Pluralizmi dhe demokracia në skenën politike të Kosovës

Opinione

Pluralizmi dhe demokracia në skenën politike të Kosovës

Nga: Ismail Muçiqi Më: 4 korrik 2021 Në ora: 14:52
Ismail Muçiqi

Kosova plot që tri decenie ka pritur që pas rënies së sistemit komunist në Evropë më në fund përmes proceseve demokratike dhe të sistemit shumë partiak dhe pluralist do të arrijë të dalë nga kthetrat e sistemit monistë. Pas rënies së murit të Berlinit, klasa politike bashkë me inteligjencën dhe rininë e Kosovës pritnin me padurim se me ndryshimin e sistemit politik populli i Kosovës më lehtë do të frymojë për ta vazhduar jetën politike për një shoqëri demokratike me vlera euro perëndimore.

Por, mjerisht shtrohet pyetja sa u arritën pritjet e proceseve pluraliste në Kosovë. Pas lufte në skenën politike dolën grupet e interesit të cilat në mënyrë at’hok përmes formave të ndryshme u shndërruan në subjekte politike, me qëllim të marrjes së pushtetit nëpër institucionet e Republikës së Kosovës. Edhe pas 20 vitesh në liri dhe pavarësi koha po e vërteton se demokracia në shoqërinë kosovare është në miniaturë dhe larg kërkesave dhe nevojave të qytetareve. Kjo më së miri u vërtetua gjatë këtij viti kur disa parti politike pa i përfillur fare rregullat dhe kodet e demokracisë, organizuan konventa zgjedhore për ti zgjedhur liderët dhe organet të partisë. Kjo mënyrë e improvizimit pasqyron nivelin e ulët të ngritjes organizativo politike dhe demokratike në partitë të cilat janë pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Kohë më parë Lidhja Demokratike zgjodhi liderin e saj dhe kryesinë e partisë pa i bërë zgjedhjet e nevojshme nëpër organizatat themelore të nëndegëve dhe degëve në të gjitha komunat, ku është e organizuar kjo parti.

Mjerisht humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhjet lokale dhe nacionale asnjëherë nuk u analizuan në mënyrë adekuate dhe serioze që nga baza themelore e deri tek niveli më i lartë partiak. Kjo tregon se klanet partiake janë ato, të cilat i kanë ngulfatur idetë e reja prurjet dhe freskimin me elektorat të gjeneratave të reja, të cilat do t’i jepnin infuzion dhe dinamikë partive politike. Si mund t’i thuhet demokraci zgjedhore Konventës të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila u mbajt dje në Prishtinë.

Rregullat dhe vlerat e demokracive perëndimore matën dhe vlerësohen përmes konkurrencës së dijes, përmes paraqitjes të programit për udhëheqjen e partisë, përmes CV-së dhe rezultateve të arritura ne jetën politike dhe shoqërore të kandidatit, i cili ka paraqit kandidaturën për kryetar të partisë. Kjo rregullativë nuk u pa e as që u përfillë në konventën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës. Çfarë demokracie është kjo, kur zgjedhja e kryetarit të partisë bëhet me një individ [kandidat] pa pasur rival apo konkurrent, të cilët propozohen nga baza deleguese që nga aktivët, degët duke kaluar nëpër strukturat e partisë deri tek këshilli i përgjithshëm dhe miratimi [përkrahja e kryesisë së partisë].

Në konventën e Partisë Demokratike kryetari u zgjodh pa paraqitur program para delegateve, se si mendon ta udhëheq subjektin politikë. Në vendet demokratike në konventat partiake kandidojnë më shumë se tre pretendentë për kreun e partisë, të cilët përmes programit politikë i bëjnë ofertë elektoratit që në mënyrë demokratike pa shantazh dhe presion të zgjedhin më të mirin. Kjo mënyrë e servilizmit nëpër partitë politike Kosovës duke u rreshtuar pas liderit të partisë për t’i mbrojtur interesat e grupeve dhe klaneve vazhdimisht i ka dëmtuar proceset politike dhe demokratike në Kosovë.

e mykur e shekullit të kaluar duke vrapuar pas kultit – liderit vazhdimisht i kanë sjellë dëme jo vetëm partisë por kjo mendësi është instalua në kontinuitet edhe në institucionet Shtetërore. Ndërtimi i kauzës për liderin dhe rreth tij për t’i ruajtur favoret dhe interesat personale dhe klanore të një pjese të strukturave nëpër partitë politike kanë ndikuar që interesat e qytetareve dhe të institucioneve të Shtetit të margjinalizohen. Koha do të tregojë se partitë politike dhe funksionimi i tyre duke i shkelur parimet dhe rregullat e demokracisë kur të gjithë duhet të jenë të barabartë, dhe kanë të drejtë për tu kandiduar, marrja e vendimeve në forumet e ngushta partiake pa pëlqimin e bazës deleguese nuk është demokraci, por është anti-demokraci. Kjo u reflektua edhe në konventën e Partisë Demokratike, në të cilën konventë në mënyrë precize u zbatuan porositë dhe mesazhet nga hiearkia jashtë organeve partiake ekzistuese.

Në fund po theksojmë se zgjedhjet e ardhshme lokale, të cilat priten të mbahen në tetor të këtij viti do ta sublimojnë më së miri shkallën e pluralizmit dhe demokracisë në shoqërinë kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat