Kur do ta njihni Kosovën?

Opinione

Kur do ta njihni Kosovën?

Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi Nga Prof. Dr. Asoc. Enver Bytyçi Më 15 qershor 2021 Në ora: 22:27
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Kjo është pyetja që ka shtruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presientin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në prani të Borrell dhe Lajçak!

Ky i fundit ka thënë "kurrë", ndërkohë që ka bërë përgjegjës zotin Kurti për mosgatishmëri për zgjidhjen e konfliktit midis dy vendeve.

Por është krejt e qartë se pyetja e Albin Kurtit e ka vënë në vështirësi presidentin e Serbisë. Kërkesën për njohje atij ia ka bërë vetë presidenti i SHBA-ve, Joe Biden. Dhe përgjigja e tij "kurrë" është përgjigje edhe për presidentin amerikan! Kjo do të thotë se përgjegjës pëe gjithçka nuk është Kosova, por Serbia dhe liderët e saj.

Mjafton ky rezultat nga kërkesa në formë pyetje e kryeministrit të Kosovës, që ai të marrë mbështetje nga të gjitha forcat politike, edhe të opozitës, për pozicionin që mban ndaj dialogut dhe një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë.

Po ta pyesësh Baton Haxhiun për këtë qëndrim, do të thotë se "këto janë përralla, nuk mundet që Kosova të sillet kësisoj me Serbinë", aq më tepër në prani të përfaqësuesve të BE-së! Kjo është edhe mendësia dhe kërkesa e Beogradit për nënshtrimin e delegacionit të Kosovës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat