Çka mund të thuhet për takimin e kryeministrit Kurti, me përfaqësuesin special për dialogun Kosovë‐Serbi, Miroslav Lajçak?

Opinione

Çka mund të thuhet për takimin e kryeministrit Kurti, me përfaqësuesin special për dialogun Kosovë‐Serbi, Miroslav Lajçak?

Nga: Adem Bytyçi Më: 2 korrik 2021 Në ora: 18:59
Adem Bytyçi

Takimi i sotëm i kryeministrit të Kosovës, me përfaqësuesin special për dialogun Kosovë - Serbi, nuk do të shënoj ndonjë përparim të dukshëm të dialogut.

Tani, z.Kurti, i ka bërë me dije edhe z. Lajcak dhe z. Borell, se Serbia nuk mund të llogarisë se Kosova do t'i bëjë koncesione tjera.

Z.Kryeministër i Kosvës Albin Kurti, nuk ka frikë se mund të shantashohet nga ndërkombëtarët për t'i bërë koncesione Serbisë, siç i'u ka ndodhur kryenegociatorëve tjerë të Kosovës në të kaluarën.

Serbisë i mbeten dy opsione: 1. Ta pranojë shtetin e Kosovës, përkatësisht 2. Ta lë Kosovën një konflikt të ngrirë.

Opsioni fundit, Serbisë i pamundëson integrimin në BE, i cili është interes madhor i shtetit serb.

Serbia, me inciativën dhe përkrahjen e Shqipërisë po mundohet ta kompensojë pamundësin e integrimit europian, me Minishengenin Ballkanik të Edi Ramës, kryeminstrit aktual të Shqipërisë.

Nëse të 6 shtetet ballkanik do të biejn në dakord për t'iu bashkuar Minishengenit Ballkanik, ky do të jetë një interes shumë i madh ekonomik i Serbisë, sepse prodhimet serbe dhe fuqia ekonomike e Serbisë do t'i dominojë ekonomit e të gjithave shtetëve anëtare të Minshengenit, nuk ishte i rastësishëm kundërshtimi i Minishengenit nga kryeministri Kurti, në takimin e sotëm të 6 shteteve ballkanike në Ohër të Maqedonisë.

Nëse do të funksionalizohej Mineshengeni ballkanik, interesi i Serbisë për të arritur një marreveshje paqeje me Kosoven do të bie në rrethana të paimagjinueshme.

Serbia edhe ashtu ështe deklaruar kundër integrimeve Veri‐ atllantike, por edhe jo kundër integrimit në Bashkimin Europin, Shqipëria haptas po bënë përpjekje për ta ndihmuar ekonominë serbe në rajon, çka nuk është në interes të Kosovës dhe krijimit të rrethanave për arritjen e një marrëveshje paqësore Kosovë- Serbi, e cila do t'i obligonte të dyja shtetet që ta njohin njëra-tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat