SANU dhe Beogradi mashtrojnë, akademitë shqiptare gjumojnë

Opinione

SANU dhe Beogradi mashtrojnë, akademitë shqiptare gjumojnë

Nga: Rexhep Torte Më: 6 qershor 2021 Në ora: 11:50
Rexhep Torte

Mr. Ukshin Hoti në përgjigjen që u bën pyetjeve të Ismail Kadaresë të dërguara fshehurazi gjersa vuante dëninim në Burgun e Nishit, në librin e botuar Ismail Kadare-Ukshin Hoti “Bisedë përmes hekurash”, mes tlarash shkruan se, “ Në gërmimet arkeologjike në Kosovë të gjitha reliktet që gjenden janë Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Në arkeolog serb pjesëmarrës i këtyre gërmimeve arkeologjike ka patur botuar edhe një libër me këto të vërteta. Por pas botimit të librit, Serbia menjëherë i ka tërhequr kopjet e këtij libri duke e tërhequr edhe këtë arkeolog serb nga gërmimet arkeologjike në Kosovë”.

Mr. Ukshin Hoti gjithashtu thotë se Serbia dhe serbët janë pa identitet dhe se po punojnë në vazhdimësi që kulturën dhe trashgiminë shpirtërore shqiptare në Kosovë ta përvetësojnë si kulturë dhe trashigimi shpirtërore serbe, duke i dëbuar dhe shfarrosur shqiptarët”, shkruan në këtë libër.

Serbia kriminale edhe sot ndaj Kosovës së lirë e të pavaerur është aktivizuar fuqishëm, duke u kapardisur dhe mobilizuar kundër shqiptarëve të Kosovës si bishat e uritura për ta grabitur dhe përvetësuar edhe historinë autoktone shqiptare në Kosovë.

SANU -Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë përkundër të gjitha fakteve dhe dëshmive se shqiptarët janë kombi më autokton në Ballkan me identitet, gjuhë, trashigimi kuturore e shpirtërore që askush nuk mund ta kontestojë.

SANU në vazhdimësi po përpiqet që këtë autoktoni t’ua merr shqiptarëve, duke e përvetësuar identitetin, kulturën dhe trashigiminë shqiptare dhe duke ia vënë vulën falsifikuese serbe.

Mediat serbe këtyre ditëve dhanë lajmin skandaloz se, “ Shpërbërja e dukshme dhe spontane e trashigimisë kulturore e shpirtërore serbe ne Kosovë, na qenka pjesë e një plani dhe projekti që po zbatoheshka me spontanitet. Skatërrimi, shqiptarizimi dhe kosovizimi janë tre procese që e shkatërrojnë trashigiminë kulturore serbe”, është folur në tubimin shkencor “Mbrojtja dhe afirmimi i trashigimisë kulturore serbe në Kosovë” të mbajtur në SANU në Beograd.

Darko Tanaskoviq, ish përfaqësues serb në UNESCO, ka thënë se, “ Të tri proceset , shkatërrimi, shqiptarizimi dhe kodovarizimi, po ecin paralelisht”.

Sipas tij, shqiptarizimi nënkupton arritjen e shqiptarëve për trashigiminë kulturore serbe në kuptimin e falsifikimit të përkatësisë kulturore dhe civilizuese të saj dhe deklarimin e të mirave kulturore shqip.”, thuhet në tekstin e WEB faqes së “Bota Sot” të datës 5 qershor në rubrikën e Lajme me titull, “Mediat serbe akuzojnë shqiptarët ‘ publikojnë tri procese të rrezikshme për të çmontuar trashigiminë kulturpre e shpirtëror serbe”.

Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët, në 21 vitet që Kosova i kaloi në liri e pavarësi, u bindën se udhëheqësit partiakë dhe politikëtë derisotëm në Kosovë pa përjashtim, për interesa të tyre meskine nuk deshtën t’i dalin zot Kosovës në të drejtën dhe të vërtetën e saj.

Jemi dëshmitarë dhe po shikojmë se edhe Akademia e Shencave dhe e Arteve në Prishtinë dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve në Tiranë, i kanë mbyllur sytë e veshët dhe nuk po e bëjnë asnjë përpjekje për t’iu përgjigjur SANU të Serbisë për manipulimet e historisë që mundohet t’i realizojë nëpërmjet injorimit të historisë shqiptare të Kosovës.

Akademikët dhe historianët tanë ua kanë borxh Kosovës, dhe mbarë shqiptarëve që të jenë vigjilentë dhe t’u përgjigjen dhëmbë për dhëmbë të pavërtetave serbe për Kosovën dhe për mbarë trojet shqiptare.

Serbia në vitin 20-të botoi librin skandaloz propagandistik fund e krye me gënjeshtra me titull, “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve në shëkullin e 20-të”, por nuk patëm rastin të lëxojmë apo dëgjojmë për ndonjë reagim nga ana e Akademisë sw Shkencave dhe të Arteve në Prishtinë dhe ana e Akademisë së Skencave dhe Arteve në Tiranë, ndaj këtij libri propagandistik gënjeshtar të Serbisë.

Nuk patëm rastin të dëgjojmë për ndonjë nismë që Akademia e Shkencave dhe e Arteve në Prishtinë apo Akademia e Shkencave dhe e Arteve në Tiranë, të kenë hartuar ndonjë projekt për të kërkuar mjete financiare nga Qeveria e Kosovës, nga Qeveria e Shqipërisë, apo edhe nga biznesmenët tanë në Kosovë, Shqipëri apo në diasporë, për ta financuar botimin e librit me titull “Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve në shekullin e 20-të.

Kjo do të ishte një përgjigje e fuqishme ndaj librit skandaloz të Serbisë, sepse e vërteta e pakontestueshme është se serbët kanë kryer gjenocid shekullor ndaj shqiptarëve, për çka ekzistojnë mijëra fakte e dëshmi.

“Bota Sot’ është i vetmi medium që ndjek dhe informon lidhur me propagandën skandaloze gënjeshtare të Serbisë, ndërsa Qeveritë e derisotme në Prishtinë dhe në Tiranë, sëbashku me Akademitë e Shkencës dhe të Arteve të tyre, janë treguar tepër indiferente indiferente karshi propaganddës të pa bazuar por tejet të rrezikshme antishqiptare të Serbisë.

Në WEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën Opinione më datë 26 maj 2021 u botua teksti analitik virtuaal për çdo lëvdatë i Opinionistit analist Gjokë Dabaj me titull “ Nëse do të isha anëtar i grupit negocues”.

e përgëzova me një shrim opinionistin Gjokë Dabaj për këtë kontribut të tij të vyer edhe për Qeverinë Albin Kurti 2, që ta kenë në konsideratë analistin Gjokë Dabaj si njohës i shkëlqyer i situatës në Kosovë dhe i historisë mbarë shqiptare në Ballkan, gjatë dialogut Kosovë-Serbi për ta kundërshtuar Serbinë kriminale me fakte e dëshmi se kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë janë trashigimi shqiptare dhe në asnjë mënyrë trashigimi serbe, siç po trumbeton Serbia.

t’i nxitur dhe motivuar akademikët tanë në Prishtinë dhe në Tiranë që ta japin kontributin e tyre lidhur me të vërtetën autoktone shqiptare në Kosovë dhe në tërë trojet shqiptare, karshi gënjeshtrave të Serbisë dhe të Kishës Orthodokse Serbe në dëm të shqiptareve, po i ripërsëris konstatimet e opinionistit Gjokë Dabaj me opinioin e tij virtual me titull “ Nëse do të isha anëtar i grupit negocues” botuar në “Bota sot” të datës 26 maj 2021.

Gjokë Dabaj në opinionin e tij virtual mes tjerash thotë se, “ Qeveria e Serbisë betohet në shkrimin e Kishës Pravosllave Serbe, e nuk betohet as në Ungjillin Katolik dhe as në Kuranin.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është më e përparuar, sepse ajo u jep të drejta të barabarta të gjithë qytetarëve të saj pa marrë parsysh religjionin që i përkasin.

Serbia autonominë territoriale nuk po e praktikon për hungarezët, boshnjakët, shqiptarët, vllehët, ndaj nuk ka asfarë të drejte të kërkojë autonomi territoriale për serbët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Ka shumë serbë që jetojnë ne Rumani, në Hungari, Kroaci dhe në Malin e ZI, por që nuk kanë autonomi territoriale, atëherë përse u dashka që serbët të kenë autonomi territoriale në Republikën e Kosovës, për të patur më shumë të drejta sesa serbët e Segedinit, Temishvarit, Shibenikut apo Vasojeviqit.

Pse Serbia nuk ka kërkuar autonomi territoriale edhe për serbët që jetojnë në Zvicër, Francë, Gjermani dhe Suedi.

Qeveria e Serbisë është laike dhe nuk ka të drejtë të negocojë për kishat orthodokse në emër të institucioneve fetare.

Qeveria e Italisë nuk mund të negocojë për pronat e kishave katolike në cilindo shtet ku ka katolikë.

Qeveria e Turqisë nuk negocon me Qeverinë e Gjermanisë për pronat e xhamive në Gjermani.

Qveria e Greqisë nuk mund të negocojë për pronat e Patriarkanës Orthodokse në Stamboll.

Qeveria e Arabisë Saudite nuk e ven dot para përgjegjësisë Qeverinë e Republikës së Kosovës për pronat e xhamive në Kosovë. Të gjitha këto duhet të sqarohen.

Patriarkana e Kishës Pravosllave Serbe është themeluar në Zhiçe të Serbisë, e pasi Serbia e pushtoi Kosovën e zbriti Patriarkanën në Pejë, pastaj në Prizren dhe në Shkup. Kjo dëshmon se institucioni i Kishës Pravosllave Serbe “udhëtonte” bashkë me operacionet e monarkisë mesjetare serbe.

Nuk është në rregull që në bisedimet Kosovë-Serbi midis dy shteteve të sotme të vihet si kusht “legjitimiteti” i pushtimeve të dikurshme të Serbisë mesjetare ne territoret e Kosovës.

Dëshiroj t’ua rikujtoj koordinuesve të këtyre negociatave nga Kosova se fjala Metohi që e përdorën Serbia për Rrafshin e Dugagjinit e ka kuptimin pronë e Kishës.

Monarkia mesjetare serbe është krijuar në territorin arbëror, ne territorin Iliro-Arbëror në qytetin Rrasë të Sanxhakut të sotëm dhe emri Rrasë është shqip dhe serbët e quajnë Rashka.

Dëshiroj t’ua rikujtoj SHBA-ve dhe BE-së se “shenjtorët” serbë pa përjasjtim bashkë me Sava Nemanjiqin të gjithë janë të rremë.

Ne shqiptarët do t’i ruajmë ato kisha si dëshmi historike të vetë kombit shqiptar, sepse ato kisha para shekullit 12-të nuk kanë qenë kisha serbe, por kanë qenë kisha të arbërve brenda Shtetit Bizantin. Shteti Bizantin iku, Shteti mesjetar serb iku, Shteti i turqve osmanë iku, por edhe Shtetit serb që në fund të shekullit 20-të në këto hapësira kreu krime të paparafytyrueshme i ka ardhur koha që të tërhiqet.

Shqiptarët në Malin e Zi janë autoktonë ndërsa malazezët në Kosovë janë të ardhur.

Në Kosovë jetojnë dy kategori serbësh, të mbetur këtu qysh në shekujt e hershëm, dhe ata të ardhur pas vitit 1913.

Serbia serbëve të ardhur në Kosovë u paguan nga 400 dollarë në muaj pa punuar agjë, vetëm që të mos largohen nga Kosova.

Serbia serbët i paguan vetën në Kosovë, e jo në Kroaci apo Rumani, sepse nuk ka ndërmend të heqën dorë nga territoret e kombit shqiptar.

Dialogu nuk mund të vazhdojë pa u sqaruar këto gjëra dhe pa e ndalur Serbia veprimtarinë subversive ndaj Kosovës.

Serbët thonë se në këtë dialog me shqiptarët nuk duan të mbeten pa asgjë.

Përgjigja duhet të jetë. Po nuk u kruajtët ne nuk do t’i bëjmë shkrumb e hi Beogradin, Smederevën, Nishin që ka qenë qytet i shqiptarëve, Çaçakun, dhe fshatrat përreth, nuk do t’i vrasim fëmijët, nuk do t’i përdhunojmë gratë e Serbisë, si ju Kosovë. Kjo është zemërgjerësia e jonë, ky është lëshimi ynë dhe toleranca jonë, që te asnjë popull tjetër nuk do të mund ta gjeni.

Në këto kushte duhet nënshkruar marrëveshja e paqes, por që Serbia t’i paguan reparacionet, me kusht që të mos na ngacmojnë serbët, se ndryshe do ta pësojnë më së keqi”, thuhet në fund të opinionit virtual shkruar nga Gjokë Dabaj.

SANU e Beogradit e ka bërë doktrinë përvetësimin e trashigimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve në Kosovë.

Akademikë, historianë dhe intelektualë shqiptarë nuk duhet të lejomë asesi që Serbia dhe serbët të na e vjedhin kulturën, trashigiminë dhe identitetin tonë kombëtar shqiptar.

Këtë mund ta bëjmë më së miri duke hulumtuar, shkruar dhe publikuar të vërtetën për historinë tonë autoktone në Kosovë dhe historinë mbarë shqiptare sa më shpesh që të mundemi, për t’i eliminuar gënjeshtrat e Serbisë dhe të serbëve që synojnë t’i grabisin vlerat dhe identitetin tonë komëbtar shqiptar.

Serbia dhe serbët e dijnë shumë mirë se sebët në Ballkan janë ardhacakë ne shekullin e 6-të nga Kaukazi dhe se nuk kanë identitet kombëtar serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat