e bazuar  në drejtësinë, tolerancën, barazinë, bamirësinë, mëshirën dhe   humanizmin.

Zoti Carl Bildt, Kudsi-Jerusalemi është dëshmi, se ky Traktat i firmosur nga Hazreti Omeri është respektuar nga ana e myslimanëve, sepse myslimanët e devotshëm janë paqedashës, humanistë dhe parimorë, ata besojnë tek vlerat e tolerancës dhe të bashkëjetesës.

Këtë Traktat largpamës dhe shembullor të Omerit dhe të Fesë Islame,  për fat të keq  janë duke e shkelur me ashpërsinë më të madhe izraelitët, duke  dëbuar 3 milionë palestinezë, duke ndërtuar qendra të reja banimi në territoret Palestineze, dhe duke i dëbuar në vazhdimësi palestinezët nga trojet palestineze.

Donald Trump, ish presidenti i SHBA-ve më 14 maj 2018 e dislokoi   Ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që shkaktoi konflikt fatal mes popullatës myslimane duarthatë dhe ushtrisë izraelite të armatosur gjer në dhënbë, si pasojë e së cilës  u vranë 59 dhe u plagosën 2700 myslimanë. Ky veprim i indinjoi tejmase myslimanët dhe opinionin demokratik botëror.

Donald Trump, ish presidenti i SHBA-ve në prill të vitit 2019 e njohu edhe Rafshnaltën e Golanit si territor të Izraelit, me shpresë që lobi izraelit t’i ndihmojë që sërish të zgjidhet president.  Ndërkaq Beniamin Netanjahu, kryeministri i Izraelit  deklaroi se,  do ta aneksojë edhe Bregun Perëndimor, ku vazhdoi me dëbimin e palestinezëve myslimanë nga shtëpitë e tyre dhe ndërtimin e shtëpive ku vendosen kolonët izraelitë.

Vetëm një civilizim madhështor si ai Islam, vetëm një civilizim human si ai që e ndërtoi Hazreti Omeri, mundësuan që 14 shekuj më parë të  nënshkruhet Traktati i Kudsit-Jerusalemit ndëmjet myslimanëve dhe banorëve të atëhershem të Kudsit-Jerusalemt.

Islami bazuar në udhëzimet kuranore është fe e paqes, drejtësisë, barazisë, sigurisë, bamirësisë,  mëshirës, humaniznit dhe solidaritetit.

Në asnjë  fjalë në Kur’anin Famëlartë nuk mbështeten padrejtësia, pabarazia dhe   dhuna.

Zoti Carl Bildt, Profeti Muhamed zen vendin e parë në mesin e 100 personaliteteve  më të shquara në botë, mbi bazën e përhapjes së Kur”anit, mbi bazën e sakrificës, mëshirës, jetës modeste dhe ndihmës për të tjerët.

Majkël Hart, historian amerikan, në librin e tij  “The 100, a ranking of the most influential person in history” (100 njerëzit  më me ndikim në histori), e ka vendosur Profetin Muhamedi, të dërguarin e All-llahut në vendin e parë në historinë e njerëzimit, ku ka thënë, “E kam zgjedhur Muhamedin të jetë i pari në listën, edhe pse sigurisht  do të habiten shumë për këtë përzgjedhje  dhe kanë të drejtë, por Muhamedi është njeriu i vetëm në histori  që ka pasur sukses në nivel fetar dhe të kësaj bote. Ai ishtë udhëheqës politik, komandant ushtarak, prijës fetar , dhe pas kalimit të 13 shekujve  nga vdekja e tij, ndikimi i Muhamedit vazhdon të jetë i fuqishëm dhe i freskët”.

Profeti Muhamed është i dërguari i fundit i Allahut të Madhërishëm, të cilit Allahu ia  shpalli  Kur’anin Famëlartë si udhëzim për paqe, drejtësi, bamirësi, mëshirë e tolerancë për mbarë njerëzimin.  

Profeti Muhamed e kishte urdhërin e Allahut  të Madhërishëm që ta përhapën  shpalljen e Kur’anit Hyjnor udhërëfyes për mbarë njerëzimin, si shpalljen e fundit nga Allahu, sepse shpalljet e mëparshmë të Allahut, Teurati përmes Isait (Jezusit) dhe Ungjilli përmes Musait (Moisiut) u devijuan  dhe nuk u zbatuan tërësisht, as nga hebrenjtë dhe as nga të krishterët.

Profeti Muhamed asokohe edhe Perandorisë së Bizantit edhe Perandorisë së Përsisë, paraprakisht u dërgoi delegacione për t’i paralajmëruar se qëllimi i tij i vetëm ishte përhapja e fesë Islame si udhëzim nga Alllahu, që kishte për qëllim barazinë, mëshirën dhe dinjitëtit njerëzor.

Në Perandorinë e Bizantit dhe të Persisë në atë kohë ekzistontë një tirani absolute, ku udhëheqësit jetonin në luksin maramendës, ndërsa populli jetonte në  vuajtje dhe  mjerrim.

Vetëm pasi Perandoria e Bizantit dhe ajo e Persisë e  refuzuan përhapjen e e Fesë Islame, Profeti Muhamed i sulmoi dhe i okupoi, duke ua dhënë popujve të drejtat e tyre pë barazi.

Ekzistojnë fakte e dëshmi se Profeti Muhamed para çdo beteje e paralajmërontye ushtrinë  e tij që të mos i vrasin  gratë, fëmijët dhe besimtarët që ishin duke ushtrruar  ritet e tyre fetare në objektet e tyre të kultit, cilatdo qofshin ato.

Të shpresojmë që te  udhëheqësit izraelitë dhe te demokracia ndërkombëtare, më në fund të mbisundojë arsyeja dhe e vërteta, se dëbimi i palestinezëve nga trojet e veta  është i padrejtë, dhe se për hir të paqes në lindjen e Mesme e më gjerë, duhet të arrihet paqa.

Zoti Carl Bildt, paqja midis Izraelit dhe Palestinës mund të arihet nëpërmjet të vënies në praktikë edhe  të Traktati i Jerusalemit të nënshkruar para 14 shekujve midis Hazreti Omerit dhe banorëve të atëhershëm të Kudsit-Jerusalemit, që përbën edhe çelësin për paqe, siguri dhe  bashkëjetesë midis myslimanëve  dhe hebrenjve.

Zoti kur e ka krijuar Botën  e ka krijuar edhe riskun për çdo njëri dhe krijesë, por jemi ne njerëzit gllabërues e mëkatarë që kënaqemi duke ia grabitur  tjetrit riskun që i takon nga Zoti.

Po të kishte drejtësi mes Izraelit dhe Palestinës, po të respektohej Traktati i Kudsit- Jerusalemit, nuk do të kishte as dhunë,  as luftime dhe as humbje jetësh të njerëzve të pafajshëm, në mesin e tyre edhe humbje jete të fëmijëve.

Zoti Carl Bildt, kierarkia e Palestinës  gjer më sot nuk e  ka njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran, duke u  vënë në krah të Serbisë kriminale agresore gjenocidale e vrasëse.

Palestina me këtë qëndrim të saj absurd, të turpshëm  e të padrejtë  ndaj Kosovës  ka bërë gabim dhe mëkat  të madh njerëzor, gjë që populli palestinez këta udhëheqës të saj nuk duhet t’i votojë asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat