Të paarsyeshme akuzat e opozitës ndaj Kurtit

Opinione

Të paarsyeshme akuzat e opozitës ndaj Kurtit

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 qershor 2021 Në ora: 08:03
Adem Bytyçi

Ku ishin këta që i'a sollen gazepin Kosovës në negociatatë me Serbinë, e tani po i japin lexione se si duhet të sillet z.Albin Kurti, në këto negociata.

Në vend që të prisnin që edhe Serbia ta pranonte planin e të dërguarit special të KS, të OKB-së, Martih Ahtisarit, për pavarësinë e Kosovës ,këta nxituan për të hyrë në negociata me Serbinë, si pula pa krye pa e ditur apsolutishit se sa dëme do mund t'i bënin Kosovë në këto negociata.

Nuk ishin në gjendje t'i refuzonin as kërkesat më katastrofale të Serbisë, kundër Kosovës ,siç ishte Asociacioni i komunave me shumicë serbe , të pakicës Serbe në Kosovë.

E pranuan Marrveshjen për Asociacionin , e aprovuan me 2/3 në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe tani të njëjtit pasi mbetën jasht qeverisjës së vendit në zgjedhjet e fundit të parlamentare të parakohshme , i thonë z.Albin Kurtit ,që ta refuzojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe ,të t'pakicës serbe në Kosovë.

Serbia edhe pse e refuzoj planin e paqës të dërguarit special të KS, të OKB, Marti Ahtisarit , nuk hezitojë të hynte në negociata, me palën Kosovare, kinëse për arritjën e një Marrëveshje paqësor , sepse e dinte se do t'i bëheshin koncesione të shumta deri edhe në një Ahtisari +, që do t'i mundësonte Serbisë që të ulej kembë kryq në krye të politikës së shtetit të Kosovës për mes Kishës Serbe dhe atij Asociacioni të famshëm të komunave me shumicë serbe të t'pakicës serbe në Kosovë, të Isa Mustafës dhe Hashim thaqit...

A është e vetëdishme opozita dhe ata negociatorët në ish QEVERITË e Kosovës , të cilët ishin emruar antarë të ekipeve negocuese të Kosovës në negociata me Serbinë, të cilët moren shumë lekë pa marrë pjesë as njëherë në negociata ,se Koava rrëzikohet të formohen dy minishtete serbe në Kosovë:

1. Shteti i Kishës ortodoxe serbe dhe

2 . Minishteti tjetër serb në Kosovë , Asociacioni i komunave me shumicë serbe i pakicës serbe në Kosovë...

Nuk e shof të rrugës që të elaburojë Marrveshjet të cilat janë arritur deri më tani Kosovë - Serbi ,në Bruksel ,sepse kjo tanimë dihet edhe pse transparenca nuk ka qenë në atë nivelin që do duhej të ishte, por do të kisha dashur të pysja Opozitë - pozitë, dhe shumë të tjerë kundërshtar vërtetë të s'muar të Kryeministrit aktual z.Albin Kurti, edhe sa koncesione tjera duhet për t'ia bërë Serbisë në Kosovë , që të merret vesh një ditë se Kosova është më pakë Sovrane se ,që ishte më Kushtetutën e vitit 1974?

Dhe opozita të rri e qetë ,sepse për kundër dëshirës së z.Albin Kurti, Kryeministrit aktual të Kosovës për t'i injoruar apo për t'i zhbë Marrveshejt tuja Kosovë - Serbi, Kur ju ishit në Qeveri, do ta kët të pa mundur , ndonse këtë do të kundështonte faktori ndërkombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat