Kush janë ata që po flasin keq për Qeverinë Kurti?

Opinione

Kush janë ata që po flasin keq për Qeverinë Kurti?

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 30 qershor 2021 Në ora: 23:41
Albin Kurti

Nuk kanë si të flasin mirë për qeverinë Kurti, përderisa, kjo Qeveri po i arreston jaranët edhe bashkëpartiakët e atyre që e vodhën djersen e popullit.

Nuk është për t'i vajtuar ata që i vodhën bujqit, shtresën më punëtore të shoqërisë, me punën,djersën dhe prodhimet e tyre na mbajnë shpirtin gjallë ne të gjithëve.

Nuk mund të këtë mëkat më të madh se të vidhen bujqit, ata të cilët me djerësen,  mundin dhe punën e tyre ditë e natë na sigurojnë bukën e gojës dhe na bëjnë të pavarur nga prodhimet e jashtme pa të cilat na vështirësohet jeta.

Ata të cilët mbajnë konferenca shtypi dhe e kritikojnë Qeverinë Kurti për 100 ditëshin e qeverisjes , sikur harrojnë se në Ministrinë e partive të tyre po procedohen penalisht  individ për ryshfet , korrupsion, abuzim me detyrën për vjedhje të subvencioneve të bujqve dhe për një seri afera tjera të kundërligjshme.

Reformat e qeverisë Kurti, kundër hajnisë dhe abuzimeve me pushtetin janë të thella dhe të gjithanshme,  veçse ka filluar të ndihet dobia e tyre për një të ardhme më të mirë për vendin.

Masat kundër atyre që kanë abuzuar me pushtetin për interesa të tyre e në dëm të qytetarëve ,do të jenë rigoroze dhe të pa mëshirshme , prandaj bartësit  e fenomeneve të tilla me të "drejtë" nuk kanë si të ndihen rehat dhe mos të luten natë e ditë që sa më parë të bije Qeveria Aktuale Kurti.

Zaten, ky është  shkaku kryesor dhe ndoshta i vetëm, që me aq  ashpërsi po kritikohet qeveria aktuale Kurti, nga ata të cilët potencialisht mund të jenë subjekt të procedurave ligjore për shkak të abuzimeve me pushtetin dhe aferave tjera korruptive .

Gabim janë ata që shpresojnë se Qeveria Kurti, i ka ditët e numëruara, kështu këta vetëm sa shohin ëndrra, me sy qelë, sepse përderisa qeveria Kurti , e lufton korrupsionin, krimin ekonomik të organizuar, e kursen paranë publike  dhe e përmirësoni jetën e qytetarëve , kësaj qeverie qytetarët vetëm sa do t'ia zgjasin jetën edhe më shumë , të bindur se ky është interes i vendit dhe interes i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat