Reforma zgjedhore është e domosdoshme në Kosovë

Opinione

Reforma zgjedhore është e domosdoshme në Kosovë

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 3 korrik 2021 Në ora: 21:48
Muhamet Kelmendi

Me sistemin zgjedhor aktual po del çdo herë rezultati i votimit në Kosovë jo adekuate me votat e dhëna.

Kjo formë e votimit ka krijuar një ndër faktorët kryesor që tregon nivelin e shtetit tonë në ndërtimin e një demokracie formale të suksesshme.

Meqë kjo është jo në nivel dhe nëpërmjet kësaj është mundësuar që të kemi keqpërdorime në sistem dhe në rezultatin përfundimtar është e rrugës që të shkohet në reformë.

Kosova ka kaluar deri tash shumë zgjedhje, pothuajse në asnjë zgjedhje nuk është ndarë i kënaqur askush me rezultatet, as kandidatët, as partitë dhe as votuesit.

Ankesat kanë qenë të ndryshme dhe pothuajse kurdo herë ka patur keqpërdorime që kanë ndikuar në rezultatet përfundimtare.

E veçanta ka qenë dhe mbetet sfiduese lidhur në votat për kandidatët brenda një partie. Mendohet se këtu ka patur vjedhje më të mëdha dhe kandidatët e votuar nuk kanë shkuar deputet, kanë shkuar të ndëgjuarit dhe njerëzit e afërt me udhëheqësit e partisë.

Është koha për reformë.

Presidentja ka kompetenca në këtë anë dhe është e rrugës të krijohen organet kompetente për të bërë reformë thelbësore në sistem.

Dua këtu t’i përmendi disa çështje që mendoj që në reformë duhet të përfshihen në mënyrë që sukseset të jenë të kapshme dhe të ndalen vjedhjet etj.

Këtu mendoj:

1. Sistemi i kandidimit të jetë i hapur në listën votuese me emër e me mbiemër të kandidatëve që paraqiten për votim.

2. Të futet në sistem votimi një për një. Një votë për një kandidat dhe parti pa patur të drejtë votimi i të kandidatëve a të partive tjera votuese.

3. Votimi i kandidatëve të bëhet në mënyrë elektronike.

4. Numrimi i votave të bëhet në mënyrë elektronike dhe

5. Kosova të ndahet në 6 apo 7 zona elektorale të kandidimit dhe të votimit.

Janë këto vetëm disa çështje që mendoj se duhet të përfshihen në sistemin e reformës qe reforma të ketë sukseset e pritura.

Natyrisht se ka edhe çështje tjera që do të dalin gjatë shqyrtimit.

I takon atëherë Kuvendit të analizojë tërë propozimet e bëra dhe të vendosi përfundimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat