Projekti “Kosovar” shpëton ndërsa etnik degradon shtetin

Opinione

Projekti “Kosovar” shpëton ndërsa etnik degradon shtetin

Nga: Genc Xerxa Më: 4 qershor 2021 Në ora: 23:31
Genc Xerxa

Një diskurs i cili vetëm sa e vështirëson jetën politike dhe sociale në rajon, nëpërmes së cilës kërkohet zgjidhje ridefinim kufinjësh për rrugëtim euro-atlantik duke anashkaluar këto vlera pasi ato siç thuhet, nuk përkojn me kontekstin dhe mentalitetin ballkanas, ashtu që po i “hym kuturu dhe alla ballkanqe për një zgjidhje europiane”. Aq shkon absurditeti i tillë sa që në pamundësi të kreativiteti dhe vullnetit politik afatëgjatë shkohet me një përkufizim territorial mes dy etnive secila në strofullën e vet etniko-demografike. A mendohet se prap aty do jemi bashkë, fqinjë të parë dhe për një bashkëpunim bilateral, apo do e zhvendosim, bartim njërin shtet në këtë kontekst në një kontinent tjetër gjeografikisht. Paradox në vehte, aty do jenë prap shqiptarët afër me serbët! S’kanë ku të shkojnë, as njëri as tjetri por duhet gjetur rrugë bashkëpunimi dhe normalizimi të raporteve në baza ditore, “jo dashuri s’ka nevojë” por pragmatizëm bashkëpunimi mes dy palëve!

1.Në pamundësi të jenë palë vendimamarrëse në vendimet vitale për vendin, gjatë një kohe bukur të gjatë dy dekadash,e duke i’a mveshur gjitha meritat për një realitet më të mirë të Kosovës vetes apo kastës politike të dal pasluftës, tani hasen në një nyje të fortë politike që po mundohen jo vetëm të fshehen pas sponzorëve ndërkombëtarë por po e shohin se gjatë këtyre viteve asgjë nuk mvarej nga vullneti i tyre politik! Qysh nga marrëveshja e Kumanovës, caktimi i zonës dominuese serbe në veri të vendit, kursimi i saj nga pastrimi etnik pas luftës, atij serb. U morrën apo su morrën disa “masa sigurie” por me kohë u kuptua se veriu i vendit do jetë “Kali i Trojës” për Kosovën. Nyje e cila do arrijë të zgjidhet do lehtësoj normalizimin mes dy shteteve fqinje! Mos flasim për eksteritorialitetin e më se dyzet pikave kulturore si kategori e veçantë e cilësuar (mini shtete brenda shtetit) apo decentralizimin si pikënisje drejtë formimit të një rendi të mesëm ekzekutiv etnik ndarës, nëpërmes atij lokal!

2. Gjitha degradimet gjatë bisedave një dekadëshe mes palëve në kontest, ishin “tërhiq e mos këput”. Sa fitohej përshtypja se “politikat e sallamit” ku çdo ditë Kosova humbiste shtetësinë e saj pak e nga pak, e duke mos u vërejtur fare në vijë post-marrëveshjeve të dhimbshme të imponuara nga pala e kundërt. Poashtu krijoheshin mekanizma sa më thellues e ndarës mes palëve, për parandalimin e një bashkimi kombëtar shqiptar mos bëhet pa një kosto të madhe juridiko-politike, gjithnjë nga një diskurs i pamatur kosovar dhe i shprehur politiko-publikisht duke minuar kushtimisht të të gjitha të arriturat politike në emër të një “shteti multietnik” që për bazë kishte 95% popullësi shqiptare. Papjekuri politike e kastës së pasluftës në vazhdimësi e sidomos gjatë dekadës së dytë të këtij shekullit! “Tani në retrospektivë shohim se si sallami (rendi shtetëror) me kohë sa është tretur”!

“Në rregull bashkohuni si shumicë me Shqipërinë, e dim se një ditë do e bëni, por tani keni koston e etabluar, veriun pasi ATA nuk dëshirojn t’i takojnë atij shteti”?! Mere ose leje !!! Njëkohësisht si shtet europian duhesh të krijosh edhe kushte kulturo-politike për pjesën tjetër serbe e cila dëshirontë të mbes poshtë lumit Ibër! Pra edhe shtet multietnik, edhe… !

3.Çka ka gabuar politika e Kosovës karshi normalizimit me Serbinë? S’pari nuk ishte e sinqertë me vetvetën, nga euforia apo ekzaltimi gallomantesk haroi se loja ende nuk kishte përfunduar. Rezoluta 1244 dhe gjitha ingirencat që Serbia dikur i kishte, vetëm se ishin suspenduar por asnjëherë tjetërsuar deri në një marrëveshje finale. “Tapitë mbi Kosovën ende qëndrojnë në Serbi”! De facto u krijua një realitet që shumë vështirë ishte të kthehej ajo kohë e para vitit 99’. Flas për një të ardhme të afërt, se kur si dihet nga zhvillimet e ndryshme politike pas disa dekadash! Pasi që projeksionet bëhen për të ardhmën jo të tashmën! Serbia kishte thënë do pres edhe 50vite se kur si dihet, prap do mundohemi t’a nënshtrojmë Kosovën, politikisht! Në vend që përpos defacato-ës të punojmë edhe për de jure, ne filluam të krijojm projeksione ende pa bërë hop! Serbia dim që për njohjen reciproke i bie të nënshkruaj që po e dorëzon Kosovën edhe de jure nga rendi i saj kushtetues, që ende e mban në një formë ambiguale, më shumë për konsum të brendshëm, por gjithsesi duhet ta miratoj këtë raport të ri ndërshtetëror me Kosovën, por jo pa një kosto dypalësh siç e cek edhe vet kryetari i Serbisë!

A do jetë territor në kërkesë të saj, defunskionalizim të shtetit të ri, të holla të majme, ajo do dihet së shpejti! Ose ose do mbesim në status quo nëse palët nuk arrijnë ndonjë kompromis!

4.Në vend që Kosova të ishte më syqel, të merret me punët e saj të shtëpisë, të krijoj marrëdhënie të forta me serbët lokalë, nëse ka nevojë edhe “me djallin të bisedohet” siç thoshte dikur Shteiner vetëm e vetëm për të shtyer interesat e vendit para, ajo bëri Serbinë hisedar për vendin e vet!

Fati i kosovës mund të ngërthehet në të mirë vetëm e vetëm nëse interesat gjeostrategjike apo ekonomike ndërlidhen me avasnimin e Kosovës! Deri sa Kina e Rusia dalngadal po bëhen faktorë në Ballkan duke u shtyer kush me merr primatin në ballafaqim karshi bllokut perëndimorë, forcat euro-atlantike ndoshta me një agjendë më vendosëse do mundohen që nëpërmes Kosovës si pikë neurologjike t’i shtyejnë proceset para duke e futur edhe Serbinë ndër ombrellë, dhe amortizuar ndikimin ruso-kinez në Ballkan. Gjithnjë me shpresë për ne, se jo mbi kurrizin e Kosovës pasi frigohem se Serbia është një treg më i madh për perëndimin ndoshta edhe interesat mund të formësohen në dëm të Kosovës.

5.Qeveria sot do duhej të luaj një rol shumë largëpamës dhe tepër të pregaditur, nga pozita e palakmueshme në të cilën gjindet. Obligimet mbi asociacionin duhet t’i marr përsipër dhe pregadis ofertën e saj se si e sheh këtë bashkësi komunash bazuar gjithnjë në rendin e saj kushtetues. Garancë për gjithë serbët që brenda shtetit të ndjehen të barabartë dhe me perspektivë duke iu mundësuar qasje në të gjitha segmentet e tyre kulturo-arsimo-fetare që janë të garantuara me ligj dhe ndoshta një komunikim më të mirë me shtetin e tyre amë, njejtë sikurse shumica shqiptare që bënë me Shqipërinë! Apo edhe komunitetet tjera me shtetet e tyre të origjinës, Turqi, Bosnje, Kroaci etj Me qëllim të një sigurie politike të barazisë dhe ndjesisë së konsenzusit së pari të brendshem që për qëllim ka një vullnet për të jetuar ndër një njësi politike dhe kulturore të përbashkët me emrin Kosovë, duke lënë një pjesë të identitetit të tyre etnik mbi një projeksion kombëtar Kosovar, gjithnjë me synim në mbrojtje të rendit kushtetues dhe sovranitetit territorial! Këtu përgjegjësinë më të madhe e ka shumica shqiptare në arritjen e kësaj qasje të brendshme etnike konsensuale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat