Tema dhe dilema...

Opinione

Tema dhe dilema...

Nga: Agron Shabani Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:38
Agron Shabani

"Shqiptarët kanë kodin e vet moral, luftarak dhe patriotik, dhe janë të besueshëm e patriot- deri në vdekje!", siç do thoshte dikur H. Charles Woodsi.

Apo, "shqiptarët janë popull (komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe guha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë ose specifike.", mendjet e ndritura europerëndimore dikur mbi shqiptarët.

Dhe, sot...?!

Nuk ka shpëtim ose alternativë mbrojtëse për personat ose individët e ndryshëm të fshehur ose privuar nga psikoanaliza, gjegjësisht, nga anamnezat ose ekzaminimet e thella shpirterërore, emocionale, mentale ose psikologjike. Sidomos për ata që me shumë dëme dhe shkatërrime u kanë sjellur Kosovës dhe shqiptarëve, se sa vet Millosheviçi, Shesheli ose Arkani!

E sidomos ata që i kanë shitur, tradhëtuar, manipuluar, spekuluar, vjedhur ose plaçkitur shtetin dhe popullin e Kosovës -deri në palcë.

Ata sigurisht se do e thejnë qafën dhe kurrizin e tyre para heroizmit, vuajtjeve, sakrificave dhe gjakut të heronjve dhe dëshmorëve të kombit.

Demagogët dhe hipokritët e ndryshëm instotucional dhe funksional në Kosovë dhe gjithandej që i kanë shërbyer vazhdimisht tradhëtisë, pabesisë, shantazhit, komplotit, linçimit, blasfemisë dhe apostazisë ...!

Kjo është pikërisht ajo gjendja e mjerueshme anarko-kaotike dhe ekzistencialiste e disa specieve ose "kafshëve të larta politike" me "fytyrë njeriu"!

Lufta e tyre abnormale ose paranormale për mbijetesën dhe ekzistencën e kanosur ose rrezikuar nga vetvetja!

Uilliam Rajhu (1897-1957) pos tjerash thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë atë të konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe minimale, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij. E tërë kjo të ngjanë edhe në hilozoizëm ose në "instanca të larta" abstrakte, imagjinare ose fiktive ku liderët ose politikanët e ndryshëm shqiptar (kosovar) ngjajnë shpesh në Zotin ose Zeusin!

Ata si duket, kanë lindur para lirisë (çlirimit), kombit dhe atdheut tonë, dhe janë të pavdekshëm ose absolut!

Apo...¿?

Dialektik der Auklärung
 

Theodor W. Adorno (1903-1969), ishte njëri ndër akterët ose protagonistët e shquar ose kryesor të të ashtuquajturës Shkollës Filozofike të Frankfurtit, themelues i filozofisë kritike në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar dhe bashkautor me Max Horkheimerin i njërit prej shkrimëve më influencuese të lëvizjeve sociale dhe politike në kontekstin e njohur (global ose universal) gjatë vitit 1968 me titull" Dialektik der Aufklärung" si dhe i shumë shkrimëve ose veprave tjera në fushën e filozofisë, sociologjisë etj. Ai njihet botërisht si një ndër mendjet më të ndritura ose gjeniale të mozaikut ose panoramës së gjithëmbarëshme intelektuale dhe kulturore të Europës ose tërë globit tonë tokësorë.
Se këndejmi, kontributi i tij në teorinë kritike të shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare, mbërthen një shumëllojshmëri ose gamë dhe spektër të gjërë referencash, preferencash, interferimesh, ndikimësh ose influencash të ndryshme: Duke filluar nga neokantizmi, intuicionizmi, ekzistencializmi dhe neomarksizmi perëndimor- ortodoks ose heterodoks dhe fenomenologjia e Husserlit, për të arritur tek interferenca dhe influenca kontradiktore e psikonalizës së njohur frojdiane dhe jungiane.
Ndërkohë që Adorno ishte edhe eksplorues, florues dhe një kultivues i zelshëm dhe tepër akribik i filozofisë së artit, kulturës, estetikës dhe sociologjisë shoqërore ose sociale, asaj muzikore dhe kulturore etj. 'Opus magnusi' i tij i fundit qe një tekst i papërfunduar me titull "Teoria estetike" (1969).
Edukata, kultura, morali, karakteri, disiplina, akribiteti, luciditeti, subtiliteti dhe testamenti i njohur intelektual ose multidimenzional i Theodor Adornos, burojnë nga edukimi familjar operistik ose pianiistik i marrur ose mësuar që në fëmijëri nga mësimet ose leksionet që i mori në vitet 20-ta nga pedagogu dhe kompozitori i shquar austriak, Alban Bergu, ndjekës i shkollës së famshme vijeneze të udhëhequr nga filozofia e muzikës atonale dhe serializmi i njohur akademiko- operistik i Arnold Schönbergut etj. Kjo do thotë se Theodor Adornoja gjeti mënyrën sublime dhe relevante për t’ua bashkëngjitur kërkesave sociale edhe aspiratat e veta shkencore ose sociofilozofike. Në këtë rrafsh gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin determinant dhe paradigmatk së bashku me frymën e njohur mondane, metropolitane, perandorake ose multikulturore të Vijenëz famoze ku u shkollua (edukua) dhe formua Theodor Adorno si dijetar ose personalitet intelektual. Aty pra ku Gjeneral Picolomini, Eugen Savojski, Maria Tereza, Franc Jozefi dhe shumë të tjerë, kanë lënë gjurmë të thella dhe të pashlyera në historinë e përgjithshme të kontinenit dhe republikës së vjetër. Në Vjenë....ku Arnold Schönbergu, Alban Bergu, Mozarti, Straussi, Bachu dhe shumë kompozitor dhe dirigjent të tjerë me famë botërore, edhe valët e Danubit së bashku me melodinë e lehtë të gjethëve dhe atyre luleve të bukura në "Prather" të Vjenës së lashtë dhe madhështore, i kanë ngritur ose shndërruar ne nota, polifoni ose simfoni pikante, ekskluzive ose ekzotike në kuadër të Orkestrës ose Filharmonisë së famshme të Vjenës.

U mor vesh se edukata, kultura, arsimi, shkenca, pushteti, politika, feja ose religjioni nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose "riprodhimin i sofistikuar" i metodave të njohura absolutiste, klerikaliste, borxheze, skllavopronare ose feudaliste në momentet e "shkëlqimit" të tyre më të madh. Por, ato janë edhe një shembull i keq se si jedonizmi, utopua ose analfabetizmi institucional, politik ose diplomatik (të stisur, kamufluar, rimuar ose glorifikuar si vlera të larta shkencore, intelektuale, politike, historike etj.)- patjetër çojnë në një regresion dhe degradim të përgjithshëm, të destinuar dhe programuar që të dështojë dhe degjenerojë deri në shuarje (zhdukje) ose vetshkatërrim.


Sikur jemi kthyer në "kohën e artë kadrovike" të Ali Shukriut, Kolë Shirokës, Mehmet Maliqit, Halit Trnavcit, Selim Broshës ose Rrahman Morinës etj?!

Jeta e njeriut është një 'numratore e madhe' më shumë formula dhe ekuacione të panjohura dhe të papritura në sfond....Një 'tabelë e madhe' shumëzimi, pjesëtimi, zbritjeje dhe barazimi, ku brenda saj futën ose përbirohen koha dhe vitët e ikura në pakthim, lëkura thahët, terët dhe bëhet e vrazhdë, sytë rrudhën dhe nuk shohin më si dikur, mendja vyshkët, vërbohet, dryshket.., trurit i mungon kimia ose biokimia e brendshme, shpirtit fizika dhe metafizika e dikurshme, trupit ose organizmit të njeriut i mungojnë gjaku i freskët, albuminët, kaloritë, forca (fuqia), enërgjia e dikushme, vitaminat ose lëngjët e preferuara dhe kështu me radhë. Njeriu fillon të xhindoset dhe bëhet i egër ose tepër i vrazhdë sipas natyrës, origjinës familjare, gjenealogjike ose biogjenetike, si dhe moshës së tij...Me çarst, çdo gjë sikur ikën ose emigron nga ai (njeriu) me tendencën e natyrshme dhe të logjikshme për t´u kthyer përseri në fillim ose embrion....

Kjo vlen edhe për të të ashtuquajtrit politikanët e ndryshëm ditor, ordiner ose periodik në Kosovë etj...që ua shesin të tjerëve sapunin për bukë ose samun.

Apo, "Trepçën", Ujmanin dhe krejt Kosovën e Shqipërinë për "liberalizimin e vizave", "minishengenin ballknik" etj..

Njëherë dhe dikur, Jul Cezari e takoi dikund në një shesh të Romës një tregtar ordiner ode ambulant i cili po qëndronte i stepur në vend si një pikë e madhe çuditëse!

Çka (çfarë) po bën këtu?, e pyeti Jul Cezari-tregtarin ordiner ose ambulant.
"Po shes rrena (gënjeshtra) !",iu gjegj Jul Cezarit, tregtari ordiner ose ambulant.
"Aha...Atëherë, nëse e ke ndonjë rrenë ose gënjeshtër me të shijshme dhe me të këndshmr, se sa të vërtetën, po t'a blej një.", i tha prap, Jul Cezari tregtarit ordiner ose ambulant. "Po zotëri, është shumë e vërtetë se Jul Cezari është mbret ose perandor i Romës, ndërkaq, rrenë ose gënjeshtër e kulluar është ajo tjera, sipas të së ciles, Cezarioni i Kleopatres, është edhe i biri (djali) i Jul Cezarit!", iu gjegj tregtari ordiner ose ambulant, duke e lënë Jul Cezarin gojëhapur dhe të patekst.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat