Kosova Esat Shalën duhet ta ruajë si diamantin më të çmuar në botë

Opinione

Kosova Esat Shalën duhet ta ruajë si diamantin më të çmuar në botë

Nga: Rexhep Torte Më: 1 qershor 2021 Në ora: 13:14
Rexhep Torte

Gjenocidi i Serbisë në Kosovë është gjenocidi më i incizuar në botë, i ruajtur si fakt dhe dëshmi e gjallë për krimet e Serbisë në Kosovë që nuk mund ta kundërshtojë askush.

Gjenocidi i Serbisë në Kosovë i dokumentuar me 2000 CD, kaseta dhe 400 orë inçizime filmike të masakrave të Serbisë ndaj shqiptarëve të pafajshëm, do ta bind Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që Serbinë ta shpallën kryerëse të gjenocidit në Kosovë.

Esat Shala pagjumësinë e tij duhet ta ndajë me diplomatët e OKB-së, zyrtarët e lartë të SHBA-ve dhe me eurodeputetët e BE-së dhe KE-së, që nëpërmjet Qeverisë Albin Kuri 2 t’ua dërgojë kohë pas kohe disa nga CD-të për krimet e Serbisë në Kosovë.

Istitucionet përgjegjëse në Kosovë Esat Shalën, shokët e tij, CD-të, kasetat dhe inçizimet filmike duhet t’i ruajnë si sytë e ballit dhe si diamantin më të çmuar në botë.

Janë të pritshme kërcënimet e Serbisë ndaj Esat Shalës, sepse CD-të, kasetat dhe inçizimet filimike të masakrave shtazarake të Serbisë kriminale ne Kosovë që i ka bërë Esat Shala, janë dëshmia më e fuqishme kundër Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse në Kosovë në vitet 1998/99.

Ne mund të flasim sa të duam dhe mund të shkruajmë sa të duam, por asnjëherë nuk mund ta arrijmë ta demaskojmë Serbinë kriminale ashtu siç mund ta demaskojnë pamjet trishtuese të CD-ve, kasetave dhe inçizimeve filmike për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë.

Mendimi im është që domosdoshmerisht nëse eventualisht nuk janë bërë, sa më shpejt të bëhen kopjet e këtyre CD-ve, kasetave dhe inçizimeve filmike dhe të ruhen në vende të sigurta.

Esat Shala dhe shokët e tij të vihen në mbrojtje nga Qeveria Albin Kurti 2, nga çdo e patritur eventuale që mund tu ndodhën.

Esat Shala dhe shokët e tij për punën kaqë të vyer që e kanë kryer për Kosovën në kohë luftë dhe në kushte tejet të rrezikshme, meritojnë të shpallen veteranë të luftës çlirimtare të Kosovës.

Në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën e Lajmeve të datës 31 maj 2021, patëm rastin të lexojmë shkrimin me tirull, “ Esat Shala kërcënohet nga serbët, ja për çka e akuzon shtetin e Kosovës”.

Esat Shala në një emision televiziv ka deklaruar se, “Ka marrë kërcënime nga serbët lidhur me CD-të, kasetat e masakrave serbe në Kosovë.

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka themeluar Institutin për krimet e luftës, pjesë e të cilit është edhe Esat Shala.

Esat Shala ka deklaruar gjithashtu se shteti më shuimë po i mbron VIP-at”, thuhet në funs të këtij teksti.

Esat Shala nga Drenasi sëbashku me shokët e tij për punën atdhetare e fisnike që e kanë kryer me inçizimin e 2000 CD-ve, kasetave dhe 400 orë filmime të masakrave që Serbia i kreu në Kosovë, meritojnë përgëzimet mbarë shqiptare, dekoratë nga Qeveria dhe Presidenca e Kosovës dhe mirënjohje nga shoqatat letrare, të gazetarëve, shoqatat filmike, kulturore dhe OJQ-të mbarë shqiptare, për punën e tyre të shkëlqyer dhe aqë të vyer në ato kushte të veshtiora të luftës në Kosovë.

Qeveria Albin Kurtit 2, nëpërmjet ambasadorit të Kosovës në OKB, është më se e preferueshme që kohë pas kohe ambasadorëve në OKB, t’u dërgojë disa nga CD-të të këtyre masakrave që Serbia i kreu në Kosovë.

Qeveria Albin Kurti 2, duhet t’u dërgojë disa nga CD-të të masakrave të Serbisë në Kosovë edhe zyrtarëve të lartë të SHBA-ve.

Qeveria Albin Kurti 2, duhet t’u dërgojë disa nga CD-të të masakrave të Serbisë në Kosovë edhe eurodeputetëve të BE-së dhe PE-së, duke mos anashkaluar edhe Josep Borell-in dhe Miroslav lajçakun, si edhe ambasadorëve të QUINT-it në Kosovë.

Qeveria e Kosovës për sensibilizimin e të vërtetës dhe të së drejtës për Kosovën dhe për demaskimin e Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse në Kosovë, disa nga CD-të të masakrave të Serbisë në Kosovë duhet tua dërgojë edhe ambasadorëve të QUINT-it në Kosovë.

Këto CD trishtuese për krimet e Serbisë në Kosovë do të trokasin fuqishëm në ndërgjegjen dhe shpirtin e ambasadorëve të OKB-së, të zyrtarëve të lartë të SHBA-ve , të deputetëve të BE-së dhe KE-së, pa marë parasysh qëndrimet politike të vendeve të tyre.

Sepse fundja edhe ambasadorët, edhe zyrtarët e lartë edhe deputetët, janë njerëz në trupin e të cilëve ka zemër ku qarkullojnë gjaku dhe shpirti njerëzor, për të mos i mbyllur sytë para të vërtetës për Kosovën dhe krimet shtazarake e makabëre që Serbia i kreu në Kosovë.

Esat Shala, i riu nga Drenasi sëbashku me shokët e tij, të cilët me vetënismë inçizuan më shumë se 2000 mijë CD, kaseta dhe 400 orë filmime të masakrave makabëre që i kreu Serbia gjatë agresionit gjenocisal në Kosovë në vitet 1998/99, kanë kryer punën më të guximshme dhe më të çmuar për demaskimin dhe dënimin e Serbisë për krimet e kryera.

Esat Shala në “Dhoma e Rrëfimit” ditë më parë deklaroi se, “ Që nga pas lufta i janë shfaqut problemet me gjumin, por situata më e rëndë është krijuar pasi ka nisur t’i shikojë pamjet e masakrave të inçizuara. Po t’i shikonte vazhdimisht dikush i moshës s’ime ndoshta do të përfundonte në psikiatri”, thuhet në informatën e botuar në “Bota Sot”, në rubrikën e lajmeve të datës 29 maj 2021 me titull, “ Esat Shalla: Kam probleme me gjumin pasi i shoh pamjet e masakrave në Kosovë”.

Kjo dëshmon se për Esat Shalën dhe shokët e tij, Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë përveç mbrojtjes fizike, edhe trajtim mjekësor për ruajtjen e shëndetit të tyre.

Sa më shumë që bota demokratike të njihet me të vërtetën e masakrave të Serbisë të kryera ndaj mijëra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, aqë më shumë ngushtohet rrethi i demagogjisë arrogante e të pistë të Serbisë kriminale se, gjoja Serbia nuk paska kryer krime në Kosovë.

Sa më shumë që bota demokratike të njihet me të vërtetën e masakrave të Serbisë të kryera ndaj mijëra e mijëra shqiptarëve të pafajshëm në Kosovë, aqë më shumë Serbinë do ta shtrëngojë laku për fyti, sepse edhe pse kanë kaluar 21 vite, nuk thuhet kot se drejtësia vonon por nuk harron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat