A është Albin Kurti vlerë kombëtare apo disident politik?!

Opinione

A është Albin Kurti vlerë kombëtare apo disident politik?!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 26 qershor 2021 Në ora: 10:43
Ismail Muqiqi

Figura e Albin Kurtit dhe biografia e ti politike intelektuale dhe diplomatike është shndërruar në toplistën e shumë diplomacive Botërore. Deklaratat e ndryshme të burrështetasve gjithandej Botës si dhe komentet në mjetet e informimit të vendeve të ndryshme po e vlerësojn lartë figurën dhe personalitetin intelektual dhe politikë të Albin Kurtit Kryeministrit të Kosovës. Takimi me Presidentin Francez Emanuel Macron mori publicitet të jashtëzakonshëm në opinionin e gjerë. Qëndrimi i Kurtit në përfaqësimin e interesave të Kosovës i dhanë kuptim të plotë pozicionit të Kosovës në dialogun e barabartë me Serbinë si dy vende të cilat duhet ta respektojnë dhe pranojnë njëra tjetrën si vende fqinjë të cilat kanë përgjegjësi për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit te Ballkanit dhe më gjerë. Përfaqësimi i Kosovës në arenën politike Botërore nga ana e Kryeministrit të Kosovës gjithnjë e më shumë po e rrit imazhin e Republikës së Kosovës dhe qytetareve të saj. Është interesant të theksohet se deklaratat e diplomatëve Botëror dhe burrështetasve të cilët patën rastin përmes takimeve rajonale të takohen me Albin Kurtin u befasuan për të mirë për përgatitjen dhe nivelin e paraqitjes shumë deminzionale të vizionit politikë dhe strategjikë në integrimet euroatlantike të Kosovës dhe Shteteve tjera të Ballkanit. Albin Kurti i befasojë diplomatet me nivelin e dijes intelektuale, politike, me komunikimin brilant të gjuhës Angleze, Franceze, Gjermane si dhe me qëndrimin e ti të një burrështetasi të kohës.

Prandaj Albin Kurti po gëzon përkrahje gjithandej si një lider i ri i Shtetit të Kosovës i cili me karizmin e ti politikë dhe diplomatikë po shndërrohet në model të një Kryeministri, të pa korruptuar me integritet të lartë me vizion të qartë dhe me përkrahje të pa kontestueshme të elektoratit që e votojë në zgjedhjet e fundit nacionale mbi 50%. Këto karakteristika e bëjnë Albin Kurtin vlerë kombëtare të pa kontestueshme përmes të cilit e ardhmja e Kosovës pritet të jetë e ndritshme.

Albin Kurti disident.

Nëse e analizojmë jetën dhe veprimtarin politike dhe intelektuale të Albin Kurtit që nga jeta studentore e deri më sot mund të themi se Albin Kurti ishte edhe disident i rrjedhave politike të cilat ishin të lidhura me pozitën e Shqiptareve të Kosovës gjatë tri decenieve të fundit. Koncepti i ti politikë dhe socialdemokratik ishin kauzat jetësore për ta bërë Shtetin e Kosovës Shtet Sovran, të lirë, të pavarur demokratik, me vlera Evroperendimore ku do të sundojë, dija, konkurrenca dhe mbi të gjitha sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. Gjatë historisë njerëzore popujt të ndryshëm kanë dhënë figura me profil të disidentit politikë të cilët i kanë shërbye atdheut dhe lirisë. Jeta dhe vepra e Albin Kurtit i përngjan pa dyshim kohës dhe veprimtarisë politike Nelson Mandela Leh Valenca Martin Luther King të cilët popujve dhe vendeve ju dhanë shumë për të ardhmen e njerëzimit. Prandaj në kohën në të cilën po jetojmë janë të rralla personalitetet të profilit të Albin Kurtit i cili asnjëherë nuk u zbrapë nga idealet e ti për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Veprimtaria e ti politike në tri deceniet e fundit ishte shumë e bujshme dhe dramatike qoftë në jetën e organizimin e levizjes politike studentore. Po ashtu kontributi i ti në zyrën e UQK-së bashkë me Adem Demaqin, arrestimi dhe mbajtja në burgjet e Serbisë dhe torturat me te egra ndaj ti nga ana e policisë serbe janë të pa harrueshme. Aktiviteti i ti politikë nuk u ndal asnjëherë edhe pas luftës në ndërtimin e Shtetit të Kosovës, në luftë kundër dukurive negative korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Prandaj të gjitha këto që u thanë më lartë e bëjnë Albin Kurtin vlerë kombëtare të cilën duhet ta ruajmë dhe çmojmë të githë kundërshtarët politikë. Popujt e mëdhenjtë gjatë historisë kanë arrit shumë, duke i ruajtur dhe respektuar figurat e çmuara të kohës si asete kombëtare të një populli. Është koha dhe momenti qe edhe ne Shqiptaret më në fund të vedisohemi dhe ta pranojmë realitetin e kohës. Albin Kurtit duhet ti ndihmojnë të gjithë që ta përfundojnë dialogun me Serbinë në të mirë të Kosovës, pa i rrezikuar marrëdhëniet me aleatet tanë përkatësisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është sfida më e madhe jetësore për karrierën e ardhshme politike të Albin Kurtit si liderë i pa kontestueshëm i Shqiptareve të Kosovës dhe si disident i kohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat