Zgjohu Kosovë!

Opinione

Zgjohu Kosovë!

Nga: Agron Shabani Më: 1 korrik 2021 Në ora: 06:23
Agron Shabani

Konistenca ose pretenca akute, kronike ose permanente, për t'i dukur ose imponuar gjithëmonë i madh (i pari) në skenën, mozaikun ose panoramën e njohur institucionale, parlamentore, politike ose diplomatike të Kosovës, pa potencën, kredencën, kadencën, prezencën, korpulencën, vlerat, parimët, postulatët, atributët dhe prerogativët paraprake në domenin ose kontekstin e njohur intelektual, intelegjent, profesional, trupor (organik), mental (psikologjik) dhe kështu me radhë: Jo vetëm që të bëjnë qesharak (tragjikomik), inkoshient ose dekadent në sytë e opinionit të brendshëm dhe atij të jashtëm, por edhe rob ose recidivist të iluzionëve ose fiksionëve të sëmuara autoritare, totalitariste, karieriste, profeteriste, mentale ose psikologjike, nga kthetërat e të cilave, nuk mund të lirohësh (çlirohësh) edhe pse je viktimë ose pëng i tyre.

"Ti je me i mençuri, me i dituri, me trimi, me meritori, me i pëgatituri etj...!", mos i bësoni kurrë këtij "komplimenti". Të ngjanë në stisje ose kamuflazhë të horave ose lajkatarëve.

Morali, karkateri dhe virtyti i larte njerëzor, respektivisht, të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e maturisë dhe mençurisë në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula  kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive. E hap portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk na duhen.

 

 Pa i harruar këtu edhe mirëshëndetin, mirëqenien dhe lumturinë e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit së bashku me familjen, karirën, profesionin, standardin ose kualitetin e njohur jetësor, intelegjencën e brendshme shpirtërore ose emocionale, stabilitetin e preferuar psikofizik, psikosocial, modelin pesëfaktorial dhe të ngjajshme, në kuadrin e faktorëve të tjerë determinant ose paradigmatik. 

"Në mes Fjalës së Zotit, natyrès, vullnetit dhe vetëdijes sonë individuale dhe kolektive, duhet të ngrisim ose ndërtojmë një ujdi jetësore, qiellore dhe tokësore."(Madeline Dalbrell) 

Ndryshe nga kjo, fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë, si dhe kur pandeh se arsimi, shkenca, edukata, kultura, politika, diplomacia, populli (kombi), shteti, pushteti, liria (çlirimi), pavarësia dhe gjithëçka tjetër, nisin ose fillojnë nga ai, gjegjësisht nga egoja ose libidoja e tij polare, instike, imagjinare ose fiktive, të mbushura ose stërngarkuara me "forcë" ose "enërgji" të madhe iracionale, egocentrike ose egonarciste. 

Natyrisht se kjo mund të quhet edhe egopati, egomani, apo "shizofreni (skizofreni) e butë" ose fillestare, përderisa personi ose indivit nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin. 

Kosova dhe shqiptarët nuk guxojnë të bëhën poligon ose 'arenë e gladiatorëve" të ndryshëm spekulant, agjitues (propagandistik), anarkoindividualist dhe anarkoteorik të cilët përmes ngjarjesh, figurash, personalitetësh ose simbolësh instiktive, imagjinare ose fiktive, lozin dhe manipulojnë vazhdimisht me ndjenjat, emocionet, shpirtin dhe ëndërrat e popullit të shumëvuajtur dhe martirizuar shqiptar nè Kosovë.

Sidomos atëherë kur në emër të empatisë, simpatisë dhe një idolatrie inflatore dhe inflamatore ndaj dikujt tjetër, përbuzën, shpërfillën, injorohën ose nënçmohen ideologjia ose kauzaliteti i lartë shtetror, nacional, historik, politik, ushtarak (luftarak), çlirimtar ose patriotik i popullit ose kombit tonë.

Nuk janë toka, uji, prona (pasuria) dhe statusi final i Kosovë, çështje jetike, strategjike ose gjeopolitike të politikave, konjukturave ose nomenklaturave të ndryshme ditore ose periodike nga vendi dhe bota. Dhe, aq me pak fati i dialogut (monologut) maratonik me Serbinë. Jo.

Kosova është tokë, atdhe ose vendlindje e shqiptarëve. Që nga periudhat e hershme të Neolitit, Paleolitit etj. Me tepër se 5OOO vjet para Krishtit.

U mor vesh se politologjia dhe filozofia e sotme politike, i kanë përjashtuar ose hudhur poshtë, si të tejkaluara, reaksionare dhe anakronike, idetë ode teoritë e ndryshme klasike, proteksioniste, paternaliste, elitare, egalitare, megalomane ose hegjemoniste sipas të të cilave: "shtetèt ose kombet e mëdha dhe me të kualifikuara, duhet të jenë gjithëmonë të fuqishme ushtarakisht, ekonomikisht, teknologjikisht dhe në çdo formë tjetër, për të pasur prezente dhe gjithèmonë aktive fuqinë e tyre ushtarake (luftarake) politike, ekonomike, industriale (teknologjike), ose dominante dhe ekskluziviste për t'i shkelur, sunduar, komanduar ose dirigjuar të vegjlit ose të pafuqishmit.

Ndaj, edhe politika e jashtme ose diplomacia kosovare, duhet ndryshuar (substituuar) ose determinuar qasjen ose aplikimin e tyre në suspektin e një formule ose doktrine të re konstruktive dhe pragmatike të marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare. E jo duke qenë gjithëmonë epigone ose recidiviste e një politike ose diplomacie pllakative, ataviste, forumiane, kabinetike, unilaterale ose monologjike (bla-bla-bla ose tra-la-la!) që i zhvatët ose nënshtrohet vazhdimisht diktatit (ultima ratio ose urbi et orbi), monopolit, llupës ose totelës së huaj -përsa u përket kompromisëve ose koncesionëve të vazhdueshme ndaj Serbisë. Duke i ngjarë kështu politikës ose diplomacisë së beduinëve, gjegjësisht, emirëve, sulltanëve ose sheikëve të pasur (të shantazhuar, inkriminuar dhe korruptuar deri në fytë) nga gjiri (golfi) i njohur persiko-arabik, që penetrojnë ose frekuentojnë (si në "sfilatë mode") me erë nafte dhe benzine, sallonëve ose kancelarive të ndryshme amerikane, europiane, ruse etj., pa ditur, menduar as reflektuar kurrë mbi shkaqët dhe pasojat e politikës dhe diplomacisë së tyre!

U mor vesh se politikani dhe diplomati i sotëm shqiptar ose kosovar, është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i "borgjezisë politike" nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një "kauze" ose "ideologjie shtetrore dhe nacionale" që i zhvatet vazhdimisht llupès ose tutelës ligjore (juridike), materiale (finansiare), sociale, ekonomike dhe politike të "aristokracisë së lartë" industriale ose kapitaliste nga jashtë, prej nga ku shpërthejnë ose shpèrfaqen edhe skemat e ndryshme tè korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surealiste midis politikës shqiptare (kosovare) dhe asaj botërore ose ndërkombtare.

Tek ai natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur flet ose kur flasin nëpërmjet subjektit komplesiv) bartet dhe transformohet në natyrën dhe karakterin e politikës dhe pushtetit të tij (tè saj) politik, diplomatik etj. 

Edhe idetë dhe teoritë qèndrore të diskursit politik, përkthehen në kategori sociale ose societale. Përmes formulimëve, ideve dhe koncepteve determinante dhe paradigmatike, teoria etike dhe estetike paraqesin modelin paradigmatik të dialektikës politike, në kuptimin e puçjes ose bashkimit të popullit me shtetin me pushtetin. (acocial, subkoshient ose ipolitik)

Kompetenca, ingerenca dhe aftësia e tij si politikan, apo si lider institucional, konsiston në veçantinë e të qenit "misionar" ose 'demriurg i vetëm' që arrin të bashkojë emocionet, ndjenjat, epshet, pasionet, dëshirat, dashuritë.., tè bèj çlirimin e subjektit nga objekti ose anasjelltas. Sidomos aty ku ai mendon ose aludon se tejkalon detërat ose oqeanët e ndryshme të kohës, për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektike midis këtyre ose atyre elementëve, që përbëjnë atë që Marksi dhe Engelsi do e quanin dikur "gjëndje të mjerueshme ekzistencialiste të qenieve njerëzore ose politike." 

Nuk shkonë gjithëmonë me bërjen e politikës dhe diplomacisë shqiptare ose kosovare nga ana e liderëve ose politikanëve-shtet dhe shtetit-parti! 

Politika dhe diplomacia bëhën në Akademinë e Shkencave, apo nga qarqët dhe elitat e larta shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera.

Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative. 

Dhe, aq më pak për "heronj", "kalorës" ose "gardian" të ndryshëm "shtetror" ose "nacional" të tipit, modelit ose profilit të njohur partizan, revolucionar ose bolshevik, të cilët, menjëherë e vejnë dorën në brez ose revole, apo e shpifin, linçojnë, pamundësojnë dhe eliminojnë publikisht ose fizikisht, sapo dëgjojnë dhe mësojnë për emrin dhe mbiemrin e një lideri ose politikani të ri energjikë, intelektual, vizionar, profesional dhe intelegjent.

Po e ceku ose ritheksoj prap se në kuadër të 'ritualit' ose 'celebrimit të përbashkët' mirënjohës dhe falenderues të Kosovës dhe shqiptarëve ndaj SHBA-s, Natos, UE-s ose ndaj të gjithë atyre që na ndihmuan dhe na u gjendën pranë kur e kishim mëse vështiri ose kur kishim nevojë: Nuk bën të kalohët në nënshtrim ose poshtërim total ose absolut të Kosovës dhe shqiptarëve ndaj të huajve!

 

Kosova nuk është  koloni e askujt! 

 

Nuk jetojmë në kohën e imperializmit, kolonializmit ose gjysëmkolonilizmit.

Kontinenti plak ka shume ceme dhe komplekse te trashëguara nga e kaluara.

Këto komplekse ose "fenomene" janè të njohura dhe identifikuara në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen e fjetur europiane. Sidomos atëherë kur vullneti ose interesi për t'i sunduar, qeverisur ose eksplatuar njerëzit dhe popujt e vegjël dhe të varfër, bëhen trend kohe, ose "pavetëdije e lartë" politike, diplomatike etj...Si në rendët ose sistemët e dikurshme borxheze, skllavopronare, feudaliste, absolutiste etj.

Fuqitë kryesore të UE-s, i imponohën Rusisë, në emër të kompromisëve ose koncesionëve të vazhdueshme të Kosovës dhe shqiptarëve ndaj Serbisë.

Ndërkaq, shqiptarët e shkretë dhe duarbosh, luftojnë për koc ose për asht.

Papati në Vatikan, ndërkaq bën sehirë.

Thonë se Tali (Talesi) i cili lindi dhe jetoi në Milet  (gjatë shek VI ose VII para Krishtit)- ishte njeri prej kokave më të mençura ose gjeniale në antikë. Ai ishte edhe filozof, edhe politikan, edhe astronom, edhe inxhenier, edhe ushtarak i zoti dhe kështu me radhë.

Se këndejmi, si politikan ose strateg i madh ushtarak dhe politik, Tali (Talesi) atëbotë hodhi idenë ose teorinë e njohur mbi  "Bashkimin ose unionin e qytet-shtetëve të Jonit, Egjeut, Korintit, Spartës, Athinës, Mikenës, Miletit etj."-kundër përsianëve. Ngriti ose themeloi shumë shkolla ose akademi të ndryshme ushtarake, politike etj. 

Gjërat më të mençura dhe më të çmuara në luftërat ose konfliktët e ndryshme ushtarake dhe politike, Tali (Talesi) i quajti kohën dhe hapësirën së bashku me vigjilencën dhe gadishmërinë popullore (qytetare), ushtarake dhe politike.

Talesi (Tali) nuk kishte aspak frikë nga lufta dhe pasojat e saj, por thjeshtë i vinte keq lidhur me fatin e njerëzve ose qytetarëve të vendit të tij që i kishin zgjedhur dhe pranuar liderët ose komandantët e paaftë, inferior dhe injorant.

"Le të digjën me zjarrin e turpit dhe mëkatëve të veta, kjo është hakmarrja ime ndaj tyre!", tha asokohe Talesi.

Ndryshe nga kjo, "nacionalizmi ose patriotizmi" i disa politikanëve shqiptar ose kosovar, vazhdimisht sikur të ngjajnë në sciencefixion ose fantashkencë, sipas të së cilës, kinezët pos orizit, tashti e kanë shpikur ose zbuluar edhe virusin corona (covid 19)- për t'i kontrolluar ose monitoruar armiqt ose kundërshtarët e tyre ( që janë kundër Partisë Komuniste të Kinës dhe lidershipit të saj) me anë të mikroçipëve ose mikrosofëve të fshehur ose maskuar në materien ose substancat e ndryshme sanitare ose injektive-kundër Covid 19!?

Pak histori politike dhe ushtarake nga e kaluara....

Siç dihet, marëshimet dhe invzionet e njohura ushtarake ose luftarake të Napoleon Bonapartës në vende dhe rajone të ndryshme të Evropës Qëndrore, Rusi, Azi, Afrikë, Spanjë etj....Tek popujt dhe vendët e ndryshme të kontinentit të vjetër evropian dhe me largë: Atëbotë pos tjerash, e kishin nxitur dhe stimuluar edhe patriotizmin e zjarrtë shtetëror, nacional dhe historik, përkatësisht, ringjalljen e vetëdijes dhe ideologjisë së njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike në sfond.. Duke i nënkuptuar këtu historizmin dhe ideologjinë e njohur shtetërore, nacionale dhe politike.

 Kjo sidomos tek populli ose kombi gjerman, i cili në kohën e Napoleonit, gjegjësisht, që nga viti 18O6 e gjer në vitin 1815, ishte i ndarë dhe coptuar në 38O  të të ashtuquajtura "shtete " ose "principata të pavarura", ndërkaq, nga viti 1815 e deri me 1849-1871, gjermanët ishin të ndarë ne "35 shtete" ose "principata të pavarura" dhe në " 4 qytete të lira" ose "neutrale". Kjo gjer me ngritjen dhe themëlimin e "Reichut të Dytë Gjerman" ( nën Otto von Bismarkun) me 1849-1871, kur gjermanët dhe Gjermania me në fund ishin bashkuar si shtet dhe si një komb i madh (çfarë janë në të vërtetë).

Ndërkaq, " Reichu i Parë Gjerman" ishte ngritur dhe themeluar në kohën e Karlit të Madh (Karl der Große ) gjatë vitëve 8OO-834 -në mesjetë.

Se këndejmi, grofi (baroni) i njohur Valentin von Stein dhe kancelari i atëhershëm i Mbretërisë së Prusisë, Karl August von Hardenberg, thuhet të kenë qenë arkitetktët ose instruktorët e parë ose kryesore të "Aleancës së Rajnës" (18O3-18O7); nga e cila do lindnin si te thuash edhe idealet, vizionet dhe konceptët e para shtetërore, nacionale dhe reformatore në domenin e rregullimit të përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik të ish Mbretërisë së Prusisë etj. Duke u konfirmuar dhe justifikuar edhe me " Paqen e Schönbrunnit" me 18O9 etj.

Ndonëse, gjithnje duke menduar në reformat e njohura shtetërore, nacionale dhe politike të Valentin von Steinit dhe Karl August von Hardenbergut që sollën edhe betejen (luftën) e njohur të Leipzigut me 1813, të njohur si "beteja dhe fitorja e madhe e popullit" ( kundër ushtrisë së fuqishme të Napoleon Bonapartes)  me 1813.

Pa i harruar këtu edhe luftërat ose betejat e njohura të Trafalgarit ( me 18O5) dhe Vaterlosë (1814), respektivisht, fitoret e njohura të "forcave të koalicionit të madh" ne luftë kundër Napoleonit -nën komanden e admiralëve dhe gjeneralëve të shquar anglo-gjerman si Nelson, Welington, Blücher dhe të tjerë. Duke shënuar në këtë menyrë edhe fillimin e fundit të forcës ose fuqisë së pakontestuar ushtarake dhe politike të  "l´grande nationit francez" në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale gjatë kohës së sundimit të Napoleon Bonapartës etj. Gjegjësisht, përmbysjen e Napoleon Bonapartës dhe  ´frytëve´ ose idealeve të njohura të Revolucionit të Madh në Francë nga pushteti gjatë vitit 1814 dhe 1815. 

Kjo donë të thotë se Napoleon Bonapartën dhe ´frytët ´e mesipërme të Revolucionit të Madh në Francë, asokohe i kishin përmbysur nga pushteti shtetët e njohura anëtare të "koalicionit te madh" ushtarak dhe politik në bashkëpunime të ndryshme eksterne dhe eksplikative me levizjet e brëndshme të burbonëve, zhirondinëve dhe jakobinëve të pakënaqur ose në revoltë.

Me 1815 se këndejmi, u ngrite dhe themelua edhe e ashtuquajtura "Aleanca e Shënjtë" ose "Pentarkia e Madhe", si rezultat i vendimëve të njohura të vendëve anëtare të " koalicionit të madh "politik dhe ushtarak- kundër Napoleon Bonapartës në "Kongresin e Vjenës" të mbajtur në po të njëjtin vit (1815 ) -nen parullat dhe sloganet e njohura te " meshires" ose " vullnetit te Zotit" si dhe te" legjitimitetit mbreteror" ose "dinastik" te oborreve te ndryshme mbreterore ose absolutiste te kontinentit te vjeter evropian. 

Ndryshe nga kjo, "Kongresi i Vjenës" dhe themëlimi i mevonshëm i "Aleancës së Shënjtë" ose "Pentarkisë së Madhe" në këtë drejtim, pos tjerash, fuqitë e atëhershme politike dhe ushtarake brëndapërbrënda "koalicionit të madh", asokohe i kishin ndarë ose pozicionuar në dy  "blloqe" ose "tabore" të ndryshme  politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike etj. Përkatësisht, në "bllokun liberal" dhe utilitar të përbërë nga Anglia ( B.Madhe), Selia e Shènjtè (Papati ) në Vatikan, SHBA-së etj., si dhe në "Bllokun konservativë" ose "ideologjik" të përbërë nga Rusia, Prusia dhe Austria.

Për të vazhduar kështu me një varg kongresësh, konceptesh ose sistemësh të tjera politike, ideologjike, fetare, ushtarake dhe diplomatike për shumë vite ose dekada me radhë. Gjegjësisht, me " Kongresin e Aachenit" me 1818, "Kongresin e Opavës" me 182O, "Kongresin e Lubjanes" me 1821, "Kongresin e Veronës" me 1822 dhe kështu me radhë.


 Për  me tepër ndërkaq, për dallim të të ashtuquajturit "bllokut konservatorë" ose "ultra-absolutist" të Lindjes ( Rusisë) dhe Evropës Qëndrore, të inicuar dhe ideuar asokohe nga carët (mbretërit) e atëhershëm të Rusisë si Aleksandri I-rë, Aleksandri II-të, mbretëresha Katarina etj... "Blloku liberal" dhe utilitarist i kryesuar nga Britania e Madhe, SHBA-s etj...Në radhë të parë ndodhej i identifikuar me personalitetet e shquara të udhëheqësit (liderit) të atëhershëm britanik, George Canning dhe homologut të tij amerikan, Monroe, të cilët atëbotë i kishin refuzuar në menyrë kategorike (me forcë) konceptët, doktrinat  ose teoritë e ndryshme dominante dhe ekskluziviste të Rusisë cariste dhe "aleatëve të saj" nga "blloku konservator" ose "ultra-nacionalist" mbi "ndërhyrjet" dhe "solidaritetin e përbashkët" politik dhe ushtarak të "Pentarkisë së Madhe" në të gjitha vendët e ndryshme anëtare ose nënshkruese të "marrëveshjes" ("traktatit")  të njohur ushtarak dhe politik  të "Aleancës së Shënjtë" oye "Kongresit të Vjenës" me 1815. Duke i quajtur dhe kualifikuar në këtë kontekst sugjerimet dhe  "rekomandimet miqësore" të Rusisë  etj., si ndërhyrje në punët e brëndshme dhe cenim flgrant të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të njohur shtetëror, nacional dhe politik të SHBA-së etj.( Kujto këtu "Doktrinën" e njohur të presidentit Monro dhe Kongresit Amerikan me 1823 së bashku me Deklaratën e njohur të Georg Canningut të Britanisë së Madhe -kundër intervenimëve të jasthme në punët e brëndshme të Spanjës, Italisë, Portugalisë, SHBA-se dhe vendëve te tjera gjate vitit 1826 etj.).

 

 Në këtë menyrë, nepër etapat ose periudhat e ndryshme të revolucionëve, reformave ose restaurimeve të njohura politike, historike dhe ideologjike në Evropë etj: Nga viti 182O dhe gjer në vitin 1848 , do shfaqen dhe manifestohen edhe levizjet e njohura nacionale dhe liberaliste nepër vende dhe rajone të ndryshme të kontinentit të vjetër europian dhe me largë si "Risorgimento" ose "Giovine Europa" të Giuseppe Mazzinit, Garibalidit ose Camilio Cavourit në Itali, "Levizja Ilire" në Kroaci-nën udhëheqjen e Juraj Krizhanicit dhe intelektualeve ose patrioteve te tjere kroat si Franjo Supillo, Dr. Ante Starçeviç etj.,,Levizjet e njohura në Spanjë dhe Portugali të Maria Kristinës, Don Pedros, Don Karllosit, Don Miguelit ose Maria da Glorias ,ne Poloni, Çekosllovaki dhe kështu me radhë. 

 

Ndonese, pa i harruar ketu edhe " Mbretèrinè e Bernadotit" (Ish gjeneral-marèshallit tè njohur tè Napoleonit) ne Suedi te ciles me vone do i bashkohet edhe Norvegjia ( pas çliirimit te saj nga " kurora mbreterore" e Danimarkes) ne formen e "Unionit Mbreteror" te Kalmarit , " Aleanca e Kantoneve Helvetike" ( Zvicres)-te ciles dikur me vone do i bashkohen edhe Kantonet e Gjeneves,Valisit dhe  Nojshatellit ( Neuschatel) etj.


Gjermania dhe Italia e asokohshme se kendejmi, kishin dalur nga luftërat dhe përpkekjet e lartëpërmendura çlirimtare dhe patriotike- kundër Napoleon Bonapartës si një " bashkësi  shtetësh" ose "principatash" të ndryshme nën udhëheqjen e atëhershme të "Lidhjes (Liges) se Madhe Gjermane, asaj Italiane etj".


 Ndërkohë që livizjet e mevonshme shtetërore dhe nacionale në Gjermani, Itali dhe në vende të tjera, ishin projektuar dhe konceptuar asokohe mbi bazën e njohur të identitetit nacional dhe kulturorë si dhe te lidhjeve ose aleancave të ndryshme studentore ose akademike nepër vendët e lartëcekura përkatëse ose respektive ( Gjermani dhe Itali).  Duke i sfiduar, eklipsuar dhe detërminuar në këtë kontekst të të ashtuquajturin "sistemin" e Harderit ose Metthernicut  së bashku me " absolutizmin" e Bachut si dhe konceptet, teoritë dhe projektët e atehërshme "dualiste" dhe "rezidencialiste" në mes "Dinastisë së Habsburgëve"(Austrisë) dhe "Federatès Gjermane" ("Deutscher Bund")-sipas të të cilave , Vjena e asokohshme ishte qënder rezidenciale, ndërsa në Frankfurt mbi Majnë, ndodhej parlamenti (bundestagu) i përbashkët austriako-gjerman. Dhe, si reaksion i tyre final ose përfundimtarë, zhvendosja e parlamentit dhe rezidencës mbretërore ose presidenciale të Prusisë nga Berlini në Brandenburg, gjegjësisht, e asaj të Austrisë nga Vjena në Kromörisch.


Në anën tjetër ndërkaq, me rastin e Konziliumit ( Koncilit) të Parë të Vatikanit, të mbajtur dhe organizuar asokohe me temën bosht të heqjës ose eliminimit të dogmës së deriatëhershme fetare ose enciklike mbi "Papën e pagabuar" ose "mbiligjorë",gjatë vitëve 1869-187O në Itali do binte "Shteti i Papës" (Papati) dhe do ngritej ose themelohej "Mbretëria" ose "Republika e Parë Italiane" në vitin 187O.

 

Të gjitha këto ngjarje ose zhvillime të ndodhura ose zhvilluara në menyrë paralele ose kohabitative me ngjarjet e njohura epokale dhe historike në SHBA-s.
 

Në retrospektiven e disa ngjarjeve dhe zhvillimëve të ndryshme ushtarake dhe politike para dhe pas dy luftërave të mëdha botërore, ia vlent të cekën faktët e ndryshme si më poshtë: 

"Që nga ngritja dhe themelimi i ish Jugosllavisë së Pashiqit, Karaxhorgjeviçit, Titos, Rankoviçit etj. Përkatësisht, gjatë periudhës së njohur kohore 1914-1918 ose 1918-1945-199O etj., nepër burgjet dhe kazamët e ndryshme serbiane e kanë gjetur vdekjën afro 1OO mijë shqiptarë autokton ose etnik në Kosovë dhe në hapësira të tjera të ish Jugosllavisë." Do shkruante kështu kohë ose vite me parë e përditshmja prestigjioze dhe autoritative gjermane " Die Welt" e Berlinit. Kjo, akoma pa ia filluar lufta dhe masakrat e egra të soldateskës dhe falangave të egra serbo-çetnike kundër popullatës se pambrojtur shqiptare (kryesisht gra, pleq dhe femijë) gjatë luftës së fundit në Kosovë.


Thuhët se nga dhuna, terrori dhe masakrat e egra të atij vargu të zgjatur shovenësh dhe animalësh të tërbuar prej serbo-çetnik, e kanë gjetur vdekjën, gjegjësisht, janë vrarë, zhdukur dhe masakruar me tepër se 2O mijë qytetar shqiptar. Ndërkaq, nuk dihet për fatin e mijëra qytetarëve të tjerë shqiptar të zhdukur pa gjurmë që nga koha e luftës dhe pasluftës në Kosovë. Mos të flasim këtu për aktët ose rastët e ndryshme të maltretimëve, abuzimëve ose përdhunimëve të ndryshme shpirtërore, morale, fizike dhe të tjera të femrave ose grave shqiptare në Kosovë nga ana e çetnikëve dhe psikopatëve të ndryshëm serb, rusë dhe të tjerë gjatë luftë së fundit në Kosovë....!!!
Dhe, të gjitha këto së bashku në formën ose profilin e e mbrojtjes dhe kultivimit të "bashkim-vëllazërimit" të dikurshëm proletar dhe internacionalist nën "mbretërinë" ose "federatën" e sllavëve të jugut, gjegjësisht, në emër të "vlerave të larta të luftës nacionalçlirimtare dhe patriotike të popujve jugosllav dhe të tjerë me 1941-1945. Shih Ti!

Se këndejmi, nepër filma, kinema, në riadio-televizion, nepër gazeta të ndryshme, libra, romane ose litëratura të stisura dhe kamufluara socrealiste , proletare, kominterniste, informbiroiste, internacionaliste, komunopansllaviste dhe të tjera; na ka rastisur të shohim, dëgjojmë dhe lëxojme shpesh mbi "epikën" dhe "heroikën e pashoqe" të "partizanëve" të Titos, Stalinit, Enverit, Zhukovit dhe komandantëve ose komesarëve të tjerë politik ose ushtarak -kundër ushtrise së fuqishme gjermane tè Fühterit (Dritè Pastè!) dhe asaj italiane të Benito Musolinit ose forcave të tjera aleate në kuader të " Paktit të Çeliktë" - gjatë Luftës së Dyte Botërore. Madje, edhe për shumë trille, stisje, genjeshtra, spekulime (mashtrime) ose brroçkulla të ngjashme dogmatike dhe tepër lajkatare ose demagogjike nga aparati i njohur mashtrues ose propagandistik i sistemëve (regjimëve) të dikurshme diktatoriale dhe komunopansllaviste në Beograd, Moskë, Tiranè, Prishtinè etj.

Në këtë kontekst të mesipërm agjitues ose propagandistik, të njohura gjithashtu janë edhe praktikat dhe teoritë e ndryshme luftarake ose ushtarake, gjegjësisht, doktrinat, teoritë dhe karaktersitikat e njohura të luftërave të ndryshme politike, ushtarake, speciale, subverzive, diverzive, psikologjike, propagandistike, ideologjike etj. Duke menduar dhe reflektuar këtu për pak çaste në " konceptët", teoritë , praktikat ose "doktrinat" (indoktrinat)  e ndryshme politike, ushtarake, ideologjike dhe të tjera të Stalinit, Hrushçovit, Brezhnjevit, Kulikovit, Zhukovit, Justinovit, Sokolovit, Jazovit, Andropovit, Titos, Rankovicit, Pijades, Kardelit, Raif Dizdareviçit, Kadijeviçit, Ljubiçiçit, Dollancit etj. Kur "partizanët e tyre -fitonin gjithëmonë kundër gjermanëve"!!! Por....

...!


Siç dihet, sulmi (marëshimi) ose ofenziva e përgjithshme e ushtrisë së fuqishme gjermane kunder ish Jugosllavisë, do të fillonte me rastin e bombardimëve masive të Beogradit nga ana e forcave ajrore dhe atyre artilerike të Reichsverit të fuqishëm gjerman dhe forcave të tjera aleate, me 4 prill te vitit 1941. Duke shënuar në këtë menyrë edhe fiiilimin e fundit, respektivisht, nënshtrimin dhe kapitullimin e të të ashtuquajtures "armatës partizane" të Titos etj.- përballë makinerisë së fuqishme ushtarake të Gjermanisë brenda një periudhe të shkurtër ose rekorde e cila do zgjasi vetëm njëmbëdhjetë ( 11 ) ditë. Asnjë ditë me shumë. Kështu me 9 prill të vitit të lartëpërmendur 1941, nga forcat e fuqishme gjermane do të pushtohen Nishi dhe Shkupi, me 1O prill Zagrebi, me 12 prill Lubjana, me 13 prill Beogradi, me 14 prill Sarajeva, me 17 prill Dubrovniku dhe kështu me radhë...Në duart e ushtrisë së fuqishme gjermane, njëra pas tjetrës do bien si kulla prej letre dhe do pushtohen qytetët, vendbanimet ose hapësirat e tëra (të përgjithshme) të Jugosllavisë së dikurshme. 
Në këtë frymë të përgjithshme nënshtruse dhe kapitulluese, me 17 prill të vitit 1941, A. Cincar - Markoviç dhe gjenerali serb, R. Jankoviç, si të deleguar ose të autorizuar të posaçëm dhe të plotfuqishëm të ushtrisë (armatës) dhe pushtetit të atëhershëm jugosllav, në Shtabin e Përgjithshëm Komandues të Ushtrisë së Dytë Gjermane, asokohe do e nënshkruajnë kapitullimin e përgjithshëm dhe të pakusht të Jugosllavisë.


Në këtë prizëm, udhëheqësi i atëhershëm popullist ose nacionalist i Kroacisë, Ante Paveliç me ndihmën e "Reichut të Tretë Gjerman" si dhe regjimit të Musolinit, do e ngritë dhe themelioi "shtetin e pavarur kroat ( lëxo: Neovisna Drzhava Hrvatske- NDH) me seli ne Zagreb, të cilit dikur me vonë do i bashkangjitët edhe një pjesë e konsiderueshme e Herceg Bosnjës, Dalmacisë, Istrias (Istrës), Trogirit, Zagorjes, Mexhimurjes, Sllavonisë, Naranjes, Vojvodinës etj. Kroacia ishte deri nè Zemun ose Novi Beograd.

Mos të flasim kësaj radhe mbi depërtimet dhe marëshimët e fuqishme dhe truimfale të soldateskës (ushtrisë) së fuqishme gjermane pothuajse në të gjitha hapësirat, teritoret, vendbanimet ose qytetët me të rëndësishme ose kryesore të ish Bashkimit Sovjetik- gjatë Luftës së Botërore. Respektivisht, për kapitullimin dhe dezertimet masivë të ushtrisë së kuqe rusosovjetike- përballë makinerisë së njohur luftarake ose ushtarake të Gjermanisë, pothuajse në të gjitha fushat ose frontët e mundshme të luftës. Kjo, deri me ardhjen në ndihmë të forcave të njohura të "koalicionit të madh antihitlerian" ( kryesisht forcave anglo-amerikane) të cilat asokohe i shpëtuan rusët të tjerët nga pushtimi dhe invazioni total i soldateskës së fuqishme gjermane.

Ndryshe nga kjo, pas të të ashtuquajturit "unionit personal" në mes Shqipërisë dhe Italisë, gjegjësisht, "okupimit të sofistikuar" të Shqipërisë nga ana e Benitto Musolinit, Viktor Emanuelit dhe brigadave të njohura (fasci di combatimentto) me 7 prill të vitit 1939: Gjate vitëve pasuese 1941, 1942, 1943 etj., në formë " shëmbujsh" ose "modelësh" të ndryshme serbo-jugosllave, perkatesisht, ne formë lufte dhe rezistence të armatosur, apo, levizjeje të njohur nacionalçlirimtare dhe patriotike të popullit shqiptarë- kundër pushtimit të mesipërm italian etj. Me sugjerimet dhe instruksionet paraprake të ish Partisë Komuniste të Shqipërisë ( PKSH-së ) dhe lidershipit të saj politik , do të formohet Këshilli i atëhershëm Kombëtar - Antifashist i Shqipërisë dhe Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare. Paralelisht me këto të fundit; edhe Fronti Popullor Shqiptar i njohur përndryshe si Balli Kombëtar Shqiptar me qëllimin e tij final ose kryesor të Bashkimit Kombëtar të Shqiptarëve dhe Krijimit të Shqipërisë Natyrale dhe Etnike në Gadishullin e njohur Ilirik ose Ballkanik.

Ndërkaq, pas kapitullimit të Itlisë së Benitto Musolinit: roli dhe pozita e mehershme (okupatore) e ushtrise italiane në Shqipëri, do zëvëndësohet ose "transformohet" si të thuash nga "Reichu i Tretë" ose Ushtria e fuqishme gjermane. Dhe kjo, nën moton e "luftës dhe kontrubutit të perbashkët shtetëror dhe nacional- kundër pushtimit të mesipërm italian etj. ( lëxo "traktatin" ose "aleancen" e njohur mes Ballit Kombtar dhe Faktorit të njohur Gjerman mbi krijimin e lartëpërmendur të Shqipërisë Natyrale dhe Etnike etj.). Ndërkohë që Gjermania dhe Italia kanë qenë miq dhe " aleat të çelikët" politik dhe ushtarak (luftarak ) deri në pjesën e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Ndonëse, sipas burimëve të ndryshme ushtarake dhe politike të Luftës së Dytë Botërore dhe të tjera, thuhet se edhe gjermanët dhe italianët ishin angazhuar si të thuash në favor të bashkimit natyral, politik, historik dhe gjeografik të Kosovës dhe visëve të tjera etnike dhe historike të shqiptarëve në Ballkan me Shtetin e tyre Ëmë- Shqipërinë.Respektivisht, për krijimin e Shqipërisë Natyrale dhe Etnike në këtë sfond. 

Po të mos ishin sulmet dhe bombardimet e fuqishme gjermane gjatè LDB-s, serbèt do i kishin zhdukur ose shfarosur masovikisht shqiptarèt dhe kroatèt. 

Thuhet se arkitektët ose ideologët kryesor të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe dikur me vonë edhe fillimit të luftës dhe armiqësive të mesipërme të shqiptarëve kundër italianëve dhe gjermanëve, gjegjësisht, të lidhjëve, miqësive dhe " aleancave vëllazërore" të shqiptarëve me serbët, malaziasit, maqedonasit, rusët ose popujt dhe vendët tjera të ish "hemisferës lindore" dhe bllokut të njohur bolshevik dhe komunopansllavist: Në radhë të parë kanë qenë agjentët ose bashkëpunëtorët e ndryshëm të KGB-së ( NKVD-së), "Informbirosë" ose "Kominternës" si Josip Broz Titoja, Svetozar Vukmanoviç-Tempoja, Millovan Gjillasi,  Milladin Popoviçi, Dushan Mugosha , Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat