Faji kopil dhe kopilët...

Opinione

Faji kopil dhe kopilët...

Nga: Agim Jazaj Më: 1 qershor 2021 Në ora: 18:27
Agim Jazaj

Koshienca qytetare përballë (pa) drejtësisë)së munguar, është e prekshme sa dhe e dhimbshme!Kjo plagë në përditshmërinë e shoqërisë së sotme, ka shkaktuar dhimbje, por dhe ka mundur të“zgjidh”vet, të verë në vënd drejtësinë e munguar, duke hapur edhe më plagët, nga mos efiçensa e shtetit, politika shthurëse e Rrënim-Rrëmbimit dhe e Zaptim Pushtimit të këtyre 3dekadave.

Fatura e rendit dhe e qetsisë, nëse do të monitoroheshin, do të nxirrnin për autor kryesor:Qytetarinë shqiptare,se sa organet dhe autoritetet zyrtare. Nëse trumbetohet prerja e fijeve dhe prangosjen e bosëve të mëdhenj të mafias, krimit dhe drogës, me të drejtën e legjitimuar, qytetaria do tëngrihej më këmbë, sa dhe e ndodhur me mbledhjebuzëve përpara prangosjes e të pa ngrënëve, mbledhësve të kanaçeve, barkboshëve, debitorve të energjisë elektrike!
Ajo që thuhet sot me plotë gojën dhe jo pa shqetsim, për të nesërmen e brezave nga shoqëria shqiptare e rezultuar nga edhe nën monitorimin e organizmave euro-amerikane rezulton: “Politika shqiptare e kriminalizuar, deri në “Tempull”,e korruptuar dhe e kopromentuar,ku janë bashkuar; arroganca dhe injoranca”....

”Krimi, dhunimi e përdhunimi, ka dëmtuar të drejtën elementare, bazike të qytetarëve”.

Edhe një njeri me arsyen minimale përballë shumë zgjedhjeve, pa aspak zgjidhje pyet: “Kush qeverisë, kush udhëheq, kush drejton?! Politika apo dretjtësia?! Kush duhet pastruar më përpara? Politika, apo drejtësia? Kush? Stalla, tufa, apo dhe kullota? A mund të zgjedh ai që nuk zgjidhet dhe nuk pranon të zgjidhet?

Botën e ka udhëhequr dhe qytetaruar forca e arsyes, apo arsyeja e forcës?!

E gjitha kjo tablo drithëruese dhe zhgarravinuese, e jetuar përgjatë tranzicionit tërkuzë, ku palët akuzojnë dhe anatemojne- deri në kupë të qiellit njera-tjeterën dhe nuk ndëshkojnë njera tjetrën- e rezultuar me bilnacin drithërues, qesharak dhe foshnjarak: Faji mbetet KOPIL nga Kopilët!

“Zyrtari abuzon me qytetarin”! “Polici bashkëpunon, derii lidhur me kriminelin, muret dhe oshkuret,me abuzuesin”.

Përballë kësaj tabloje, të zymtë dhe të pa fund, edhe më optimistët, duken dhe mbeten të pushtuar nga ankthi dhe pesimizmi, ndonëse puthador e këpucëfshirës, të paguar e degraduar në gen dhe strukturë- thurin hosonaradhe “shpërnadjanë bombone”për politikën e rrëmbim-rrënimit!

Në shoqërinë e sotme, shqiptare të sistemit nga poltika e:3 K-, të Korruptuar, Kopromentuar dhe të Kriminalizuar,shumë gjatë po gjendet përballë dhunës primitive; arrogëncës institucionale të shtetit, e përciellë me dhunën në rrugë, në shtëpi, në ambientet publike, në zyrat e shtetit, deri dhe në “tempull”! Pra, politika si rezulton? Edukon apo shthur?!

Njerëz pa arsyen minimale, njerëzore dhe pa formimin e shoqërisë me ligjet e formuluara dhe rregullat e shënjtëruara,të ndodhur në krizën e thellë, nga prapambetja,“zgjidhjen” e përcaktohet me instikt, nëpërmjet paarsyes, shkeljes sëtë drejtës elemetare të shoqërisë, shkeljes së ligjit! Madje nga kjo sërë, përzgjidhen e tunden edhe me spaleta zyrtari e pushtetari- pa pasur shirita njeriu e qytetari!

Nga defiçenca e formimit,aplikojnëedhe presione psikologjike,shantazhe, deri dhe dhunim fizike, duke përdorur “arsyen”forcës, sepse u mungon alfa: Forca eArsyes! Për shkak të këtij vakumi personal, familjar, madje e shtrirë edhe në pjesë të rëndësishme të shoqërisë, gjendet e dhunuar, e kërcënuar e gjithë shoqëria e sotme. Gjithëkush është i lirë të jetojë i lirë, por pa cënuar me mure dhe të rrethojë me poture dhe oshkure pallatet, të zaptojë e të pushtojë institucionet shëndëtsore si në lagjen “24 Maji të qytetit të Vlorës, dhe shteti të nxjerr vendime me nr e datë dhe pijnë ujë te çezma e ThatëVendimet me nr 480 dhe 479 ,për lirimin e këtyre instituconeve publike, të zaptuara nga pushtues-abuzuesit, krimi i koopromentojnë të inkriminuarit, drejtorët, zyrtarkat e lidhur me muret, poturet dhe oshkuret. Qytetarët i drejtohen dhe i dërgojnë këto vendime deri dhe Kryeministrit. Dhe në vend të zgjidhjes marin heshtjen, fyerjen, dhunimin, poshtërimin! Nuk kemi të bëjmë me krim të pa dukshëm, po ndodhemi përballë krimeve në mes te sheshit dhe shteti u shkel syrin, u përkedhël trapin!..

Politikat shoqërore dhe veçmas ajo njerëzore dhe shtetore përballë kësaj gjendjeje, akute-aktuale,është e domosdoshme të trokasë derë më derë, e kokë më kokë, me fletpalosje, konsulencë dhe trajnim individual të grupacioneve, për të ndikuar sadopak në ndryshimin dhe përmirsimin psikologjik tëkësaj pjesëze tëshoqërisë së degraduar, detyrimin minimal që ka njeriu për t’u sjell si njeri, në shoqëri, ambientet publike, me ligjet, nenet elementare dhe saknksionet e domosdoshme si dhepër të ekzaminuar këtë pjesë të shthuruar, që kanë pjellë e sjellë gjëma të pa imagjinuara dhe dëgjuara, jo vetëm për popullin shqiptar...Për të prishur së pari muret e trurit dhe mandej për të rrënuar muret e oshkurit!

Ky është një alrm, inkursion i vonuar nga politika,por dhe i synuarprej saj për t’i mbajtur nën thundrën e saj, dhe në knflikt mes njeri-tjetrit, duke shmangur, “devijuar”kontraditën e shkaktuar prej saj...

Mos efiçensa e institucioneve, të degraduara, madje të korruptuara, të kopromentuara dhe dhe të kriminalizuar të shtetit,kanë ngritur në sistem arsyen e forcës, duke asfiksuar forcën e arsyes njerëzore, institucionale, ligjore dhe shoqërore, ku legalizojnë të paligjshme dhe ç’legalizojnë te ligjshmen!Ndaj po mbetmei gjatë midis palëve: Dhunuesve dhe Shënjtorëve.

Ataqëkërkojmë të funksionojë shteti dhe asaj që kërkojnë rrumpallën”- thoshte kohë më parë i riu vlonjat, i sapoardhur nga Kazakistani-Temo Llanaj nde i befasuar. “Një vend i pa dëgjuar dhe i pa çmuar prej nesh, që sipas tij me standardet njerëzore, qytetare, dhe isnstitucionale. Ndihesh i dhunuar, sa dhe i poshtëruar- kur ndihesh njeri në nje vend të huaj dhe si Kazakistani, ku nuk mund të pije duhan në lokale, as mund të hidhje cigaren në rrugë.Dhe s”ka dhunum më të madh, të ndihesh njeri në vendin e huaj, të mos ndihesh i lirë, por i dhunuar në vendin tënd” e përjetontë këtë me dhimbje edhe Temoja...

Ai sjell modelin, po nuk po e gjen modelin

Çështja ë shtruar e (pa) zgjidhje deri më sot.

Kur politikat do të prodhojnë qeverisje, përfaqsim, qytetari, drejtësi, kur do jap dhe të sjell modelin?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat