Pse janë të nevojshme partitë e gjelbërta?

Opinione

Pse janë të nevojshme partitë e gjelbërta?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 8 qershor 2021 Në ora: 14:22
Sulejman Mehazi

Gjysma e shëndetit trupor, truror dhe shpirtëror është pastërtia, ambienti i pastër shëron sytë, freskon mendjen dhe lumturon shpirtin.

Shkolla e ushtrimeve mistike ku jemi dhe ne thotë, se, papastërtia është shkaku kryesor i sëmundjeve të ndryshme trupore, psikike e shpirtërore dhe se ambienti i pastër ndikon në trupin, mendjen dhe shpirtin njerezor, se streset, pikëllimet e ngarkesat e mëdha psikike vijnë për shkak ambientit jo të pastër, deponitë e ndryshme natyrore ndikojnë brendësisht në trupin dhe shpirtin e njeriut, sa më shumë papastërti e deponi aq më shumë papastërti e deponi psikike e shpirtërore.

Shkollat mistike, religjioze e fetare thonë se vendbanimet e djajve janë llomet e deponitë, dhe se me anë të deponive të papastërta djajt manipulojnë me njerëzit me sëmundje të rrezikshme psikike e shpirtërore të streseve e veprimeve të pamatura ndaj njëri tjetrit. Sa më shumë llome e deponi, sa më shumë papastërti aq më shume fesate, fjalosje e zenie miqësore, familjare e shoqerore.

Ushqimet më të shijshme të djajve janë deponitë, kënaqen në vendet e papastërta. Luksi më i madh i djajve është papastërtia. Papastërtia për djajtë janë festa të mëdha ku aty ata luajnë, vallëzojne, këndojnë, martohen, dehen me të gjitha papastertite e njerëzve të gjorë e të pakujdesshëm ndaj ambientit të pastër individual, familjar e ambiental ku jetojnë.

Sa më shumë deponi e llome aq më shumë djaj, fjalosje, ofendime, hidhërime, pikëllime, sëmundje, vrasje e vetevrasje, sa më shumë pastërti aq më shumë freski, qetesi, rahati.

Thënia islame, (parafrazoj), mos urrinoni në deponitë e llomeve se aty jetojnë shajtanat e ju sulmojnë  keq me sëmundje të rrezikshme të padukshme psikike e shpirtërore.

Shtojcë:
Nëse thënia e lartëpërmendur islame është gënjeshtër, urdhëroni provoni e urrinoni në deponitë e papastërta për t'u bindur se a do ndikojë me sëmundje psikike.

Shtojca 1
Asnjëherë agjendat partiake nuk i kemi përkrahur dhe i kemi kritikuar, ama agjenda e gjelbërt e BDI-së është për shpirtin tim mistik, agjendë e të pamurit bukur, arti figurativ), e të folurit bukur, (arti letrar), e të dëgjuarit bukur zërin e zogjve. (arti muzikor)
Më shumë është agjendë artistike sesa politike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat