Miku i pabesë t'mirën t'a kthen me t'keq

Opinione

Miku i pabesë t'mirën t'a kthen me t'keq

Nga: Adem Bytyçi Më: 29 qershor 2021 Në ora: 09:39
Adem Bytyçi

I'u kemi ndarë shumë mirënjohje burrështetasve ndërkombëtarë.

Ndër të cilët edhe bashkëpunêtorëve të UDB- së, serbe  , Ambasadorit Grenell. Kemi PaGUAR gazetarë të huaj për t'iu shkruar biografi burrshtetasve tanë Kosovar, duke i ngritur në piadestalin më të lartë të lavdisë për patriatizëm dhe menquri.

Tani , kujt do t'i shkonte mendja se para se të dekorohej Rischrd Grenell ,  ky ambasador Amerkon do t'i thurte lavde Car Llazarit dhe do të mundohej që prrallave dhe mitëve serbe të pa qena në Kosovë si qështja e Gazamistanit t'i  jepete një kuptim anti shqiptarë dhe anti Kosovë të pa drejtë. 

Mund të tingllojë si ironike , por sa i përkët ndarjës së mirënjohjeve të hujve , por edhe politikanëve tanë që kanë bashkëpunuar me të huajt, i vetmi i cili na ka mbet pa e dekoruar është Dick Marty, një pro serb dhe anti shqitarë , i cili arriti për ta gënjyer terë botën kinse luftetarët shqiptarë kishin "manipuluar" me organe njërëzore gjatë luftës së Serbisë në Kosovë.

"Lartë madhëria " e tij arriti për ta gënjyer edhe Parlamenti Europianë për të aprovuar një rezulutë për themelimin e një Gjykate speciale për gjykimin e luftetarëve të lirisë së Kosovës ,  të cilët në realitet nuk kishin bërë as një krim të vetëm,  përveqëse se kishin luftuar për ta shpëtuar për aq sa patën mundësi popullatën civile shqiptare në Kosovë nga gjenocidi dhe krimët makabre të luftës të Ushtrisë dhe policisë serbe.

Tani ,nuk kemi kujt t'i drejtohemi përveqse përendisë per ta lutur që atyre që i'u kemi ndarë dekorata  dhe mirënjohje këto nderime mos t'na i këthejnë me të keq , nëse me t'mirë jo!

Sidoqoftë , dikujt mund t'i dukët absurde, por dikur të menqurit thonin ruju atij që i ke bërë mirë, por ndoshta kjo fillozofi e atëherisht është e pa vlerë  sot, sepse ku me ditë e nesrmja mund të sjellë diqka shumë më keq apo shumë më mirë se e sotmia për ne dhe për ata që  në shënjë respekti dhe nderimi u kemi ndarë  Dekorata dhe Mirënjohje ,duke shpresuar se përjetêsisht do t'i kemi miqë dhe do t'na ken miqë deri atëherë kur eventualisht e mira e pjellë t'keqen si në rastin e ish Ambasadorit Amerikan Gernell, i cili vërtetë Dekoratën që i'a ndam në shënjë respekti si një mik i yni , n'a përbuzi pa drejtësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat