Pa gjak shqiptari, pa ndjeshmëri njerëzore…

Opinione

Pa gjak shqiptari, pa ndjeshmëri njerëzore…

Nga: Agim Jazaj Më: 28 qershor 2021 Në ora: 14:24
Agim Jazaj

Shoqëria shqiptare është tronditur me themel e çati, në harkun e 3 ditëve, të shoqëruara me krime më makabre: Humbjen e 4 njerëzve të një familjeje, që vinte nga emigracioni, për të shkuar të malluar e pushuar në Vlorën e Nënës, dhe gjetën vdekjen në Fushën e Kripores, nga goditja e një makine tepër luksoze nga pas, pa e pasur qëllim, por të shfrenuar nga marrëzia e Lukunisë!

Një familje me 4 anëtar, dy bashkëshortët dhe dy fëmijët e tyre janë shuar mëngjesin, dje në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë.

Eduart dhe Silvana Gushi, 44 dhe 33 vjeçe dhe dy vajzat e mitura, Anastasia dhe Eva Gushi, humbën jetën nga goditja fatale e Audit të zi, me targë AA 107 XX, ku ndodheshin; Igli Madani, 22 vjeç, Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.

Krimi e dhimbja shqiptare u thellua me humbjen e 4 jetëve në Velipojë të Shkodrës, si shkak për pronën e “trashëguar”, me “Tapi, ndarjen e Detit”…

Vetëm në Shqipëri kanë dalë pronarët edhe të Detit, të Lumenjve, të Ajrit dhe po tundin Tapit!

Jemi një popull (milet) i pa edukat dhe i pa kulturuar, madje dhe të pa emancipuar. Kemi dhe nje shtet të Inkriminuar, të Korruptuar dhe të Degjeneruar- e prekin dhe e vuajnë shqiptarët- edhe sot e tha qytetari te: Alo Bashkimi!

Kemi një shoqëri të verbër, që shkon pas të marrit. Gjithë shqiptarët u lënduan nga plagët e këtyre humbjeve.

Musaen Zeneli ishte viktima më i ri. Dhe kur nisi ditën e parë të punës, humbi edhe jetën. Në xhepin e jetimit i gjetën 30 lekë. Nuk kishte mundësi nëna e gjorë as ta varroste- birin.

Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj dhe Etmond Gocaj, ishin tre viktimat e tjera. Kudo shqiptarët me gjak shqiptari dhe nga bota me gjak njeriu, u kanë shpëtuar lot nga syt e tyre, përveç Katilit të lindur dhe të Selitur! “Hëngshin Kokën tuaj”.

Kudo në botë kanë ndodhi e krime të tilla, po me këto përmasa dhe më këtë densitet, për këtë shkak nuk gjen në asnjë cep të botës, e lë më në një vend që kërkon të hyj në Eupropë me; këmbë të Pista, shpirt të Korruptuar, dhe gjak Barbari!

Politika, shteti që kërkojnë me pishë shqiptarët, është dhe përgjëgjes, i cili ka çakërdisur, shthurur këtë shoqëri, sepse Shteti është i Mbushur, e përzgjedhur me Barbar, të çakërdisur!

Institucionet shterore kanë mison dhe detyrim të parandalojnë, të ndalojnë dhe të luftojnë marrëzinë, krimin.

Po këtu tek ne çfarë po ndodh?!

Shteti në gjithë piramidën e tij, as e parndalon, as e ndalon, po edhe e nxit krimin. Shteti shthur shoqërinë, “ndërsen qentë të kafshojnë qytetarët”! Ndodh edhe në rastet, kur shtetasit kërkojnë e trokasin në derën e instituconeve për të parandaluar krimin, për të ndaluar krimin dhe për të ekzekutuar vendimet që ka nxjerrë Shteti, për të luftuar marrëzi-krimin, dhe insituconet ngrejën duarat para krimit, janë të lidhur me muret, oshkuret dhe poturet e krimit.

Një nënë Vlonjate kërkonte dje me lot në sy të takonte Kryeministrin përpara teatrit “Petro Marko, po gardhet nuk e lejuan nënën të takonte kryeministrin, që përgjërohet për vlonjatët!

Plaga e nënës kullon gjak, po kryeministri nuk ka nge, ndjeshmëri e dhimbsurinë të ndjej dhe të takonte edhe këtë nënë halle madhe! Halli ishte me Lelin! Ky është shteti që ëndërrojnë dhe meritojnë shqiptarët?! Shqiptarët duhet të bëhen edhe më koshient përpara kësaj Drame të Shoqërisë, për të përciellë ato veti e vyrtyte të shoqërisë së djeshme që na i kishin Zili, sepse shteti nuk u shërben qytetarëve, shqiptarëve.

Jetonim ndonëse të varfër, por në Harmoni dhe në Mirëkuptim, në paqtim me njëri- tjetrin. Ishim të dhimbsur e solidar. Dyert e shtëpive i kishim me Kompesato, pa çelsa sekret, po kishim Zemrat njerëzore dhe gjakun e Njeriut.

Tek fundi i Pallatit nuk ishin ngritur; muret e gurit dhe gardhet e krimit, nuk kishte bushtara të lehin pa pushim, që kafshojnë poturet, kur shkojmë në rrugë, dhe shteti me baxhell, sehirxhi ndërsen bushtrat e tërbuara!

Nuk kishim frikë kur çaninim rrugë të gjata natën.

Tani kemi shpirtin e barbarit dhe në krye kemi zgjedhur më Barbarët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat