Pengimi i shprehjes së mendimit të lirë ndryshe, në "Faqja Zyrtare Komuna e Vushtrrisë"

Opinione

Pengimi i shprehjes së mendimit të lirë ndryshe, në "Faqja Zyrtare Komuna e Vushtrrisë"

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 21:12
Komuna e Vushtrrise

Me keqardhje, më duhet të reagoj duke  RI-SHPREHË shqetësimin tim serioz, ndaj pengimit përkatësisht pamundësimit të shprehjes së lirë të mendimit, në Faqen Zyrtare të Komunës së Vushtrrise në "Facebook" !

Për shkak të shprehjes të mendimit tim të lirë ndryshe, në rubrikën e komenteve lidhur me lajme që ka postuar admnistratori i faqës, mua me është ri-pamundësuar shprehja e lirë e mendimi duke më vënë "block"!

Mendoj, është apsurde të pritet që mendimet e shprehura, të jenë patjetër në linjën e pëlqimit dhe lavdërimit të gjithqkaje që postohet si lajm nga komuna!

Kërkojë me ngulmë heqjen e menjëhershme të bllokadës dhe lejimin e shprehjes së lirë të mendimit, në Faqen Zyrtare të Komunës!

Shënim:

Ju lutem, të kihet parasysh që pengimi i shprehjes së lirë të mendimit (kur shprehet pa asnjë ofendim apo fyerje), bie ndesh dhe është shkelje flagrante e parimeve themelore të demokracisë!

Me respekt,

Besim Jashari, qytetar i Vushtrrisë 

(Ish këshilltar i Asamblesë Komunale në dy mandate dhe Zyrtar i lartë, në Komunën e Vushtrisë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat