Letër publike, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit

Opinione

Letër publike, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit

Nga: Ragipi Guraziu Më: 1 korrik 2021 Në ora: 12:21
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Sepse Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë së Serbisë, Petar Petkoviq tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është më mirë të përgatitet për dialog në Bruksel sesa të vinte në veri të Kosovës. Ai të porosit; Petar Petkoviqi thotë Albin Kurtit të mos shkojë në veri të Kosovës?!

Petkoviq të kërcënon?!

Pra, sipas Petkoviqit, Kurin në Bruksel po e presin bisedime të vështira për të gjitha çështjet e hapura.

“Ai do të duhet të përgjigjet para ndërmjetësuesve evropian pse të kthyeres së vetme në Gjakovë, Dragica Gashiq, nuk iu lejua një jetë dinjitoze”, tha ai.

“Ne e kuptuam mesazhin e tij se ai është i gatshëm për gjithçka, ne thjesht i kërkojmë që të mos luajë me çështjen e sigurisë së popullit serb në Kosovë dhe le ta kujtojë atë që njerëzit mendojnë për të, kur ai u përpoq të ecte nëpër këtë pjesë në fillim të vitit”, tha Petkoviq.

Ndryshe, sa i përket Dragica Gashiqit,ajo deri tash ,jo veq duhet të arrestohet,por veq është dashur të jetë e arrestuar,sepse ishte milice e serbisë.Gashiq, person “i padëshiruar në Gjakovë”

Kthimi i Dragica Gashiqit në Gjakovë, ka nxitur reagime të shumta në këtë komunë, por protestat që ishin paralajmëruar për të hënën, megjithatë, janë anuluar.

Dragica Gashiq, tash e disa vite ka kërkuar nga Agjencia Kosovare e Pronës (Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës) që t’i lirohet banesa e saj në Gjakovë, gjë që tash i është mundësuar. Ajo, deri më tash, ka jetuar në Serbi, ndërkaq që, banesa e saj në Gjakovë ishte e uzurpuar.

Në Gjakovë, 11 organizata joqeveritare lokale, kanë thënë se do t’i dërgojnë Qeverisë së Kosovës një peticion, me të cilin kërkohet largimi i Dragica Gashiqit nga Gjakova. Gashiqin, tash për tash, e ruan Policia e Kosovës.

“Me të vërtetë nuk kam fjalë. Policia vërtetë më përcjellë dhe më ruan, hallall ju qoftë. Një serbe ta ruajnë ashtu, kjo nuk ndodh askund në botë. Po të mos ishte mbështetja e tyre, e Policisë së Gjakovës, unë nuk do të mbijetoja asnjë ditë këtu”, tha Dragica Gashiq.

Dyshohet se Dragica Gashiq është e padëshirueshme në Gjakovë për shkak se në kohën para luftës ka punuar në policinë serbe. Por, ajo ka theksuar se nuk i ka bërë keq askujt dhe se në polici ka punuar vetëm si pastruese.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nusret Xhurkaj, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se policia nuk e lejoi Dragica Gashiqin të vendoste “derë të blinduar”, sepse, sipas policisë, për një gjë të tillë është e domosdoshme leja e komunës.

Ai shtoi se policia, e cila sipas tij, “rastësisht ndodhej atje”, e udhëzoi Gashiqin që t’i drejtohet Komunës së Gjakovës.

“Sipas informatave, banesa është pronë e Kuvendit Komunal dhe ju tash mund të drejtoheni këtij kuvendi për të marrë sqarime për procedurat e mëtutjeshme”, tha Xhuraj.

Zyra e kryetarit të Komunës së Gjakovës, nuk e ka konfirmuar, por as nuk e ka mohuar konfiskimin e derës së re, e cila është synuar të vendoset në banesën e Dragica Gashiqit.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, një zyrtare e kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, e cila nuk ka dashur që të identifikohen me emër, thanë se “komuna nuk mund të japë asnjë deklaratë, tash për tash”.

“Personat përgjegjës janë duke e trajtuar çështjen”, ka thënë që zyrtarja nga zyra e kryetarit të Komunës së Gjakovës, e cila ka paralajmëruar se autoritetet komunale më pas do të dalin me një deklaratë.

Lidhur me të drejtën e Dragica Gashiqit që të kthehet në pronën e saj për të jetuar, deri më tash, nuk ka reaguar shoqëria civile në Kosovë. Po ashtu, deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim as nga Qeveria e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë, në dy ditët e fundit i është drejtuar Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me pyetjet se cili është qëndrimi i tyre lidhur me rastin Gashiq, si dhe a ka ndonjë plan Qeveria e Kosovës për çështjen e kthimit të serbëve të zhvendosur nga Kosova. Por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Në Gjakovë, gjatë luftës në vitet 1998 dhe 1999 janë vrarë më shumë se 1.000 civilë shqiptarë, shumica e tyre meshkuj. Disa prej tyre edhe më tej janë persona të pagjetur.

Thuhet një fjalë e popullit; Bënëm Nënë se të ngjajë

Deri këtu,për këto 100 ditë qeverisje,jeni duke ndjekur politikat e gjithave qeverireve të pas lufte, e sidomos qeverive të 13 vjeteve të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kështu pas hapave të juaj qind për qind edhe Presidentja e Kosovës,që do thotë,deri tashti qeverit e mëparme,u kërnuan nga Vuçiqiq,bile ishte president, ku far Petkovi po hynë ne zemren e Kosovës,Graçanicë,ende më mbrenda Kosovës,kjo nuk ka kuptim,sepse njëherë e përgjithëmonë, duhet forcuar shtetin dhe sovranitetin e shtetit,tani pasandej me i shkarkuar Bortet e RTK etj,e kështu me radhë.

Një po dihet; Serbia me Rusin, dhe kundërshtarët tanë, po edhe ne vendorët po kontribuojmë në këtë aspekt për të keq edhe ma shumë se kundërshtarët tanë, që Serbisë po i konvenon kështu për blerjen e kohës për aspiratat e veta, dhe deri diku ja ka arritur, shi serbet e veriut sa përfituan nga këto zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri e demokraci, për dije e dritë, ka një histori të gjatë e të lavdishme, tragjike dhe heroike njëkohësisht. Ajo është pjesë e pandashme e historisë së popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar, për zhvillimin dhe përparimin, për shtetin ligjor të qytetarëve të lirë e të barabartë.

Serbia dhe miti serb, i përkrahur edhe nga Akademia e Shkencave të Serbisë, asnjëherë nuk e lë rehat Kosovën, shi për këtë, duke pretenduar se 'zemra' e tyre është Kosova!

Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, pasi e kemi pranuar dhe që iu mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë decentralizimin që iu mundësua serbëve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet e që këtë privilegj nuk e shijon asnjë minoritet, qofshin shtetet rajonale, ballkanike, evropiane apo edhe botërore. Këtu nuk po llogaritim vetë shtetin serb, tri komunat e Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare, pa i llogaritur shqiptarët që jetojnë në Beograd, e që ka nja dhjetë herë më shumë sesa serbë në tërë Kosovën, dhe nuk e kanë këtë privilegj sa serbët që jetojnë në Kosovë. Por, jam i sigurt, qind për qind, se këto privilegje as për së afërmi nuk i kanë as minoritetet e tjera në vetë shtetin serb.

Me këto provokime dhe me barrikada nga serbët e veriut të Mitrovicës, e që unë jam shumë i bindur se këto barrikada ishin të organizuar nga mbeturinat kriminele të Milosheviqit dhe strukturave udhëheqjes nga Beogradi, kriminelët të cilët kanë kryer krime në Kosovë, nuk do të kenë dobi, sepse tani e tërë bota është përqendruar dhe e ka kthyer kokën nga veriu i Mitrovicës dhe kthim prapa nuk ka. Kështu së paku ka garantuar Qeveria dhe strukturat e tjera politike të shtetit të Kosovës.

Por, edhe një gjë duhet ditur të gjithë ne dhe të tjerët që janë këtu për sundimin e ligjit dhe rendit kushtetues. Se, në fakt, Kosova, sipas asnjë dokumenti kushtetues të vitit 1974, nuk ishte 'pjesë integrale e Serbisë nën sovranitetin e kësaj njësie federale'. Kosova ''ishte njësi konstituive - njësi federale e Federatës multinacionale të Jugosllavisë dhe vetëm si e tillë në bazë të prezumcionit konstitucional 'të interesit të përbashkët' të Kosovës dhe të Serbisë ajo si 'corpus separatum', me sovranitet të vetin politik dhe kushtetues, ishte dhe në kuadër të Republikës së Serbisë''.

Rusia nuk ka më ''kaçik'' për konflikte

Në këtë moment, unë mendoj, NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë metoda të tjera të zgjidhjes së problemeve në veriun e Kosovës dhe nuk besoj se do të përsëritet konflikti i armatosur i Serbisë me NATO-n, por as Rusia nuk ka më ''kaçik'' për konflikte, pasi veç është në konflikte me tërë botën.

Ëndrrat e Serbisë dhe kriminelëve serbë ,që mijëra vjet kishin ngritur kokë lartë, i shuan dëshmorët, martirët e lirisë tani në amshim. Qindra vjet babë e gjysh koçakë, nga korbat e Zi, ardhacak të Karpateve, me dhunime e gjak, dëbime nga trojet e Kosovës,vrasje , masakrime, e shumë e shumë të tjera që na ndodhën neve shqiptarëve, mu nga Serbia e ndihmuar edhe nga Rusia, tani u shuan me luftën e UÇK-së që i parapriu qëndresa e vetëbesimi që nga vitet e 90-ta , që Serbisë ju futë frika në palcë, dhe tek atëherë dolën me deklaratat e tyre se ''shqiptarët e ndëgjojë, si trashëgimi mijëravjeçare zotin e shtëpisë, dhe kjo i frikonte ata pasi kishim një unitet popullore derisa filloi Lufta e UÇK-së.

Siç ka nevojë njeriu për njeriun, po ashtu ka nevojë edhe pozitë e opozitë, që të bisedojnë, krijojnë një unitet. Pasi në Kosovë flitet shqip, marrim frymë shqip, veprojmë shqip, etj. Kosova atdheu ynë i shtrenjtë, i shenjtë, nuk guxon t'i mungojë lira dhe te rri mbyllur në kafaz. Mijëra vjet Kosovës në kokë i kan kënduar korbat e zi, tani nuk e dojmë jetën në robëri, tani pasi e kemi sadopak të shtrenjtën liri....

Pa marr parasysh divergjencat nga jashtë.Deri në këtë ditë, në iu kënduam ;foshnjave, vjershë ninullash, këngë kreshnike me lahutë e çifteli e çka tjetër. Mbi të gjithash, të gjitha këto këngë e vjershash, vargje poetike, të dedikuar gjithnjë kombit tonë, dhe ndalë nga dalë, do t’ia arrij qëllimit bile shumë afër, duke falënderuar nënat tona (edhe pse të paarsimuar) kanë ditur ta ruajnë traditën kombëtare në këto forma të ndryshme dhe po këto nëna shqiptare, veç se na linden e na rriten, na mësuan dhe na brymësen me patriotizëm drejt çështjes kombëtare, dhe mund e sakrificash (që këto merita që na erdhëm deri këtu) iu dedikohen këtyre nënave, heroinave të kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat