Demokraci e menderosur!

Opinione

Demokraci e menderosur!

Nga: Ylli Mece Më: 8 qershor 2021 Në ora: 13:42
Ylli Mece

Ja më së fundi dhe Shqipëria, ënderruesja e madhe e demokracisë e shumë vuajtura” nën diktaturën Enveriane” më së fundi shpaloset ashtu sikurse është, ashtu e zhgënjyer e turpëruar e nëpërkëmbur nga ata që e prostituojnë çdo ditë, pa folur këtu për të huajt të cilët tallen duke na treguar një leter karamele gjithngjyrëshee marnramendëse. Ne fukarenjtë, të cilët nuk kemi parë ngjyra kaq të bukura e ngazëlluese, kënaqemi duke marrë letrën në duar e duke u mburrur jua tregojmë njeri-tjetrit, teksa ëmbëlsirën e hanë të huajt dhe mbas kësaj na e bëjnë me sy duke na premtuar se këtej e tutje çdo gjë do të rregullohet madje na e percaktojnë se Shqipëria meqënse ndodhet në kontinentin Evropian vendin e ka në Evropë dhe jo në Afrikë !

Por përtej meditimeve të kancelarive perndimore dhe ambasadorëve bythëperdredhur të saj, diku në dy fshatra të Tropojës, dy djem të rinj mi ngaterrojnë shumë keq mendimet, madje më bëjnë që dhe unë ta mallkoj kohën e cila na poshtëroi e vazhdon të na poshtërojë kaq shumë, aq sa ajo madje gajaset me të madhe e ngre supet si për të thënë : Po çfaj kam unë ? Unë për të gjithë vendet e globit eci e njëjtë, jini ju ata që sdini se çbëni e me këtë rast ajo duke ecur pa u ndalur na mallkon për paaftësinë tonë. Po pse, si na qenka halli i këtyre dy të rinjve dhe çlidhje kanë këta me demokracinë e shumëpritur dhe me “ diktaturën e mallkuar të Enverit të cilën asnjeri nuk e përjetoi?! Pse jo dhe me kohën që jetojnë ? Në fakt njeri prej tyre vetëm origjinën ka nga fshatrat e Tropojës, sepse aty tashmë jo vetëm i ati e ka braktisur kullën e vet, por dhe i biri, i cili vetëm emrin e ka marrë prej malit të Shkëlzenit dhe nëse e pyet për fshatin e tij se ku bie, rrezik të verë dorën andej nga malet e Kurveleshit, teksa tjetri është e ka ngelur aty autoktonus.

Të dy dy kanë halle, por sikurse thotë populli halli, hallit nuk i ngjan.Tjetri djalosh, është ai që rrezaton më shumë se dielli por që është mbuluar tërësisht nga retë e zeza të sistemit tonë shoqëror, të cilat kanë kohë që kanë mbuluar jo vetëm Shoshanin por të gjithë Shqipërinë..Le të meditojmë pak për djaloshin nga Shoshani i cili kursen lekët 30 lekët e një panieje apo byreku që duhet ta konsumonte çdo mëngjes, pra lekë të gjakut të tij.Dhe pse?Sepse nuk i dilej dhe keto kursime do t’i nevojiteshin për të blerë kostumin e matures. Rrënqethese dhe drishëruese teksa mendon për atë familje prej 6 personash të cilët mbajnë frymën me 5 600 lekë në muaj. E ç’ndryshim kanë ata, por dhe shumë prej nesh nga jetesa në skllavërinë njerzore të dy mijë viteve më parë? Absolutisht asnjë ndryshim! Në pamjen e parë duket sikur me të vërtetë ai “shijon demokracinë,” por demokraci e tij qëndron te fakti se i kanë hequr nga qafa vargonjtë e hekurt të perandorive të ndryshkura skllavopronare, por njëkohësisht po me këta zinxhirët metalikë u kanë prangosur ekonomikisht zemrën dhe shpirtin.

Te ky djalë i ri tropojan i cili mund të ishte nga Shishtaveci, Tamara, Fani, Skozeti Levani Bilishti Mesapliku etj shikoj shpirtin e tij brilant i cili, për të mos ju bërë barrë halleve të familjes kafshonte nga pak me dhimbje të durueshme shpirtin e tij të dhunuar nga të pashpirtët. Por si i ndodhi këtij djaloshi e menderosura demokraci e goditi padrejtësisht dhe sa të tillë ka Shqipëria ? A, i kanë venë ndonjë here gishtin kokës rrumpallokracia, kusarokracia, shkerdhatokracia, banditokracia, vrastarokracia dhe e gjithë klasa e rrufjanokracisë , se te ky djalosh shikojmë një shtresë të tërë që vuan për bukën e gojes ? Si mundet vallë, si mundet të na vrasin kështu në këtë mënyrë dhe ne heshtim? Si nuk futet nje herë në grevë urie nga inati i gjithë parlamenti dhe të djegin mandatet për hallet e popullit duke e vendosur gjithë aparatin shtetëror përballë një të drejte njerzore për të jetuar me dinjitet?! Po puntorët dhe fshatarë,t njerzit që jetojnë në kufijtë e mizerabilitetit, si mundet ta durojnë këtë gjendje?

Shteti, nuk duhet të mburret me nenet kushtetuese që tu sigurojë qytetarëve të vet të drejtën për punë me shkresurina, sepse me të tilla shkresa as “ Balua “ im në fshat që ruan dhëntë, nuk denjon të ngrejë këmbën e prasme e t’i pshurrë, për tu treguar gjithë qënërisë se pikërisht te kjo shkresë fillojnë “qënëria njerzore” që sundon popullin. Jo, shteti së pari duhet tu krijojë mundësinë për fronte pune dhe keto fronte pune happen, vetëm atëhere kur kastës drejtuese i ka ngelur sado pak dinjitet kombëtar, paçka se përjetohet sistemi i egër i kapitalizmit. Te djaloshi nga Shoshani, që rrjtetet sociale mbushen hapsirat boshe të shkrimit, teksa gazetat botojnë me nënvizime, qëndron ajo pjesë e vuajtur e shoqerisë shqiptare e cila duke qenë e dënuarl, mallkon vetveten me shpirt kohën që e zhgënjeu. Po të kujt partive janë ata, që i heqin këto vuajtje mos vallë të selisë së kuqe që u tjetërsua në rozë, apo të asaj blu-së së errët më të errët nga deti i natës?! Të jenë republikanët apo ballisto- zogistët ?! Pfuuu në djall vafshin të gjithë ! E kush pj....dh, për partitë kur bëhet fjalë për mbijetesë tej kufijve njerzorë? Sistemi aktual i sherbimeve sociale eshte nga me të ultit në të gjithë Evropën, teksa a e dini ju se ai djaloshi tjeter me emrin Zeni e që është derivati i parë i atij që i shkaktoi aq tragjedi ketij vendi nuk i dihet se në cilën kabare të Evropës harxhon paratë ?! Babai i djaloshit të parë betohet se për një muaj nuk merr më shumë se dreka e një deputeti dhe se sa ha makina e Zenit në një ditë... hanë 6 shoshianët e familjes në fjalë për një muaj. Dhe Rama se bashku me Rilindjen e tij na mburren se po ecin përpara dhe kaq shumë është lulëzuar Shqipëria sa që merr puntorë nga Bangladeshi apo mbase dhe nga shkretëtirat mongole. Eshte shteti ai që ka cburrëruar dhe ka cvirgjeruar njeriun e ndershëm, pse jo dhe në disa raste është vet shteti ai që i mëson njerzit t’i futen rrugës së krimit teksa disa nga më të ndershmit përfundojnë me vetvrasje! Dhe të tillë në të gjithë Shqipërinë ka me mijera e me mijera.

Mburren shtetarët (Kini degjuar ndonje fjalim deputeti qe te shjaje shtetin qe perse ka te varfer dhe njerz qe vetvriten për hallet ekonomike ?!..Besoj – kurrë !) dhe premtojnë paga te larta. Bukur le ta mbajne fjalën, por a mendon kush për pensionistet dhe familjet që jetojnë me asistencën shoqerore? Do thotë dikush po mirë ore mirë të drejtë ke dhe ti, po shteti ku ti gjeje ? Ti gjeje me sytë plasur e ku të dojë, të mos vjedhin Gjiner , Gjoner, Zaganjore, Mediaiat, Berishajt , Liliputet, Ramët, Rucet, Bashajt, Rulajt, Tritanër e shejtanër,ministra e zv/ministra të cilët pasurohen nepermjet tenderave pa folur këtu për një pjesë të mirë të administrates shteterore te rangut drejtor drejtorish prefekte e n/ prefekte, a bashkishë e deputetë. Apo presin zgjedhjet e tjera të na turpërojnë me rritje pensionesh me 2%. Po mirë o zoti Rama një mësuese qe e hoqen nga puna në ishullin e Sazanit dhe ngeli pa pune i kujt eshte faji qe e mbyllet shkollen atje dhe që ju dhe paraardhesi i juaj i jeppni 16000 lekë? Po ai llogaritar ne ferme a kooperative i cili mbas 20 vitesh pune e kap nje pension prej 8 mije lekë te reja si i behet me atë...a duhet tëjet ojë dhe ai?

Jo, jo z. Rama ! Reformën njerzit e ndershëm e në krye të shtetit e fillojnë nga mos rritja e pagave te tyre,por nga rritja graduale e atyre qe jetojnë në kufijtë ekstremë. Ky do të ishte shteti i të drejtës që ju me ish homologun tuaj kriminel na përbetoheshit se do i kthenit dinjitetin Shqipërisë dhe shqiptarve . Por ja që ai “burri i ndershëm” e i pacipi i cili tashme mbasi vuri në hall Amerikën perbetohet nga avokatitë dhe gjykatat e Parisit se jo vetëm se është burrë i ndershëm që se “ban ma nana”, por se ka në dorë ende planin “b...c... e s”...që ku i dihet se si e kanë kuptimin e që mua ma merr mendja se do të thotë : “Boll se na çatë sumën”. Ja pra kjo është ajo shtresa tjeter ,është shtresa e cila paturpësisht duke vjedhur me të dya duart ulërijnë më fort se të tjerët “Kapni kusarët”! E kini ju dëshirën që si shtet t’i kapni ? Aty i kini . Jua u kaloni në filtër e një për një të gjithëve pasuritë e luajtëshme e të paluajteshme me prokurorë gjykatësa avokatër deputetë ministra rektorë e drejtorë të cfardo lloj rangu, pa folur këtu për evazionet fiskale qe të gjithe i shikojnë, por mbyllin sytë sepse u bashkangjiten mitmarrjeve pa pikë turpi dhe të nesërmen mbajne kumtesa për “rolin negativ të korrupsionit në shtetin e të drejtës. 

Pra bëjeni shtetin funksional në interes te masave të gjera te popullit. Por kjo në kapitalizëm është gjë që sbëhet, sepse shteti nëse do të bënte këtë atëhere djaloshi nga Shoshani i Tropojës mund të ecte i qetë në tokën e tij pa menduar përtej Shqipërisë...sigurisht në këtë rast do vihej në mendime dhe Zeni tjetër i Tropojes, të cilit jo se do i vinte keq për bashkëvendorin e tij, por dhe ai do të vuante shumë për të gjetur rrugë, forma e metoda të tjera se si të punojë sa më pak e të marrë sa më shume, si të vjedhë dhe në të pastajmen të dalë në ballë ndër të parët pët të bërtitur “Kapni kusarët” ! Tani për tani flet dhe ulërin i ati, por kot populli nuk e thotë “Bëmë baba të të ngjaj”! Po vallë do mundet dot shteti ta bëjë këtë gjë ?!

Aq sa Donkishoti realizoi endrren e tij ! Ore mirë që Sala u shpall “non grata” nga amerikanet po sikur të na e bejnë president?! Mos u çuditni, pse a nuk e dinte PS-ja se “Lili-puti” vidhte me te dya duart dhe na e bënë President? E tani duan ta heqin ..pse ngaqë vodhi shumë dhe jua u kaloi të tjerve apo si?! Kështu qe për analogji nuk eshte çudi qe Salen , PS-ja (po ja hodhi dhe kësaj here) të na e bejë president dhe me vonë ta propozoje për shkarkim , sikurse po bëjnë me “Lil-floririn”! Botë e çudirave !

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat