A jeni ju pushtet ndryshe?!

Opinione

A jeni ju pushtet ndryshe?!

Nga: Uk Lushi Më: 2 qershor 2021 Në ora: 07:00
Uk Lushi

E lexova artikullin në NZZ nga Andreas Reich. Artikull për Ministren e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, por në përgjithësi një artikull i keq për Kosovën dhe shqiptarët.

E vërtetë, citati inkriminues përgjithësues për krimet e UÇK-së nuk është citim i Ministres sonë, por ai mund të merret dhe sypozohet si parafrazim.

Për më keq, ndërsa gazetari i NZZ konstaton (thua se është instancë gjyqësore) që vrasjet e pasluftës ishin kryer kryesisht nga pjesëtarët e UÇK-së, Gërvalla- Schwartz askund, as në shkrim dhe as sqarimin e saj në Facebook, nuk reagon ndaj një gabimi të tillë të pafalshëm prejudikues.

[Gervalla-Schwarz fordert aber auch, dass die vielen Nachkriegsmorde im Land aufgeklärt werden. Sie wurden nach dem Abzug der serbischen Truppen meist von Angehörigen der kosovo-albanischen Befreiungsarmee UCK verübt. Die Opfer waren Serben, Roma und albanische Gegner der UCK. Mehrere ehemalige Kommandanten sitzen deshalb im Kosovo-Sondergericht in Den Haag in Untersuchungshaft.]

Ama po ky gazetar vendos dyshime që babain e Gërvallës, Jusuf Gërvallën-- MBASE-- e kanë vrarë shërbimet sekrete jugosllave.

[Ihr Vater, Jusuf Gervalla, ein prominenter Journalist, Schriftsteller und Musiker, setzte sich im sozialistischen Jugoslawien für mehr Rechte der Albaner ein. Das brachte ihn ins Visier der Staatsmacht. 1980 ging er mit seiner Familie nach Deutschland ins Exil. Doch nur zwei Jahre später wurde er dort erschossen – wahrscheinlich vom jugoslawischen Geheimdienst.]

Po si qenka e mundur që për vrasjet e pasluftës gjasa qenka absolute që janë kryer nga UÇK-ja kurse për vrasjen e Jusuf Gërvallës megjithatë paska dyshime se s'është bërë nga Jugosllavia? Si bre për UÇK-në gjithë kjo siguri kurse dyshim relativizues për Jugosllavinë? Pse standardi i dyfishtë?! Goditje gjykimi absolut për UÇK-në ama kërkim-faktim përtej dyshimit të bazuar për Jugosllavinë?!

Një kryediplomate e cilitdo shtet nuk do të lejonte kurrë ambiguitete të këtilla me asnjë gazetar sepse do të kërkonte që shkrimi të mos autorizohet për botim pa u shikuar nga e intervistuara dhe pa u nënshkruar nga ajo për botim.

Megjithatë edhe këtë ja fali kreut të diplomacisë së shtetit të Kosovës, që nuk do të kishte diplomaci po të mos ishte lufta e UÇK-së. Ende nuk kemi përvojë dhe bëjmë gjëra pa u thelluar. Shumica e shqiptarëve.

Porse çfarë më shokoi ishte në fakt sqarimi i zonjës Gërvalla-Schwartz në Facebook. A pajtoheni me gazetarin e NZZ, Ministre?! Pse nuk e shprehni mospajtimin tuaj me pozicionet e Andreas Reich?! Pse nuk është kjo pjesë në sqarimin tuaj?!!!

Unë kam qenë ushtar i UÇK-së zonja Gërvalla-Schwartz. Nuk kemi pasë as bukë e municion të mjaftueshëm. Ne kemi luftuar me shpirt ndër dhëmbë dhe vetëm të mendohet që një ushtri e tillë ka kohë dhe energji që sistematikisht të planifikojë apo ekzekutojë vrasje të serbëve, romëve apo kundërshtareve, është infantilitet logjik dhe iracionalitet çmendurak. UÇK si grup kryengritës nuk ka mundur të kontrolloj çdo gjë dhe çdo person e as forcat serbe që mund të kenë vrarë shqiptarë për të futur konflikt ndërshqiptar. Jo se kemi qenë engjuj, por se kemi qenë shumë pak dhe shpirtin e kemi pasë ndër dhëmbë nga luftimet me armatën serbo-jugosllave 2000 herë më të fortë se ne. Goliati dhe kriminelët kanë qenë serbo-jugosllavët. Ata që ta kanë vrarë babën!

Në NZZ kishe akuzuar edhe drejtësinë e Kosovës se ka dështuar në zbradhjen e vrasjeve. E vërtetë, por drejtësia e Kosovës i ka pasë dhe ka duart e lidhura dhe ka më së pakut përgjegjësi. Unmik, Tribunal, Eulex dhe tash Speciale drejtësitë e kanë mbajtur dhe mbajnë drejtësinë e Kosovës lidhur. Zonja Ministre, ja, je në pushtet tash-- urdhëroje Specialen të zhvendoset në Prishtinë-- BËJE TI DREJTËSINË!

Krejt në fund: a e ka parë kush Glauk Konjufcën? Kur Shkëlzen Gashi bëri gabimin e gjykimit të UÇK-së ende pa ju bërë gjykimi ushtrisë sonë, Konjufca nuk ja fali dakikin Gashit. A do të guxojë të flasi Konjufca për gabimin e njëjtë të Ministres Gërvalla-Schwartz?!

A jeni ju pushtet ndryshe?!

Shumë i habitur dhe zhgënjyer me JU! A nuk po dini apo po doni kështu keq dhe për marre?! Uroj të na tregoni sa më shpejt sepse  çmimin e dëmit nuk do ta paguani vetëm ju por edhe krejt ne shqiptarët! Ju lutem ndaloni e reflektoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat