31 vjetori nga mbajtja e simpoziumit shkencorë “Kosova, Sprovë e Ndërgjegjës Mjekësore”

Opinione

31 vjetori nga mbajtja e simpoziumit shkencorë “Kosova, Sprovë e Ndërgjegjës Mjekësore”

Nga: Mr.Donika Hoti Më: 9 qershor 2021 Në ora: 13:34
Mr.Donika Hoti

Rasti i helmimeve i ndodhur në Kosovë në pranverën e vitit 1990 përmes gazrave toksike nga skenari i Qeverisë së Beogradit, ku u helmuan me mijëra të rinj, kryesisht nxënës e në mesin e tyre edhe fosnje të enteve parashkollore. Qeveria e asaj kohe doli me një komunikatë zyrtare kinse në Kosovë nuk pati helmime, mirëpo e gjithë kjo ishte “Një inskenim i përgaditur nga separatistët”, mandej duke i quajtur të helmuarit si “Aktorët të bukur të Kanës”. Mjekët të nacionalitetit sërbë e thyen dhënien e betimit të “Hipokratit”, duke e refuzuar mjekimin e të helmuarëve të nacionalitetit shqiptarë. Si reagim ndaj këtij raporti në Zagreb të kryeqytetit të Republikës së Kroacisë me 9 qershor të vitit 1990, u mbajtë simpoziumi shkencorë me temën “Kosova, Sprovë e Ndërgjegjës Mjekësore”. Në këtë simpozium morën pjesë shumë ekspertë të mjekësisë nga mbarë ish-Jugosllavia. Duhet të theksohet se nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë, u ftuan një numër i madh i mjekëve shqiptarë, ndërsa nga Beogradi, një ekipi i përbërë prej tre mjekëve nën udhëheqjen e Ljubomir Eriq si neuropsikiatës me remone. Në simpozium ishte pjesëmarrës edhe kryetar i Komisionit të Dytë të Federatës për çështjen e helmimeve në Kosovë Anton Dolenci, njëherit ekspertë i mjekësisë ligjore nga Universiteti i Ljubjanës.

Çka përmbante simpoziumi “Kosova, Sprovë e Ndërgjegjës Mjekësore”? Anton Dolenci i cili ishte autor i nënshkrimit i “Raportit të Dytë Federativë”, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Dytë Federativ në formë publike u distancua nga hartimi i këtij raportit, duke deklasuar se kinse ai raport u hartua në presion të kohës brenda 24 orëve. Diskutimi i Ljubomir Eriqit edhe pse ishte me oratori të rrallë u hodh poshtë nga se si thoshte ai, në Kosovë kishte induksion psikik masiv dhe këtij induksioni i nënshtrohej mbi moshën 11 vjeçare. Prezantimi i rasteve të helmimit të foshnjave në moshën 3 vjeçare nga enti parashkollorë të Kosovës, saktësisht në qytetin e Gjakovës, e detyroi atë ta ndërroj mendimin duke deklaruar se: “Me duhet të sajoj diçka”.

Argumenti më i fuqishëm në këtë simpozium padyshim ishte publikimi i substancës kimike “Dimetil phospoditionat”, e izoluar në mostrat e urinës nga të helmuarit të Kosovës nga ana Fanjo Pllavshiqit, toksilog dhe biokimist nga Zagrebi. Këtyre zbulimeve duhet shtruar edhe deklarimin e mjekut francez Benedetti, i cili theksohej se: “Në Kosovë pati helmime. Në Kosovë, gjatë pranverës me qëllim janë helmuar 3000 nxënës me gaz deri tani të paidentifikuar”. Ky mjek gjatë qëndrimit në Kosovë kishte pohuar se ka zbuluar molekula klororganike gjatë analizave që i bëri në laboratorë në Paris nga mostrat e gjakut të fëmijëve të helmuar në Kosovë dhe sipas tij “Ky krim është bërë nga agjentët e Beogradit, me siguri agjentët ushtarakë”.

Si u caktua mbajtja e simpoziumit “Kosova, Sprovë e Ndërgjegjës Mjekësore”? Nga një takim spotan dhe miqësor në fund të muajit prill të vitit 1990, ndërmjet otorinolaringologut Besnik Bardhit dhe Slobodan Lang, njëherit ministër i Shëndetësisë në Kroaci, në qytetin e Zagrebit lindi ideja që të organizohet një takim me ekspertë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar. Në takim në theks të veçantë u vu tema “Helmimi i Rinisë Shqiptare në Kosovë”. Mbajtja e simpoziumit në Zagreb, erdhi si rezultat i veprimtarisë shqiptare që vazhdimësi sensibilizonte publikun kroat me të dhënat e sakta.

E gjithë kjo histeri antishqiptare vinte nga politika e Boegradit, që në masë të madhe irritonte shqiptarët që ndodheshin jashtë Kosovës. Ata ishin të informuar shumë saktë nga burimet e sigurta se në Kosovë, të helmuarit ishin viktima të sigurimit sekret sërb. Mandej, pas helmimeve të ndodhura në Kosovë, Qeveria e Beogradit filloi një propaganda të egër ndaj popullsisë shqiptare, posaçërisht ndaj personelit mjekësor shqiptar, që kujdesej për të helmuarit. Minimizohej tregjedia e rinisë kosovare, të gjithë të helmuarit afër 6500 dhe fosnje u quajtën “Aktorë të Kanes”.

Simpoziumi “Kosova, Sprovë e Ndërgjegjës Mjekësore”, u mbajtë me 9 qershor të vitit 1990, në sallën “Drustven Don” në Kaptol. Ky simpozium u organizua si një kundërpërgjigje ndaj dy raporteve federative, që ishin të përpiluan për helmimet në Kosovë. Në këto dy raporte nga ana e dy komisioneve federative të Republikës Socialiste Federative, që punuar lidhur me këtë çështje, thuhej se nuk është zbuluar shkaktari i cili kishte mundur ta shkaktonte “fenomenet e helmimeve” në Kosovë apo më mirë të përdoret termi tjetër zyrtar i tyre “shqetësimet shëndetësore”.

Sipas biokimistit Bujar Domi për t’i vërtetuar se me çfarë elemente kimike janë bërë helmimet në Kosovës dhe analizat e gjakut janë dërguar në Kroaci, Francë dhe Angli. Mirëpo, shumë prej analizave gjatë rrugës nuk kanë arritur në institucionin që i kishte kontaktuar për shkak se forcat sërbe nuk kishin lejuar që të vërtetoheshin. Vlejnë të theskohet se në këtë simpozium ishin mbledhur qindra ekspertë të ndryshëm të botës për t’i dal në mbrojtje edhe vendeve të cilat i dolën në mbrojtje e këtyre helmimeve.

Simpoziumi “Kosova, Sprovë e Ndërgjegjës Mjekësore” është mbështetur nga Konferenca Ndërkombëtare në Paris e mbajtur me 8 shkurt të vitit 1992, ku deklarohet se: “Teza e shqiptarëve të Kosovës me një mori dokumentesh dhe dëshmitarësh – e vërtetuar nga autoritetet e besueshme mjekësore në fund të marsit të vitit 1990 janë përdorur materie kimike kundër nxënësëve, studentëve dhe punëtorëve kryesisht shqiptarë”. Ndërsa, sipas Zyrës Rajonale të Organizatës Botërore Shëndetësore dhe informatën për një hulumtim zyrtar, të kryer me 24 mars gjatë të cilit u zbuluan 4009 persona të nacionalitetit shqiptar që kërkuan ndihmë tetë (8) qytete të Kosovës dhe se deri më 27 mars shumica prej tyre ishin lëshuar dhe në të cilën pastaj konstatohet se: “Se një numër i caktuar mostrash të gjakut dhe të urines ishin marrë në Prishtinë dhe se analizat toskikologjike nuk tregonin praninë e përbërjeve të grupeve të helmeve organofosforike, karbamateve dhe përbërjeve që ndikojnë në kolinesterazë në mostrat që i morrëm”.

Si filluan helmimet e nxënësëve? Helmimet e nxënësëve ishte një skenar i përgaditur nga shërbimi ushtarak sërb, i cili përmes lëshimeve të gazrave toksike me 23 mars të vitit 1989 në qytetin e Klinës, në Vushtri në muajin tetor të vitit 1989 dhe duke vazhduar në muajin mars dhe prill të vitit 1990 në tërë Kosovën, pastaj në shtator në qytetin e Gjakovës, dy ditë para rrethimit të qytetit nga ana e forcës policore dhe duke përfunduar në Podujevë me 19 dhjetor të vitit 1990. Ku u helmuan mijëra të rinj, kryesisht nxënës e në mesin e tyre kishte edhe fosnje të enteve parashkollore.

Në muajin mars dhe prill të vitit 1990, më shumë se shtatë (7) mijë nxënës fëmijë shqiptar të shkollave të Kosovës kërkuan ndihmën e tyre mjekësore nëpër qendrat spitalore të Kosovës. Mjekët të nacionalitetit sërb në disa spitale refuzonin që të pranonin fëmijët e helmuar. Qeveria jugosllave asokohe doli me kumtesën e saj zyrtare se në Kosovë nuk pati helmime, mirëpo e gjithë kjo ishte “një inskenim i përgaditur nga separatistët shqiptarë”. Skenari i tillë e përgaditën si një lloj shfarorëse për së gjalli për rininë shqiptare në Kosovë. Ndërsa, simptomat e nxënësëve të cilit ishin viktimat e këtij helmi toksik ishin shtangim të muskujve, vjelljet, alivanosjet e ç’rregullime ndjenjash dhe shumë pasoja të tjera, që vlejnë të theksohet se kanë lëjnë me pasoja fizike, psiqike dhe shikimit. Ngjarje kjo e cila konsiderohet më e tmerrshme që kishin ndodhur ndonjëherë nxënësëve të cilët e nuk kishin mundur ta kontrollonin vetveten, një akt i cili penalizohet me kodin e etikës edhe Konventën Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut.

Kjo ngjarje erdhi si pasojë e instalimit të politikës së intelegjencës sërbe dhe shfaqjes së tryesnisë antishqiptare, si me përjashtimin masiv nga puna, mbyllja e shkollave, përndjekjeve politike, vrasjeve të qëllimta të djemve të rinj që i shërbenin ushtrisë jugosllave, pas arritjes së nënshkrimit të Memorandumit të Akademisë së Shkencave dhe Artëve të Serbisë në vitin 1986, ku ishte pikënisja e shpërbërjes së Jugosllavisë. Arsyeja kryesore e organizimit të mbajtjes së Grevave të Minatorëve të Trepçës ishte arritja e një statusit të qartë popullsinë shqiptare federatën e Jugosllavisë, duke kërkuar trajtimin e barabartë si të gjitha republikat e tjera në Jugosllavi, mirëpo kjo nuk u realizua një muaj pas mbajtjes së Grevave të Minatorëve, erdhi pikërisht si një kundërpërgjigje e planifikuar nga politika e Qeverisë së Beogradit ta suprimoj Autonominë e Krahinës Socialiste të Kosovës.

Në mbrojtje publike të nxënësëve të helmuar doli akademik Zekiraj Cana në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm mbi të Drejtat për Lirinë e Njeriut të Kosovës, duke theksuar se: “Çfarë urdhëroj unë, në këtë ditë që shënojnë aktin më barabarë, në historinë e civilizimit, Kosova edhe sot po jetojnë një dramë të madhe, por Kosova dhe ky popull do të ketë fuqi ta mposhtë edhe këtë brutalitet dhe terror shtetërorë. Ne do të ngrejmë ballin lartë e më lartë dhe do t’i tregojmë botës së qytetërume se ne dhunë e përmballojmë, me krenarinë tonë dhe kjo rini e hyjna do ta përmballoj deri në fund”.

Ndërsa, mjeku Mazllum Belegu i pyetur nga ish-gazetarët e Radio Televizionit të Prishtinës lidhur me ngjarjen e krijuar gjatë trajnimeve mjekësore dhe dhënies së ndihmës së parë theksoi se: “Ne prej zorrit është dashur me u shëndërru një vend lokal për t’i pranuar këto rast, me qenë se më nuk ka vend nëpër klinika është vështirë tash ta vlerësoj, mirëpo kjo është një helmim masiv, helmimi masiv është baraz me luftën, unë nuk kam has këtë me pa, gjatë luftërave është tjerë punë, mirëpo në jetën civile nuk kam pas rast me lexu diçka të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat