Narcistët e Kosovës

Opinione

Narcistët e Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 31 maj 2021 Në ora: 11:24
Rexhep Torte

PDK, LDK, AAK, Nisma dhe AKR, janë infektuar rëndë nga narcizmi, vetëbegenisja dhe vetëpëlqini, gjë që e shprehin me sjelljet e tyre të pakontrolluara edhe si opozitë nga frika daljes para drejtësisë dhe ligjit.

Kosova nuk do të lejojë më kurrë që ta udhëheqin, Hashim Thaçat, Kadri Veselat, Enver Hoxhajt Isa Mustafat, Avdullah Hotat, Skender Hysenat, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt dhe Behgjet Pacollat.

Këto parti dhe këta ish udhëheqës të sipërpërmendur nuk mendojnë fare sa shumë e kanë dëmtuar Kosovën dhe popullin e Kosovës me keqqeverisjen e tyre në 21 vitet e kaluara në liri e pavarësi.

Nuk mendojnë fare se si dështakë në qeverisjen e tyre, nuk e kanë më as shansin më të vogël të rikthehen ta udhëheqin Kosovën, apo siç po ia bëjnë qejfin vetes duke e gënjyer sërish popullin se do të “ringjallen” sëbashku me partitë e tyre.

Nuk mendojnë fare kur edhe në jetën e përtejme para Zotit dhe peshores së tij të saktë, do të japin llogari për dëmet e mëkatet që ia bënë Kosovës dhe popullit të saj, qoftë gjatë luftës apo pas luftës, për vllavrasjet e kudërshtarëve politikë, vjedhjet e parave “Vendlindja therret’ të dedikuara për UÇK-në, vrasjet e gazetarëve të guximhsëm që e thanë të vërtetën, dhe për për korrupsonin me anë të të cilit u bënë milionerë të paslufës.

Nuk mendojnë fare që me siguri edhe në këtë jetë do të dalin para drejtësisë për keqqeverisjen, krimet, vjedhjet dhe korrupsionin që i kanë kryer në Kosovë.

Nuk mendojnë fare se populli ua dha flakareshën e nxehtë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, duke mos i lejuar më që ta mbajnë timonin e udhëheqjes së Kosovës.

Nuk duan ta pranojnë dhe ta kuptojnë se populli me votën e tij përcaktoi që Kosovën ta udhëheqën Qeveria e Albin Kurtit 2, Vjosa Osmani presidente dhe Glauk Konjufca kryeparlamentar.

Ky tresh i pastër dhe i bardhë si bora e si qumështi, ky tresh dinjitoz, i pakorruptuar, i ndershëm, i sinqertë dhe fisnik.

Kjo është e vërteta që nuk duan ta kuptojnë dhe pranojnë këta horra, hileqarë, mashtrues, të korruptuar, të kriminalizuar, gënjeshtarë dhe karieristë të pangopur.

Për të gjithë këta të sipërpërmendur dhe partitë e tyre në Kosovë tashmë ka perënduar dilelli, sepse diellin e Kosovës nuk dijtën ta ruajnë, ta çmojnë dhe ta respektojnë derisa ishin në pushtet.

Në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve të datës 27 maj 2021, patëm rastin të lexojmë një tekst prezentimi qesharak, naiv dhe mashtrues propagandistik që shkruante për Behgjet Pacollin, me titull “ Mbrëmje e këndshme” tekst i shoqëruar me foton e tij nga zyra e punës, ku thuhej se në “Facebookun” e tij i kanë ardhur për tri orë 17 mijë reagime “Likes”, apo klikime.

Ky tekst shoqërohej edhe me pyetjen se a po i mund Behgjet Pacolli liderët e tjerë në “Facebook”.

Në këtë tekst thuhej gjithashtu Ramush Haradinaj ka marrë 831 reagime për fjalët e tij kur bëri homazhe për rënien heroike të një shoku të tij.

Nuk dihet nëse nesër do t’ia kalojë Albin Kurtit me 20 mijë reagime”, shkruante në fund në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e lajmeve .

Është për tu habitur dhe i çuditshëm ky narcizëm, kjo vetëbegenisje dhe ky vetëpëlqim i vetvetes i ish funksionarëve dhe aktualisht i liderëve partiakë, të cilët pësuan debakël në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Behgjet Pacolli në këto zgjedhje mbeti me një deputet, dhe ai deputet është Behgjet Pacolli vet.

Nuk besoj se ka të ngjashëm si Behgjet Pacolli me AKR-në, ku kryetari i partisë përfaqëson partinë e tij dhe veten e tij, sipas thënies popullore “ vetë Ali dhe vetë Kadi”, dhe që nuk zgjedh mënyra e raste për tu faktorizuar në skenën politike dhe udhëheqëse në Kosovë, tashmë duke e përdorur edhe “Facebookun” dhe klikimet si fallxhore për t’ia hapur rrugën në politikë.

Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 14 dhjetor 2020, gjithashtu patëm rastin të informohemi se Behgjet Pacolli, biznesmeni milioner kosovar dhe pronar i MABETEX GROUP, ishte nderuar me çmimin më të lartë të Kazakistanit, në kryeqytetin Nur- Sulltan, ku edhe është duke e zhvilluar biznesin e tij në sferën e ndërtimit.

Me këtë rast Behgjet Pacolli pat deklaruar se, “I vjen keq që në Kosovë nuk mund të bëjë ndërtime të këtilla”, dhe ne po i përgjigjemi, urdhëro e ndërto, askush nuk të pengon.

Në një rast tjetër Behgjet Pacolli duke synuar të bëhet presidenti i Kosovës, deklaroi se, “Po të zgjedhem president do të isha president i mrekullueshëm i Kosovës”, dhe ne po i përgjigjemi, Ore Behgjet Pacolli, ty nuk e paske hallin ta mrekullosh Kosovën, por e paske hallin të bëhesh president. Oo ta kesh qëllimin e mirë Kosovën mund ta lumturosh edhe pa qenë president. Ty ishe president edhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, por u tregove shumë i paaftë.

Në tekstin ku flitet për klikimet në “Facebookun” e Behgjet Pacollit, shkruan se, Ramush Haradinaj , ka marrë 831 reagime “Likes” për fjalët e tij të thëna me rastin kur ka bërë homazh për rënien heroike të një shoku të tij.

Ramush Haradinaj dhe AAK-ja aktualisht mbetën me 8 deputetë, dhe se shumë aktivistë të tij partiakë po largohen nga AAK-ja.

Ishte e çuditshme këmbëngulësia e pandalshme e Ramush Haradinajt me u bë edhe president i Kosovës, por që fatmirësisht nuk u realizua.

Është e çuditshme gatishmëria e Ramush Haradinajt për të bërë homazhe në tërë përkujtimet, qoftë para lapidareve të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, qoftë para varrezave përkujtimore të civilëve të vrarë në Kosovë nga kriminelët e Serbisë.

Por kur lexojmë në media se Ramush Haradinaj është bërë milioner i pasluftës, se Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës nuk bëri asgjë që kriminelët e Serbisë të dalin para drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë, se Ramush Haradinaj sikryeministër i Kosovës, ia fali Malit të Zi 8 mijë e 4 qind hektarë tokë të Kosovës.

Lind pyetja se mos këto homazhe bëhen me qëllim propagandues politik, sepse për të bërë homazhe para lapidareve të heronjve të luftës ose para varrezave përkujtimore të viktimave të luftës, duhet të jesh i pastër shpirtërisht me zemër dhe me ndërgjegje.

Në tekstin e “Facebookut” të Behgjet Pacollit, në fund thuhet, “Nuk dihet nëse nesër do t’ia kalojë Albin Kurtit me 20 mijë reagime”.

Behgjet Pacolli duhet ta ketë kuptuar, dhe herëdo kurdo do ta kuptojë se, kryeministrit Albin Kurti qoftë si lider, qoftë për nga popullariteti, qoftë për nga aftesia dhe sinqeritet politik, as sot, as nesër dhe asnjëherë nuk mund t’ia kalojë.

Opozita në Kosovë bashkë me Behgjet Pacollin duhet ta kenë të qartë se, kauza jetësore e Albin Kurtit është vetëm prosperiteti i Kosovës, sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, zbardhja e fatit të të pagjeturve shqiptarë në Kosovë, nxjerrja e kriminelëve serbë para drejtësisë për krimet e kryera, padia ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë dhe përfundimi i suksesshmëm dhe i drejtë i dialogut Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat