Një këndvështrim mbi vizitën e Kryeministrit Rama dhe delegacionit qeveritar në Turqi

Opinione

Një këndvështrim mbi vizitën e Kryeministrit Rama dhe delegacionit qeveritar në Turqi

Nga: Skënder Kapiti Më: 5 qershor 2021 Në ora: 10:28
Skënder Kapiti

Si hyrje të këtij shkrimi po sjell në kujtesë fjalët e Kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij të mëparshme ku Shefi i Tiranës zyrtare, Edi Rama, në deklaratën e përbashkët për shtyp nga Ankaraja, tha:

“Falënderoj nga zemra Presidentin e Republikës së Turqisë dhe mikun tim (Erdogan) për këtë mikpritje të paharrueshme, edhe pse nuk është hera e parë që unë e vizitoj Turqinë mike. Por në këtë mikpritje, ne të gjithë së bashku si delegacion nga Shqipëria mundëm të konstatojmë shprehjen e një vullneti të fortë për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, mes dy shteteve, mes dy qeverive…”, tha Rama..

“Presidenti Erdogan ishte i pari që u angazhua publikisht dhe botërisht për t’u përfshirë në procesin e rindërtimit dhe faktikisht i hapi rrugë një procesi të tërë përfshirje të shumë të tjerëve që bënë të mundur mbledhjen e një kontributi të konsiderueshëm për Shqipërinë. Dua të theksoj faktin që solidariteti i Turqisë mike nuk ka qenë vetëm kur Turqia ka pasur një problem të vetin, por edhe kur u godit nga COVID-19 i qëndroi pranë Shqipërisë, nuk veproi si disa shtete që mbyllën në shtëpi vendin dhe ndaluan kalimet e ndihmave mjekësore për ata që kishin nevojë. Ishte shumë domethënëse për ne. Edhe pse Turqia u godit nga tërmeti, ajo u gjend në domosdoshmëri. Ua kam shprehur ngushëllimin dhe dua t’ia shpreh edhe sot. Kjo nuk e bëri të ndalonte aspak projekti që po zhvillohet në mbështetje të tij (Erdoganit) dhe në këqyrje të ministrit Murat (Kurum), i cili gjeti kohë të vijë në Tiranë dhe të jetë i pranishëm në të gjitha diskutimet tona”, tha Rama.

Ditën e mërkurë  e dt. 2 Qershor 2021 Kryeministri Edi Rama mbërriti për një vizitë tjetër në Turqi.

Në këtë vizitë Rama ishte i shoqëruar nga ministrat Blendi Klosi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Elva Margariti dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Pra kjo  vizitë ashtu sikurse edhe ato të mëparshmet ndërmjet dy qeverive të të dy shteteve, edhe kjo e tanishmja ishte një vizitë qeveritare me shumë ministra, gjë e cila tregon seriozitetin dhe larminë e marrëveshjeve në shumë fusha bashkëpunimi  të rëndesishme dypalëshe. Këtë e deklaroi Kryeministri Rama:Ankara – “Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport”.

Edi Rama si Kryeministër i Shqipërisë ka parë dhe marrë parasysh interesin kombëtar në lidhje me raportet dhe marredheniet shqiptaro-turke, Ai në këndvështrimin dhe vizionin e tij ka parë interesin e Shqipërisë pa marrë parasysh se a i mbetet “hatri” edhe  ndokujt në perendim, ku dhe pasi  edhe shtetet perendimore nuk është se pyesin ndopak shqiptarët se me cilat shtete vendosin marrëdhenie e bëjnë marrëveshje miqësore e strategjike.

Turqia gjithmonë në këto 100 vite u është gjëndur pranë shqiptarëve.

Dhe mendoj se nisur nga ky fakt, edhe  Edi Rama i cili e njeh dhe i motivuar jo vetëm nga preferenca miqësore personale ndaj  mikut  te tij Erdogan (i cili është edhe mik i të gjithë shqiptarëve),   por Rama i motivuar së pari  nga kjo histori një shekullore, dhe sidomos më shumë se më parë, tani kur  Presidenti Erdogan, shteti dhe kombi turk kanë treguar dhe tregojnë një respekt të jashtëzakonshëm për shqiptarët, respekt të sinqertë dhe ndihmë vëllazërore pa interes e pa  synime djallëzore e të pabesa.

Edi Rama ka meritën e sjelljes dhe të zhvillimit e cuarjes përpara të marrëdhënieve shqiptaro-turko ,ku nga këto marrëdhnie ka fituar më shumë populli shqiptar. Nuk është se Rama dhe Shqipëria sakrifikuan gjë për të ndihmuar Turqinë ushtarakisht, politikisht e financiarisht, as edhe në luftën kundër pandemisë, as për ndërtim spitalesh në Turqi për popullin turk dhe as për miliona euro për  banesa për të dëmtuarit nga tërmetet në Turqi, kur Turqia është shumë herë me e goditur nga tërmeti se sa Shqipëria. Por, përkundrazi është Turqia ajo e cila si gjithmonë ka ndihmuar shqiptarët në ditet më të vështira.

Shqiptarët këto i dinë pasi e prekin edhe  respektin e popullit turk edhe kur shkojnë dhe e vizitojnë Turqinë, dhe prandaj edhe shqiptarët ushqejnë ndjenja reciproke respekti e miqësie ndaj popullit turk. Dhe këto marrëdhënie dhe këtë respekt të ndërsjelltë shqiptaro-turk  nuk mund t’i pengojnë sado që të mundohen disa individë, as disa intelektualë, as letrarë  e pseudohistorianë sharlatanë e materialist, as ca mediatikë islamofobë shqiptarë  dhe as politikanët mediokër e injorantë.

Por u duhet thënë dhe kundërvënë atyre, disa të paktëve individë  të cilët janë injorantë dhe  të qorrollepsur nga urrejtja dhe turkofobia se: mjaft më, se jeni bërë bajatë e të gërrditshëm nga trillimet,gënjeshtrat intrigat dhe shpifjet tuaja përcarëse e dashakëqija  kundër Turqisë dhe kundër marrëdhënieve shqiptaro-turke..

Unë kam bindjet e mia politike të djathta,pra jo si të Ramës e të Socialistëve, por nuk duhen paragjykuar negativisht dhe as nga xhelozia e egoizmat  politike vizitat e suksesshme që ka bërë Kryeministri Edi Rama në Turqi, sic bëjnë politika dhe politikanët injorantë, egoist, interasaxhinj dhe dritëshkurtër,apo sic bëjnë zakonisht disa farë “analistësh”  gazetarësh islamofobë  e ndonjë medie e tillë   në Shqipëri dhe në Kosovë.

Realiteti është dhe flet tërësisht në kundërshti ndaj disa turkofobëve të Shqipërisë, dhe sidomos të Kosovës ,të cilët vetëm sa mundohen që të helmojnë me disa shkrime bajate  të tyre në 2-3 portale   kundër Turqisë si p.sh. kur  Serbia kërkoi që të blinte dronë nga Turqia.

Serbia blen armë supermoderne edhe në Rusi e Kinë, por edhe nga Franca. Koorporatat turke të armëve u shesin armë moderne kujt duan ata, dhe nuk u marrin leje turkofobëve shqiptarë. Turqia pavarësisht kërkesës së Beogradit ajo deri më sot  nuk i ka shitur   armë Serbisë.   

Por përse turkofobët dhe islamofobët shqiptarë nuk thonë asnjë fjalë kur me dronët luftarak  Turqia goditi dhe shkatërroi sisteme raketore ruse në Azerbajxhan,Siri e Libi, pse nuk flasin ata për atë  se Turqia  do të furnizojë edhe Poloninë e Ukrainën me dronë supermodernë , kur dihet se  këto shtete janë kundër Rusisë, aleates besnike e strategjike të Serbisë?!

Dhe tani besoj se këta mjeranë do të tulaten e fshihen kur të mësojnë se Turqia, pas vizitës së Edi Ramës atje, miku dhe aleati strategjik i Shqipërisë, Turqia, do të furnizojë Shqipërinë me dronët më modern e superinteligjentë.

Pra, zakonisht   sa herë që Kryeministri i Shqipërisë bën vizita në Turqi, shpërthejnë fantazitë, paragjykimet  dhe intrigat kundër vizitës së tij nga islamofobët dhe turkofobët shqiptarë dhe nga ndonjë  medie e portal provokativ  e mercenar; nga disa “dijetarë e patriotë”  komentuesish injorant të  face book-ut , por sidomos nga disa “pseudopatriota” turkofobësh dhe të ndonjë  turkofobicë .

Fillojnë e shkruajë kundër e në mënyrë bajate e neverie intelektuale  disa persona të cilët duan të duken e të vetëreklamohen me demek  si personalitete intelektualësh, historianësh, patriotësh  dhe europëdashës.

Nëse Edi Rama do të shkonte p.sh. në Izrael, islmofobëve do t’u vinte sigurisht shumë mire, por edhe askush tjetër nuk do të ishte kundër dhe as nuk do ta kishte paragjykuar një vizitë të tillë të mundshme.     

Kur Edi Rama shkon në Turqi dhe pritet me ceremoni madhështore nga shteti turk  islamofobët edhe për këtë e kritikojnë se pse Turqia e pret kaq me madhështi kryeministrin shqiptar dhe fillojnë e llomotisin se shkoi dhe e priti “sulltani” Erdogan  dhe se Rama  po na orienton nga Lindja.

Edhe kur Erdogan ndihmon  shqiptarët në Shqipëri dhe në  Kosovë për pandeminë, islamofobët shqiptarë kritikonin personalitetet shtetërore shqiptare  se përse shkojnë ata në aeroport për të qenë të pranishëm kur vijnë ndihmat shëndetsore, e madje dhe pse i pranojnë ato.

Edhe kur Erdogan premtoi dhe e ndërtoi Spitalin modern të Fierit pati kritika nga islamofobët por edhe nga disa mjeranë të opozitës se ai po e ndihmon Edi Ramën, kur Spitali u shërben të gjithë shqiptarëve dhe jo Edi Ramës. Edhe kur Turqia ndihmon në restaurimin e xhamive dhe ndërtimin e tyre për besimtarët muslimanë shqiptarë fanatikët kristianë dhe islamofobët,sidomos disa nga Kosova “shqetësohen” shumë.

Kur vijnë delegacione turke në Tiranë dhe kur shkojnë delegacione qeveritare shqiptare në Stamboll fillojnë fantazitë urrejtëse të islamofobëve, se: si,pse, përse,qysh e tek.  

Shumë keq u ndjejnë veten islamofobët shqiptarë sidomos kur Erdogan premtoi dhe po ndërton 500 shtëpi për të pastrehet të cilëve iu shkatërruan shtëpitë nga tërmeti.

Shumë keq  ndjehen sidomos fanatikët kristianë dhe islamofobët serbo-grekofilë  shqiptarë se përse perendimorët nuk i bëjnë presion Ramës, se pse ai shkon shpesh në Turqi  dhe pse Edi Rama thotë se Turqia është aleat strategjik i Shqipërisë.

Sa keq ndjehen islamofobët shqiptarë pse Kryeministri shqiptar siguroi vaksinat kundër koronavirusit vrastar nga Turqia.

Tmerr është për  fanatikët, për islamofobët e turkofobët shqiptarë pse Turqia ka kontribuar aq shumë në NATO për clirimin e Kosovës , dhe pse Turqia është njohësja e dytë më e shpejtë e shtetit të Kosovës pas SHBA-ve. Islamofobët mercenarë shqiptarë i verbon fakti se pse Turqia u gjëndet gjithmonë pranë shqiptarëve në kohët më të vështira, si dhe  i verbon fakti tjetër se pse Turqia tashmë është supershtet i fuqishëm  dhe i rëndësishëm global.

 Turqia, ky supershtet i fuqishëm politik, ekonomik e ushtarak i cili është aleat strategjik i Shqipërisë por edhe i SHBA-ve, si dhe  marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore e vëllazërore shqiptaro-turke  janë arsyet pse  islamofobët shqiptarë që janë shumë pak, të cilët     urrejnë  muslimanizmin shqiptar dhe  Turqinë. Disa nga këta madje janë shumë me urrejtës të Muslimanizmit dhe  Turqisë ndoshta edhe më shumë se kryqtarët e Mesjetës, dhe se  sa edhe  qarqe politike dhe disa politikanë ekstremistë  islamofobë nga  perendimi, të cilët urrejnë zhvillimin dhe arritjet e mëdha të Turqisë.

Për shqiptarët një Turqi e fortë politikisht, ekonomikisht, strategjikisht dhe ushtarakisht është vetëm në dobi të shqiptarëve, pasi Turqia është shtet mik dhe aleat besnik strategjik për Shqipërinë, ashtu sikurse është edhe si antare e NATO-s, dhe e dyta pas SHBA-ve për nga forca,potenca ushtarake  dhe nga rëndësia për sigurinë e Europës.

Një gjë është e sigurtë , ajo se: ashtu si edhe para Edi Ramës kryeministër, edhe kur kanë qenë në krye të shtetit shqiptar të tjerë. dhe  jo Rama, dhe ashtu edhe në të ardhmen kushdo që të vijë në pushtet në Shqipëri, qëndrimi dhe mbështetja e Turqisë për shqiptarët, miqësia dhe respekti i shtetit dhe popullit turk ndaj shqiptarëve  do të mbetet dhe ruhet  gjithmonë.

Aspak mirë nuk u vjen islamofobëve e turkofobëve shqiptar as për këto të cilat i deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij më të fundit në Turqi: 

Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

-Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik.

-Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë.

-Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat