Duke i referuar politologjisë dhe filozofisë moderne ose bashkohore

Opinione

Duke i referuar politologjisë dhe filozofisë moderne ose bashkohore

Nga: Agron Shabani Më: 2 korrik 2021 Në ora: 17:53
Agron Shabani

Siç dihet, në kuader të kushtëve dhe rrethanave të reja shoqërore, qytetare, industriale, ekonomke, sociale dhe politike në SHBA-s: Profesorët ose politologët e njohur amerikan, në kuader të Univerzitetit të shquar të Çikagos, e ngritën ose themeluan Shkollën ose Katedrën e njohur të politologjisë ose shkencave politike, krahas Katedrës së njohur të psikologjisë klinike.

Drejtues dhe arkitekt i saj kryesor ishte politologu, publicisti, editori (botuesi) dhe afaristi i shquar amerikan, Charles Merriam. 

E tërë kjo për t'i studuar, analizuar, qortuar dhe identifikuar në menyrë shkencore dhe humaniste, gjegjësisht, kuantitative, kualitative, kuantiste, empirike induktive, deduktive, determinante, paradigmatike dhe të tjera, shkaqet dhe motivet kryesore të krimit të organizuar, korrupsionit, stratifikacionit, kontrabandës etj.

Kështu që Charlles Merriam dhe shoqata e mesipërme e politologëve amerikan nga Univerziteti i Çikagos së bashku me kolegët e tyre nga katedra e njohur e psikologjisë klinike (si Aserinski, Klajtman dhe të tjerë)- i paraprinë "revolucionit bihevioristik" në SHBA-s dhe më gjërë.

Përderisa, D. Easton në veprat e tij shkencore "A Discipline Dividet: Scoolls and the Sects in Political Scince", si dhe në "New Handbook of Political Science": I  vuri asokohe bazat ose themelët e njohura shkencore, rigoroze, progresive, moderne ose bashkohore në politologji ose shkenca politike. Kjo në radhë parë për faktin se shkencat politike ose politologjia moderne ose bashkohore, kanë lindur, janë zhvilluar dhe përsosur në SHBA-s krahas lulëzimit ose shkëlqimit të njohur shkencor, ekonomik, industrial ose teknologjik.

Ndonëse, modernizmi biheviorinist së bashku me feminizmin dhe automatizmin modern ose bashkohor, si dhe organizatat ose levizjet e ndryshme dinamike, hektike, eklektike, turbulente ose agresive në SHBA-s, si dhe në vende ose meridiane të ndryshme të globit, ndikuan në shumë faza ose etapa të rëndësishme të politikës amerikane dhe gjithëbotërore. Sidomos në ato vende a shtete ku sundojnë ose dominojnë ideologjitë ose mentalitetët e njohura autoritare, hegjemoniste ose totalitariste, të cilat në menyrë brilante dhe suplementare i ka paraqitur ose prezantuar Franc Noiman (Franz Neuman) në librin e tij me titull "The Democratic adn the Authoritarian State".

Ndryshe nga kjo, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, disonancave ose diskrepancave të shumëta klasore, sociale, politike, partiake, konceptuale, ideologjike etj.

 Ndërkaq, termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër çon (
shpie) në diskursin e njohur shkencor ose metodologjik, sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njësi ose veçanti shkencore) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. Kështu që shkencat politike, janë të thirrura ose obliguara që t'i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, historia, religjioni etj. 

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.

U mor vesh se ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit, si dhe skolastika, retorika ose oratoria e famshme e Aristotelit etj.

Ndërkohë që idetë, teoritë ose definicionet e njohura absolutiste ose ekskluziviste të Thomas Hobsit mbi si thotë "të drejtën legjitime, natyrore ose absolute të autoritetëve të larta të shtetit dhe pushtetit mbi të tjerët", kanë bërë që mendimtar ose dijetar të tjerë botëror të parashtrojnë pyetje, pikëpyetje ose dilema të ndryshme në sfond: K. Manheim në veprën e tij me titull "Ideologjia dhe Utopia"(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike të kenë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin konservativ, centralist, autoriatar, determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?! 

Botën akoma ose apriori e dominojnë dhe ambivalojnë idetë, formulat, konceptët ose teoritë e ndryshme borxheze, skllavopronare, feudaliste, koloniale, imperialiste dhe të të tjera në kuadër të "mbretërisë së të keqës" dhe "forcave" të ndryshme retrograde, reaksionare, konzervative, diabolike etj.

Kështu që edhe narrativi, misioni, funksioni dhe profesioni diplomatik, jo rrallë sikur iu nënshtrohën forcës ose fuqisë së njohur shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), politike, gjeografike, tretare, industriale, finansiare, ekonomike etj.

Kjo ndodhë në radhë të parë për faktin e njohur sipas të cilit: popujt, shtetët ose fuqitë e ndryshme, e kanë një tendencë mizore, "misterioze", megalomane, hipokrite, borxheze, feudale ose absolutiste, për t'i parë, gjykuar ose paragjykuar së tepërmi çdo njeri (person) si dhe çdo aspekt të jetës së popujve dhe shtetëve më të vogla, më të varfëra ose më të pazvilluara.

Duke i kundruar, studiuar, analizuar ose vështruar tè vegjlit, me epshe, instikte, emocione, fobi, paranoja të ndryshme, ose paragjykime imagjinare ose fiktive, derisa të gjejnë diçka jo të mirë, jofunksionale, jopozitive, jovalide ose jooptimiste në shtetët e varfëra dhe më të vogla e pazhvilluara.

Standardet dhe kërkesat e tyre janë shumë të larta dhe të shumëfishta. Atyre nuk guxon kush t'ua luan dhe t'iu afrohët askush nga ata ose ato që janë më të vegjël dhe më të pafuqishëm se ata.

Ndërkohë që para rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, shpeshherë bëhen pula, qengja ose manar të butë.

Ndërkaq, para Kosovës dhe shqiptarëve, si për shëmbull, tigra ose luaj.

Aty janë edhe disa të të ashtuquajtur politikan, diplomat ose kryediplomat kosovar, të cilët kërkojnë ose duan më shumë se sa u takon ose meritojnë, sepse kanë natyrë dhe karakter labil, aglunativ, ablanativ dhe inhibilitiv. 

Kërkojnë të njihen, pranohen, kuptohen dhe respektohen nga tjerët edhe pa vlerat, atributet, prerogativet, afinitetët dhe meritat paraprake. 

Aty janë edhe njerëzit e fortë të shtetit dhe pushtetit që kanë ndikime, influenca, reflektime ose interferime të fuqishme në qarqët ose strukturat e ndryshme politike, parapolitike, paradiplomatike dhe të tjera së bashku me rrjetët, degëzimët, rrethet (qarqet), proviniencat ose reminishencat e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët që e bëjnë akoma më të vështirë jetën dhe botën e njerëzve të ditur, intelektual ose intelegjentë. 

Këtu zatën ndodhën të fshehura ose maskuara edhe "sekretët" e ndryshme të dihotomisë së zorshme ndarëse ose identifikuese në mes gjenialitetit, budallallëkut, paranojës, skizofrenisë, psikopatologjisë dhe kështu me radhë. Mbase, në egot, libidot, alteregot, antiegot ose superegot e ndryshme iracionale ose negative të personit ose individit.

Ndërkohë që jeta dhe bota jonë së bashku me shtetët dhe shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit, në esencën ose substancën e tyre ndodhën të ngritura ose projektuara mbi përvojat dhe aftësitë e njohura shkencore dhe intelektuale të njerëzve të ditur, mbi humanizmin dhe karitativitetin e njerëzve të pasur, mbi heroizmin dhe sakrificat e njohura ushtarake ose luftarake të njerëzve të guximshëm dhe liberator si dhe mbi drejtësinë, harmoninë dhe barazinë e gjithëmbarëshme njerëzore (qytetare), sociale, materiale, profesionale, kadrovike, politike, diplomatike etj.

Ndonëse, diplomacia (ose diplomatia) në këtë kuader, siç dihet, ka shumë kuptime, definicione, formulime, nocione dhe funksione të ndryshme të cilat jo rrallë e sfdidojnë, eklipsojnë dhe determinojnë njëra tjetrën në kontekste dhe relacione të ndryshme. 

Fjala ose nocioni (termi) i përgjithshëm diplomaci (diplomatia, policy, diplomacy etj.) se këndejmi, origjinën ose etimologjinë e saj e ka nga greqishtja e vjetër që donë të thotë : diplomë ose dëshmi shkencore ose konfidensiale për punën, angazhimin ose funksionin e caktuar shtetëror, politik ose diplomatik të një përfaqësuesi të zgjedhur. Respektivisht, ministri, ambasadori ose diplomati të akredituar. 

Ndonëse, dikur me vonë termi "diplomaci", në gjirin ose suspektin e tij do i përfshinë edhe një sërë vlerash dhe parimësh të njohura ndërshtetërore, ndërnacionale, politike dhe diplomatike. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu dokumentët e ndryshme zyrtare, protokolare dhe diplomatike në mes shtetëve dhe qeverive të ndryshme përkatëse ose respektive. Raportët, marëdhëniët dhe marrëveshjet e ndryshme shtëterore, qeveritare, politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake etj. Sidomos pas shekujve 18 dhe 19,- kur termi (nocioni) dhe kuptimi i përgjithshëm protokolar dhe diplomatik, atëbotë ishin përhapur dhe zgjëruar jashta kufijve të ndryshëm shtetëror, nacional, politik, gjuhësor ose linguistik të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste. Duke njohur kështu zgjërime dhe perhapje të mevonshme politike dhe diplomatike në nivele dhe relacione të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

Shih për këtë; edhe vet nocioni (termi), kuptimi dhe funksioni substancial dhe esencial i një kryediplomati (ministri) ose perfaqësuesi diplomatik (diplomati) të një shteti apo të një vendi përkatës ose respektivë, me kalmin e kohës do bëhen si të thuash me të komplikuar dhe fundamental (substancial) në domenin e përgjithshëm të politikës së jashtme dhe diplomacisë.

Një përfaqësues diplomatik (qoftë ai ose ajo kryediplomat ose kryediplomate, i/ e ngarkuar me punë, ambasador, konzull, atashe diplomatik ose diçka tjetër..- në radhë të parë duhet të jetë ekspert ose profesionist i vërtetë në punën ose funksionin e tij (saj) konzulor dhe diplomatik. 

Duhet të këtë aftësi, përvojë dhe kualitete të larta morale, shkencore, intelektuale, politike dhe diplomatike në të gjitha fushat dhe drejtimet e mundshme protokolare ose diplomatike. Sidomos në stilin, metodat, prezantimet dhe komunikimet e tij ndërshtëtrore, ndërqeveritare ose diplomatike në vendin ku ndodhet i nominuar ose akredituar nga shteti ose qeveria e tij përkatëse ose respektive. 

Duhet të posedoj vlera dhe kualitete të domosdoshme morale, personale, familjare, shtetërore, nacionale, intelektuale, profesionale, shkencore ose akademike në funksionin, raportet dhe angazhimet e tij politike dhe diplomatike me shtetin, qeverinë dhe institucionet tjera shtetërore, parlamentare ose politike të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar dhe të ngjashme. Duke i ruajtur, mbrojtur dhe avansuar vazhdimisht aspiratat ose interesat e përgjithshme të popullit (kombit), shtetit dhe qeverisë së tij përkatëse ose respektive. Duke i mbrojtur, avansuar, afirmuar dhe eksploruar vazhdimisht marëdhëniet e gjithëmbarshme ndërshtetërore, qeveritare dhe diplomatike të vendit dhe popullit të përkatës ose respektivë me vendin mikëpritës ose nikoqir, si dhe duke i përhapur (zgjëruar), afirmuar dhe avansuar vazhdimisht marëdhëniët ose raportët e gjithëmbrashme bilaterale dhe multilaterale të qeverisë dhe vendit të tij përkatës ose respektivë me anë të kontaktëve dhe takimëve të ndryshme ndërshtetërore ose ndërqeveritare me autoritetët ose udhëheqësit me të lartë shtetëror ose qeveritar të vendit ku ndodhët i nominuar ose akredituar.

Kjo gjithnjë në funksion të ngritjes, zgjërimit, eksplorimit dhe avansimit të vazhdueshëm ose permanent të marëdhëniëve të sipërpërmendura ndërshtetërore, ndërqeveritare ose ndërnacionale të vendit të tij përkatës ose respektivë me vendin ku ndodhët i akredituar si diplomat ose ambasador etj. Si dhe, duke i zgjëruar, avansuar, ravijezuar, konturuar, eksploruar, harmonizuar dhe konvencionalizuar raportët ose marëdhëniët e lartëpërmendura ndërshtetërore ose bilaterale edhe në fusha dhe lëmi të tjera sociale, ekonomike, industriale, teknologjike, shkencore, arsimore, kulturore, akademike, pedagogjike etj. 

Kjo në radhë të parë për faktin se marëdhëniet ose raportët e përgjithshme ne mes popujve dhe shtetëve të ndryshme, nganjëherë mund të jenë si ato raportët ose marëdhëniët e njohura në mes "dashurisë dhe urrejtjes", ku mjafton vetëm një keqkuptim i vogël në mes strukturave ose qarqëve të ndryshme "elitare" ,"egalitare" , qeveritare ose politike dhe, i tërë "kompozicioni" i marëdhëniëve ose raportëve të përgjithshme ndërshetërore ose ndërqeveritar,  të shpërbëhet ose të shkatërrohet në themel ose në embrion si "kulla" prej letre.

Për me tepër ndëkaq, në teorinë dhe praktikën e përgjithshme të raportëve ose marëdhënIëve të lartëpërmendura ndërshtetërore ose nderkombetare, janë të njohura dhe preferuara një mori raportësh ose marëdhënIësh të ndryshme bilaterale, multilaterale dhe të tjera sipas kesaj sheme ( formule ) ose gramatike të gjithëmbarshme të marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare: Marëdhëniët e shkëlqyera dhe vëllazërore, marëdheniët miqësore dhe gjeostrategjike, marëdhëniët miqësore ose reciproke, marëdhëniët e mira, marëdhëniët ad hock, marëdhëniët de jure dhe de facto, marëdhëniët neutrale ose indiferente, marëdhëniët e ftohura, marëdhëniët e acaruara dhe kështu me radhë. Varëshisht prej konstelacioneve, relacionëve ose situatave të caktuara politike, ushtarake, historike, diplomatike, konjukturale, manufakturale, nomenklaturale, strukturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera. Kjo për faktin tanimë të njohur se bota dhe vet shtetët ose shoqëritë e sotme përkatëse ose respektive në të cilat jetojmë dhe punojmë, në radhë të parë janë të natyrshme, koherente dhe analogjike me njëra tjetrën në atë menyrë që ambienti, karakteri, substanca ose struktura e tyre jetësore, shoqërore (qytetare) dhe politike,  janë të natyrës dhe një karakteri të përgjithshëm standard, diskursiv, koherent ose analogjik. Respektivisht, furioz, hektik, eklektik, evolutiv, dinamik etj.  Pa i harruar këtu 

edhe dialogun dhe metodat e njohura politike dhe diplomatike në kuadrin e një logjike dhe filosofie të re (bashkohore) dhe analitike të raportëve ose marëdhëniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare në të cilat shkenca dhe teknika sè bashku me qarqet, strukturat, elitat ose superstrukturat e njohura qytetare, politike, diplomatike, shkencore (akademike), intelektuale, kulturore, sociale, industriale, ekonomike dhe të tjera, jo rrallë konceptohen, përceptohen dhe anticipohen si Ideologji, apo mbase edhe si resurse, potencial dhe një kauzalitet i lartë shtetëror, nacional ose polit tek popujt ose vendët e ndryshme industriale ose ekonomik gjithandej globit tonë tokësor. 

Në të kundërten, përveç dialogut dhe formalizmit të njohur tradicional dhe ekskluzivist, filozofia politike dhe diplomatike ka për qëllim vendosjen e piketave ose kornizave të njohura shkencore dhe metodologjike të filosofisë moderne ose bashkohore në njerën anë, gjegjësisht, etikës dhe estetikës së njohur intelektuale, profesionale dhe diplomatike në anën tjetër.

Duke e vënë theksin në parimet, premisat dhe postulatët e njohura etike dhe metaestetike në kuadrin e sociofilozofisë së njohur reflektive, kognitive dhe  pozitiviste. Respektivisht, të filozofisë së njohur diskrsive dhe analitike të çështjëve dhe aspektëve të gjithëmbarshme të raportëve ose marëdheniëve të sotme botërore ose ndërkombëtare ku njeriu ( politikani ose diplomati) i mirëfillët dhe ekselent, gjithmonë iu përshtatët ose adaptohet kushtëve, rrethanave, zhvillimëve, procesëve ose fenomenëve të ndryshme në kohë dhe hapësirë. 

Aty janë edhe etika autonome dhe heteronome, eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror, qytetar ose politik së bashku me etikën e njohur individuale, etikën globale ose kolektive, etikën formale ose dialektike, etikën profesionale, etikën sociale, etikën materiale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën diskriptive ose empirike, etikën funksionale ose funksionaliste, etikën aksionale ose aksionaliste, etikën normative, rekonstruktive ose diakronike etj.
Në të kundërten, fakti se filan ambasadori i supozuar ose "diplomati" apo fistek kryediplomatja, dikur ka qenë me "profesion patriot", apo aktivist të spikatur të degëve të LDK-s në Gjermani ose diasporë, përkthyes të gjykatave gjermane për çështjet e azylantëve, folës ose spiker të "Deutsche Welles" në shqip etj., nuk janë vlera dhe parime shkencore, profesionale ose diplomatike. Ato me tepër iu përkasin paradhomave ose koridorëve të ndryshme parapolitike ose paradiplomatike.

Në instancë të fundit, prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme dhe glorifikuese ndaj shefave ose padroneve të tyre, ndjekësit dhe viktimat, shpeshherë e duan njëri-tjetrin. 

Hamendësimi, dyshimi, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi,  nepotizmi, familjarizmi, provincializimi, fosilizimi, klanizimi, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm iracional, mediokritë, stupid, nebulozë, paranojak dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose halucinative, mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura informative, kulturore, institucionale, profesionale, politike, diplomatike etj.

Në mençurinë, zgjuarsinë, intelektin ose intelegjencën e njeriut, ndoshta ndodhèn tè fshehua të gjitha sekretët ose misterët e mundshme të besimit, shpresës dhe lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive e jo në rrenat (gënjeshtrat), manipulimët, glorifikimët, valorizimët ose spekulimët e ndryshme "senzacionale" ose "bombastike" mbi filan kryetarin e degës së LDK-s në Gjermani ose degëve të saj në diasporë, si themelues ose arkitekt të fondit të 3%, fondit të Aachenit, bashkëpunëtor

me të afërt dhe t'besuar të Ibrahim Rugovës, njeri kryesor të grupëve të para luftarake të UÇK- s etj....!!!

Hej!!!

Ka plot të tjerë që kanë fakte dhe argumente të kundërta.

Nejse!

Mëqe ishte fjala mbi tendencat e ndryshme dominante dhe ekskluziviste të çdo shekulli ose epoke: Në vazhdim ia vlen të cekët ose rikujtohet në sfond se: sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura të Friedrich Meineckes, Hans Kohnit, George Watsonit, Ernst Gellnerit, Rogers Bruhbakerit dhe shkenctarëve të tjerë: "Ekzistojnë dallimët themelore ose substanciale në mes popujve ose kombëve të dikurshme mbretërore, dinastike, perandorake ose kolonialiste me seli në Londër, Paris, Madrid dhe Lisabon (Lisbonë), kombëve të lashta ose klasike, kombëve kulturore, industrale dhe teknologjike dhe "kombëve të reja" artificiale ose johistorike etj. 

Pa i harruar këtu revolucionin, evolucionin, bihorvinizmin, primordializmin, pragmatizmin, konstruktivizmin dhe modernizmin e njohur amerikan etj.

U mor vesh se sipas politologjisës dhe filozofisë së njohur politike, në 'masivin' ose kompozicionin e marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të 'lidhura nyje' me njëra tjetrën në bazë të 'lidhjeve të padukshme' për publikun ose qytetarin e rendomtë: Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga 'kopshiti' i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Ndaj, duhet ditur se cili është caku ose 'ylli polar" i një diplomati ose kryediplomati.

Politika e jashtme ose diplokacia kosovare, prap si duket nuk kanë kohë as ineteres (interesim) për arsimimin, edukatën, kulturën, emancipimin, nderin (moralin), disciplinën dhe narrativin e njohur intelektual dhe profesional. 

Në vend të një politike të jashtme ose diplomacie moderne (bashkohore), kualitative, agresive, dinamike, komerciale, profesionale, intelektuale dhe intelegjente: Atje vazhdimisht aplikohëshin format dhe metodat e njohura pseudoshkencore, inkoshiente ose antiprofesionale të një politike të jashtme ose dipomacie klasike, kuantitative, pllakative, ataviste, disfunksionale, inkompakte, inkoherente, heterogjene, poroze, partiake, klanore, farefisnore, provincialiste, klienteliste, kameraliste etj.

Me ç'rast, në vend të diplomatëve të karierës ose profesionit, apo të politologëve të studiuar ose kompetent, për konzuj, diplomat ose ambasador, vazhdimisht zgjedhëshin ose emrohëshin tezët, hallat, ndrikullat, partneret, partnerët, dajët, tezakët, nunat ose kumbarët e ndryshëm me "profesion patriot", militant i filan liderit ose politikanit, apo fistek partisë kosovare, "student të përjetshëm të gjuhës dhe letërsisë shqipe, gjuhës angleze, historisë" etj...Pa e lëxuar kurrë asnjë faqe libri nga diplomacia ose shkencat politike etj. Si dhe pa ditur as reflektuar kurrë se në ç'nivel ose në çfarë stadi ndodhën marëdhëniet politike, diplomatike, ndështetrore, ndërqeveritare dhe të tjera të Kosovës me shumicën e shtetëve të globit dhe kontinentit tonë. A janë marëdhënie të shkëlqyera, vëllazërore, strategjike, historike, neutrale, indiferente, ad hoce, de jure ose de facto, të ndërprera, të ngrira ose acaruara etj...?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat