Marrëveshtja e Uashingtonit – kur diplomacia heqë “dorëzat” mbetet veç forca e zhveshur

Opinione

Marrëveshtja e Uashingtonit – kur diplomacia heqë “dorëzat” mbetet veç forca e zhveshur

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 29 qershor 2021 Në ora: 09:15
Ruzhdi Peçani

Fotografitë nga nënshkrimi i Marrëveshtjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Srebisë,më 4 shtator 2020, si ngjarje diplomatike në të cilin akter ishin Keryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vučić,në asistencë të Presidentit amerikan Donalda Trump, kishin marrë botën. Protokoli i nënshkrimit të marrëveshtjes,nga shumë analistë,u trajtua si përulje e një shteti të fuqishëm karshi popujve të vegjël, veçanërisht kur ata vijnë nga Ballkani Perëndimor,rajon ky që historia e diplomacisë dhe sot e shef si “barutanë” të Evropës.Pra si rast i rrallë që tani kishte ndodhë në Shtëpin e Bardhë.

Kur Diplomacia publike ndodhë në Shtëpinë e Bardhë !

Protokoli,për të cilin ishin pajtuar Hoti dhe Vučić ,ishte shumë e qartë se nuk ishin të përgatitur për dokumentin që do nënshkruanin,tregoi fundin e diplomacisë publike që u shënua në shekullin e 20, e të cilën e kishte instaluar Presidenti amerikan Woodrow Willson. Kjo e hudhë hequr nga postulatet e idealizmit, presidenti Wilson në Konferencën e paqes në Paris ,1919,kishte vendosur ti bënte një tundje sistemit ndërkombëtar të barazpeshimit të forcave të shteteve evropiane, atëherë fuqive të mëdha kolonialiste,që mbështeteshin apo themelin e kishin në praktikën e diplomacive të fshehëta.

Kemi rastin të këthejllët në mendjet tona, se si gjatë luftës në hapsirat e ish Jugosllavisë, presidenti Clinton kishte intensifikuar përdorimin e të gjitha mjeteve diplomatike dhe ushtarake si dhe presioneve diplomatike ndaj qeverive të shteteve të rajonit. Të kujtojmë Richard Holbrooke dhe „shuttle“ diplomacinë që bënte,me të cilën në Dejton solli tre liderët Franjo Tuđman, Alija Izetbegović dhe Slobodan Milošević.

Po këta i kishin mbyllur në dhoma dhe me metodën e presionit apo “të bindurit”miqësor, më në fund i solli pranë tavolinës dhe kishin nënshkruar marrëveshtjen e njohur të Dejtonit. Gjithë kësaj drame i kishte paraprirë ndodhia prapa kulisave,opinionit i ishte kumtuar vetëm nënshkrimi i marrëveshtjës për fundin e luftës në hapsirat e ish Jugosllavisë.Të kujtojmë se me Diplomaci „presioni“ kan rënë qeveri në rajon, Maqedonia ndërroi emrin, Kosova dhe Mali i Zi u bënë shtete të pavarura.

Megjithatë,tani,me rastin e nënshkrimit të marrveshtjes së Washingtonit,ishim dëshmitar të një situate të paparë.Ishte mëse e dukeshme se si Hoti po dhe Vučić nuk dinin fare se çka do nënshkruanin, po këta qëndronin ulur, si të “akuzuar”para presidentit të fuqishëm të superfuqisë botërore dhe pritnin “aktgjykimin”.Këtë marrëveshtje ,për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë e kishte përgatitur diplomati,emisari i presidentit Trump për Ballkan Richard Grenell. Po ky është edhe autor i Mini Shengenit,duhët thënë se po ky edhe kishte torpeduar Rusët dhe Kinëzët , kështu resurset e rajonit si dhe investimet e ardhëshme do i përshtaten vetëm ineteresave amerikane. Ishte shumë e qartë se marrëveshtja merrte parasysh edhe vizionin e presidentit Trump për interesat nacionale të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë marrëveshtje mes Kosovës dhe Serbisë,në preambulën e së cilës nuk figurojnë emertimet zyrtare të shteteve pra “Srbija”- Beograd dhe “Kosovo”- Prishtina.Dhe ky si komplot ka ndryshuar politikën e jashtme të Serbisë.Edhepse SHBA nuk është palë në këtë Marrëveshtje,shumë pjesë nga kjo shkojnë në interest ë SHBA dhe Izraelit. Kështu Marrëveshtja e Washingtonit duhej kuptuar edhe si një vazhdimësi të “marrëveshtjes së shekullit” apo planit për paqë në Lindjen e afërt,sipas të cilit Jerusalemi do të ishte kryeqyteti i pandarë i Izraelit,përderisa për Palestinezët,të cilët e refuzojnë ,”okupimi i përkohshëm do bëhet i përhershëm”.

Kosova ka përfituar nga njohja e Izraelit,por që të dy shtetet janë vënë në një situatë jo të lakmuar me hapjen e ambasadës në Jerusalem,kjo në kundërshti me rezolutëne KB të 1967 dhe 2017,si dhe kundërshtimit të BE. Guatemala dhe SHBA janë të vetmet shtete që kanë hapur ambasada në Jerusalem dhe tani është edhe Kosova.Me hapjen e ambasadës edhe nga Serbia, kjo do të pësonte në mardhënjet që ka me Turqinë dhe shtetet arabe që kohën e fundit ka intesifikuar mardhënjet.

Kosova kaherë ishte në fokusin e korporatave amerikane.Sipas Strategjisë Energjetike të Kosovës 2013, Kosova disponon me rezerva të mëdha linjiti prej afro 12 mld ton, plumbit, zingut, argjendit, nikelit, manganit, molibdenit dhe borit, andaj në Kosovë bëhet luftë për 1000 mld.dollar të pasurisë minerare. Kompleksi më i madh minerar “Trepça”vlerësohet me afro 500 mld.euro të resusrseve minerare. Korporata amerikane globale është e angazhuar në disa nga lokacionet si Kamencë, Mitrovicë,Korporata Lydian International është e orientuiar në hulumtimet e minjerës së arit në Rahovec.

Serbia obligohet se nuk do shfrytzoj teknologjinë kineze 5G edhepse Vučić,para gjysmë viti i kishte dërguar letër presidentit kinez “vëlla Xi”,në të cilën ishte betuar në “miqësinë e çelikët qindvjeçare”. Pos Kinës, Serbia detyrueshëm duhët ta largoj Rusinë nga loja rajonale të fuqisë. Sipas Marrëveshtjes së Washingtonit Amerikanët marrin sipër menagjimin e sistemit energjetik të Ujmanit.

Raportet mes Kosovës dhe Serbisë sikur janë të ndërlidhura me kompleksitetin e krizës në Lindjen e Mesme,kështu Srbija obligohet që organiztën Hezbollah ta deklaroj si teroriste,kjo do përkeqsoj raportet e saja me Rusinë dhe Iranin.Sipas marrëveshtjes Kosova obligohet se do respektoj vendimin e sajë kushtetues për pronat përreth manastirit të Deçanit.Nga ana tjetër Serbia obligohet të vazhdoj të paguaj afro një mil. euro Bashkësisë jahudite dhe tu dorzoj tërë pronat e viktimave të holokaustit,që nuk kanë trashëgimtar.

Shqipëria dhe Kosova janë aleat strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Qëllimi i SHBA është stabiliteti i Ballkanit. Shqipëria dhe Kosova janë aleat strategjik,me ndihmën e të cilave SHBA bëjnë kontrollin e portës së Adriatikut – portën e Otrantit, kështu pengojn depërtimin e ndikimit rus drejt jug-lindjes së Evropes. Në veçanti pas hyrjes së Malit të Zi në NATO, SHBA kan vënë kontroll të plotë. Me kontrollin e Otrantos Shqipëria dhe Italia nën patronatin amerikan dhe NATO, mbikqyrin dhe pjesënpërfundimtare të projektit kinez të rrugës detare të mëndafshit „Maritime Silk Road“.

Pavarsisht se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO,për SHBA arkitektura e re gjeoplolitike e rajonit nuk është e përfunduar deri kur NATO nuk do jetë mbi sovranitetin e Serbisë.Kjo ishte e pritur që presioni ideologjik dhe ushtarak ndaj Serbisë do të ndodhi,si dhe në rajonet të cilat nuk janë në NATO do forcohet. Dhe tani Administrata amerikane me Presidentin Biden vlerson se ka ardhur momentumi i konfigurimit përfundimtar gjeopolitik të këtij rajoni konform ineteresave gjeoekonomike dhe gjeopolitike të perëndimit, që përfshinë edhe largimin e opsioneve rajonale të Rusisë.

“Serbia de jure ka njohur Kosovën”

Bazuar nga shumë interpretime, Marrëveshtja e Washingtonit, i bërë me ndërmjetsimin e SHBA, si ndërmjetsuese,është juridikisht e obliguar,me një afatizim prej një viti,me të cilën Serbia de jure ka njohur Kosovën. Marrëveshtja përmbajtjen edhe të veprimit dhe në palët e treta – përmban edhe qëllimet kundër ruse,kundër kine dhe kundërarabe,por me këtë përmban forcimin e pozitës së Izraelit në rajon.

Marrëveshtja Kosovë –Serbi përmban 16 pika,15 të parat janë të njejtat në të dy dokumentet e palëve,përderisa pika 16 ndryshon. Në atë të Serbisë qëndron,pika 16,qëndron se Serbia pajtohet që të hapi zyrën e Odës ekonomike në Jerusalem më së largu më 20 shtator 2020 dhe të barti ambasadën në Jerusalem gjerë më 1 korrik 2021.Dhe Kosova të hapi ambasadën e sajë në Jerusalem,gjë që e ka bërë.

Sipas shumë vlerësimeve politike,dokumenti për normalizimin ekonomik,që në opinion njifet si Marrëveshtje e Washingtonit,vlen edhe tani me ardhjen e Presidentit Joe Biden ,gjë që edhe Departamenti i shtetit ka deklaruar këtë.E gjithë kjo ngase,pavarsisht ndryshimeve që ndodhin, politika e jashtme amerikane mban kohezionin.

Nga këtu,tani në retrospektivë,na jep të kuptojmë përse Kryeministri Albin Kurti hezitonte të shkonte ,në 2020,në Shtëpinë e Bardh për një marrëveshtje? Atëher kur administrate e Trump edhe do pajtohej edhe me shkembim teritoresh që kishin përgatitur Vučiċ dhe Thaçi,po palët janë në pajtim.Kryeministri Kurti e kishte të qartë peshën e takimit në zyrën ovale.Ishte i vetëdishëm edhe për pasojat kur ndodhë refuzimi.Që atëher kishte në mendjen e tijë se çfarë ndodhë kur politika i heqë “dorzat”. Ishte treguar proaktiv për gjithë atë që mund të ndodhte,gjë që edhe kishte deklaruar.

Po dhe tani,lidhur me Ujmanin,deklaroi se do e shqyrtojmë dhe bëjmë analizë me shumë kujdes. Kryeminstri Albin Kurti dhe Presidentja Osmani-Sadriu do jenë të kujdeshëm dhe vigjilent për këtë marrëveshtje.Q ë të dy ,këtë marrëveshtje,nuk do e zbërthejnë se ishte një zotim – zotimet në Shtëpinë e Bardhë Administrata Amerikane i trajton si obligative.Vlersohet se Kosova dhe Shqipëria janë aleat të SHBA dhe se kjo është e gravuar në interesat gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Shteteve të Bashuara të Amerikës dhe doktrinën e Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat