Takimi me patriarkun serb, Lajçak e Palmer, nuk është fer

Opinione

Takimi me patriarkun serb, Lajçak e Palmer, nuk është fer

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 6 qershor 2021 Në ora: 12:24
Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak me përfaqësues të Kishës

I dërguari special i SHBA-ve, z. Matthew Palmer dhe Emisari special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak, ishin këto ditë në Prishtinë, të cilët u takuan pothuaj se me gjithë liderët politik të këtij vendi, në veçanti edhe me krerët shtetëror, me kryetaren Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Tema kryesore e bisedimeve ishte dialogu Kosovë- Serbi, si një ndër temat që i ka dhënë zë kohëve të fundit gjitha mediave të vendit, rajonit, por edhe mediumeve ndërkombëtare, duke ditur se bëhët fjalë për një finale të marrëveshjeve, ndoshta edhe për një njohje të ndërsjellë mes këtyre dy vendeve fqinjësore.

Procesi po vazhdon më tej, dhe koha që po vjen do të krijojë një qartësi në lidhje me këtë çështje shumë delikate, sidomos për palën kosovare, sepse çdo orë e historisë së këtij populli, që pärjashton mundësinë e ndikimit të të vërtetës, do të kërcënohet brenda vetës dhe realës.

Edhe pas çlirimit të Kosovës, edhe pas pavarësisë së saj, sikur kërkohet një përpjekje e vazhdueshme dhe një përkushtim i madh, që këtë vend duhet mbrojtur nga kundërshtarët e saj, por edhe për ta vendosur në një rrafsh vërtetë të pavarur, që ta shohim këtë vend me ritmet e jetës normale dhe imazhet e saj të vërteta, si shtet i lirë dhe sovran.

Palmer një përfaqësues i SHBA-ve, dhe Lajçak, përfaqësues i BE-së, nuk erdhën në Kosovë, se i kishte marrë malli për këtë vend, por ndihet nevoja dhe kërkohet ndërmjetësimi i tyre, që Kosova dhe Serbia, të kapërcejnë edhe këtë sfidë të rëndë, dhe marrëdhëniet në mes këtyre dy popujve të përafrohen dhe përmirësohen.

Ajo që po e mundon opinionin tonë dhe po e përplas herë në optimizëm e herë në pesimizëm, se pse z.Palmer dhe z.Lajçak, gjatë vizitës në Serbi, përveq krerëve shtetëror të Serbisë, ata e patën edhe një takim special me patriarkun e kishës ortodokse serbe Porfirije, kur një takim të tillë nuk e patën me krerët religjioz të Kosovës.

A do të thotë se, a po bisedohet në mënyrë të barabartë, Serbia shtet, Kosova shtet, apo po shihet diçka e veçantë se, edhe kisha ortodokse serbe po e luan një lojë në vete, që ka një ndikim të veçantë në marrëveshjet Serbi-Kosovë, e cila e ka dëshmuar edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, edhe me miratimin dhe bekimin e kishës ortodokse serbe ka hyrë në luftë Serbia dhe u shkatërrua Kosova.

Kisha Ortodokse serbe së bashku me Akademinë e SHkencave dhe Arteve të Serbisë, edhe më herët dhe tani, gjithherë i kanë ruajtur dhe kordinuar marrëdhëniet në mes vete, duke u pozicionuar kundër shtetësisë së Kosovës dhe njohjes së saj nga vendet tjera, dhe këtë pozicion e kanë shfaqur në vazhdimësi në negociatat me BE-në, që Kosova, të mos pranohet në Institucionet ndërkombëtare.

Takimi me patriarkun e kishës ortodokse serbe Porfirije, nga z. Lajçak dhe z. Palmer, nuk po duket fer, edhe pse takimet e tilla dhe takimet tjera të këtyre përfaqësuesve special, nuk mund të kushtëzohen dhe udhëzohen nga opinioni, mirëpo në përputhje me lirinë e njeriut për të shprehur mendimin e tij të lirë, një çështje e tillë do të ishte brengë për njërën palë, apo për palën shqiptare, ndërsa për palën tjetër, apo palën serbe, ndoshta do të ishte vetëm një përmbushje e misionit të vet…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat