E vogël është Kosova për manipulime dhe rrena…

Opinione

E vogël është Kosova për manipulime dhe rrena…

Nga: Skënder Mulliqi Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:36
Skënder Mulliqi

Dëklarimet  e fallsifikuara e manipulimet ishin karkteristikat e njerëzve tanë të politikës. Pastaj, paraqitjet publike, urretja karshi tjerëve, sadizmi janë karakteristikat shtesë të  shoqërisë së Kosovës. Pa donjë shkas u mësuam me fjalime të tilla dhe me mashtrime të formave më të rënda. Ata që pikërisht për shumë kohë e patën plotë gojën me vlera evropiane, në mënyrë cinike dhe në mënyrë manipulative i vunë në peshore vlerat fundamentale njerëzore dhe vunë në peshore edhe proceset demokratike.

Aq shumë patëm paraqitje publike manipulative të cilat krijuan gjendje të rrezikshme. Dhe më këtë gjendje sikur u mësuam për një kohë të gjatë deri sa erdhen ndyshimet në krye të pushtetit. Vetem të shikojmë rreth nesh se me sa urrejtje dhe jo tolerancë jemi mbushur. Sikur po dojmë të pëlcasim. Ballkani konsiderohet vatër konflikti, e sikur këtë gjë e kemi instaluar mbrenda, e që nuk fletë hiq mirë.

Shtrohet pyetja logjike, si është e mundur që po ndodhemi në një situatë të tillë? Kësaj i thonë primitivizem! Para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve sikur po mbretëron një gjendje historike. Nuk po gjendet një gjuhë e përbashkët edhe për temat e interesit nacional. Mjaftë është bërë më retorika të cilat nuk na dërgojnë askund, apo na dërgojnë në theqafje kombëtare. Pozicionimet e tilla partiake janë bërë të rrezikshme për shtetndërtim dhe mirëqenie. Më këtë logjikë  provinciale të instaluar zor bëhët shteti.

Populli i shumëvuajtur i Kosovës nuk e ka merituar këtë gjendje të rënd politike dhe ekonomike. Seriozisht nga po shkon Kosova? Të lejohen të punojnë forcat e reja politike që kan ardhur në pushtet. Mos të ndalohen proceset për inate persoanale. Kosova është e të gjithëve nuk është e individëve te caktuar kushdo qoftë ai. Vëtem më sinqeritet politik ecet sigurtë përpara.Qëndrimet e diskursit negativ nuk i duhen Kosovës. Nuk na duhet shoqëria e sëmur.

I kemi përpara bisedimet më Serbinë dhe dialogu i mbrendshem politikë është i dobishëm, vetëm duhet gjetur format adekuate. Të parët tanë na kanë edukuar që të dojmë njëri tjetrin dhe të dojmë edhe atdheun dhe kombin. Na kanë edukuar që mos të rrejmë askënd e as shtetin. E vogël është Kosova për gjithë këto manipulime dhe rrena…

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat