Pozita juridiko kushtetuese e Kosovës

Opinione

Pozita juridiko kushtetuese e Kosovës

Nga: Izet Abdylli Më: 2 korrik 2021 Në ora: 11:44
Ilustrim

Që nga miratimi i Kushtetutës së vitit 1974, Serbia në vazhdimësi bëri përpjekje që të ndërhyjë në forma të ndryshme në sistemin juridiko-kushtetues të Kosovës duke manifestuar pakënaqësinë e saj për faktin që Kosova u bë element konstituiv i federatës jugosllave, që një formë apo tjetër pra Kosova kishte fituar elementet e shtetësisë së bashku me Republikat e tjera të Jugosllavisë. Lëvizjet hegjemoniste e nacionaliste të serbëve morën hov sidomos pas demonstratave studentore të vitit 1981 ku nga rinia dhe populli u kërkua hapur statusi i Republikës për Kosovën.

Këto rrethana u shfrytëzuan nga Serbia së bashku me ndihmën e federatës jugosllave për të shtuar represionin në Kosovë në të gjitha veprimtaritë shoqërore deri në ndërhyrjen në sistemin juridiko kushtetues të Kosovës. Diskutimet për ndryshime kushtetuese kishin përfshirë tërë Kosovën duke shpërndarë aktivist të aparatit shtetëror e partiak në teren për kinse dhënien e shpjegimeve se Kosova nuk humb asgjë edhe pse kudo ku u zhvilluan këto diskutime nga popullate shqiptare u vunë në mbrojtje të kushtetutës ekzistuese. Homogjenizimi i shqiptarëve të cilët këto kundërshtime për ndryshime i manifestuan edhe përmes protestave në rrugë do të dallohet për organizimin e saj të fuqishëm sidomos greva e minatorëve.

Në të njëjtën kohë Serbia po përgatiste rrënimin e dhunshëm të autonomisë së Kosovës. Kështu pas një trysnie të madhe në rrethana të jashtëzakonshme te represionit policor e ushtarake pasi rrethoi me tanke objektin e Kuvendit të Kosovës do të suspendohet autonomia e Kosovës me 1989. Erërat demokratike që përfshinë pjesën e Evropës juglindore, përfshinë edhe territorin e Jugosllavisë, fillimi i rënies se komunizmit dhe shfaqja e alternativave demokratike si forca politike u shfrytëzua nga elita intelektuale e Kosovës e cila me 23 dhjetor 1989 formoi partinë e parë politike shqiptare Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila do të luaj rolin e lëvizjes kombëtare që do të marr barrën e vetorganizimit të shqiptarëve në Kosovë.

Ajo do bëhet bartëse e organizimit politik paqësor që përmes protestave paqësore do kundërshtojë suspendimin e autonomisë së Kosovës dhe do koordinohet me delegatët legjitim të Kuvendit të Kosovës në bashkërendimin e aktiviteteve që do rezultojnë me shpalljen e deklaratës kushtetuese me 2 korrik 1990 e më pastaj edhe aprovimin e aktit më të lart kushtetues, kushtetutën e Republikës së Kosovës të njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, për faktin që ajo u miratua në qytezën e Kaçanikut me 7 shtator 1990.

Neni 1-rë i kësaj Kushtetute pozitën juridiko kushtetuese të Kosovës do ta precizojë si: ,, Republika e Kosovës është shtet demokratik i kombit shqiptar dhe i pjesëtarëve të kombeve tjera dhe pakicave kombëtare të shtetasve të vetë: serbëve, myslimanëve , malazezëve, kroatëve, turqve, romëve e të tjerëve që jetojnë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat