A do të zgjohemi të gjithë në të njëjtën botë?

Opinione

A do të zgjohemi të gjithë në të njëjtën botë?

Nga: Kurt Gostentschnigg Më: 27 maj 2021 Në ora: 20:56
Kurt Gostentschnigg

Pas monografisë sime, të botuar në vitin 2018 në shtëpinë botuese Springer VS dhe me 830 faqe, me titull “Shkenca në fushën tensionuese të politikës dhe ushtrisë. Albanologjia austro-hungareze 1867-1918” nuk kam dashur më të shkruaj një libër tjetër me përmasë të ngjashme. Por, meqë jetojmë në një kohë të ndryshimit total, pas së cilës asgjë nuk do të jetë më ashtu si ka qenë një herë, e kam hedhur poshtë këtë qëllim. Ka më shumë sesa dy vite që unë ndjek përditë ngjarjet aktuale të kohës sonë të kthesës.Disa shkrime, të gjitha të botuara në “Dielli Demokristian”, janë deri tani rezultati i vëzhgimeve të mia. Ajo çfarë po ndodh para syve tanë, megjithëse shumë njerëz ende nuk e vënë re, është aq e madhe dhe e jashtëzakonshme sa kam vendosur të përmbledh esencën e temave më të rëndësishme të transformimit të jetës sonë dhe ta vendos në një kontekst më të lartë spiritual.

Titulli i librit tim me të paktën 500 faqe, për të cilin do të më duhen ende disa muaj, është “Fëmijëve tanë. Rrugës për në Jetën Hyjnore në Tokë”. Pasqyra e lëndës është vendosur tashmë: parafjalë; hyrje: gjithçka rrotullohet rreth fëmijëve tanë; historia e krijimit sipas Nënës; Dielli Një-Shumë i Dashurisë; nivelet e koshiencës; perënditë; qeniet armiqësore; pjesët e qenies së njeriut; kombi ose populli si Shpirt Kolektiv; pesë ëndrrat e Shri Aurobindos ose roli i Indisë për njerëzimin; mesazhi i Shri Aurobindos për Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Shri Aurobindo mbi rolin dhe fatin e Gjermanisë; Shri Aurobindo mbi individualizmi kundër totalitarizmit; narrativa: kabalja e shtetit të thellë ose rendi i vjetër botëror; narrativa: Q, kabelet e bardha dhe aleanca ose lufta përfundimtare midis së mirës dhe së keqes; fuqia tetrapolare ose rendi i ri botëror; manifestimi supramental në Tokë; vështrim – Jeta Hyjnore në Tokë; bretkosa në ujin që valonose kur teoritë e konspiracionit bëhen realitet; teatri kombëtar si një kalë i Trojës?Shpirti i kombit kundër demonit të shtetit të thellë; dija është një borxh ndaj vetes ose mashtrimi më i madh elektoral i të gjitha kohëve; ekstrakte nga “Blogu i Kurtit”, janar deri prill 2021; korrespondenca me A dhe H; korrespondenca me B; korrespondenca me të adresuarite e-mail-it në grup; korrespondenca me redaktorë të mediave; burimet e informacionit. Korrespondenca e botuar në këtë libër bëhet sigurisht në një formë të anonimizuar, me qëllim që të respektohet e drejta e personalitetit, dhe do t’u shërbejë gjeneratave të ardhshme si një dëshmi historike mbi kohën aktuale të kthesës.

Në përgjithësi bëhet fjalë për konkurrencën midis dy narrativave kryesore – narrativës së mediave mainstream dhe narrativës së kërkuesve të së vërtetës. Ose nuk ekzistojnë kabale e shtetit të thellë kundër njerëzimit, Q, Perëndi, Shpirt, engjëj, demonë dhe jashtëtokësorë ose ekzistojnë të gjithë. A mund të jetë vallë e vertetë që gjithçka është vetëm një rastësi nga asgjëja? Mos jemi vetëm biorobotë kalimtar apo më tepërShpirtra të pavdekshëm, të cilët shtegtojnë nga një jetë tek tjetra, derisa Jeta Hyjnore në Tokë të jetë e realizuar? Cila nga të dyja narrativat do të dalë si e vërtetë në fund? A do të ketë tashmë një përgjigje të shpallur publikisht për këtë pyetje, kur të botohet libri im? Apo duhet të vazhdojmë të kemi besim tek logjika dhe zemra jonë? Dhe para së gjithash: A do të zgjohemi të gjithë në të njëjtën botë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat