Mercenari i zhurmës, Kryetar i PDK-së

Opinione

Mercenari i zhurmës, Kryetar i PDK-së

Nga: Bekim Rexhepi Më: 4 korrik 2021 Në ora: 23:15
Bekim Rexhepi

Partia Demokratike e Kosovës ka pasur mjaftë shumë handikapë sa ishe në pushtet dhe si duket për një kohë të gjatë e ka zor ti shpëtoi edhe si opozitë handikapit politik, pasi që dy krerët e saj mbajnë akuza të rënda në gjykatën e Hagës. Akuzat kanë të bëjnë me vepra të rënda kriminale të pasluftës në Kosovë, ato do të zgjasin dhe mbase duhet pranuar se kjo parti nuk ka të ardhme me të akuzuarit e saj në Hagë, madje edhe vet elektorati i kësaj partie nuk do të duhej të pranojë të identifikohet me ta. Në popull thuhet “aty ku ka tym, nuk o pa gja”. Vet dorëzimi ka pasur impaktin tjetër arrestimin, të pranosh të keqën më të vogël do të thotë ti shpëtosh edhe shpërfytyrimit të asaj se çfarë mund të ndodhi në befasi, vet dorëzimin tyre qe një marrëveshje e fshehur e cila ndere të tjera do të thotë lehtësim edhe në klasifikim të gjithë asaj që ka aktakuza dhe arrestimi më pas.

Dalja para mediave për të komentuar zyrtarisht aktakuzën e gjykatës mbase ishe edhe një ceremoni e thjeshtë e dorëzimit të postit të Presidentit dhe gjithashtu edhe pezullimi i detyrës së Kryetarit të Partisë ngaqë detyrë e re për ta do të jenë tashmë marrja dhe mbrojtja nga aktakuzat.

Zgjedhja e një ushtruesi detyre për postin e Kryetarit të partisë në PDK-në do të ishte një provë për të parë elektoratin se sa është ay ngjithës ndaj figurave që mbartin një “elokuencë” intelektuale për tu kundërvër kundërshtarëve politik, Zgjidhja e Enver Hoxhajt nuk dha ndonjë kapital politik partisë sepse kundërshtarët ishin më në epërsi, nuk kishte mundësi të tjera që pas humbjes të mbetej edhe më tej në këtë post, nuk ka kalkulime, kjo më sa duket është parë dhe kuptuar qartë në PDK. Pra, nuk ka kalkulime me humbësin Enver Hoxhaj, i cili nuk mund të këmbëngulte mbetje në këtë post as si ushtruese detyre më, dorëheqja ishte e vetmja rrugëdalje e tij.

PDK-ja pas dorëheqjes se ushtruesit të detyrës se kryetarit të partisë, menjëherë do të duhej të zgjidhte një tjetër drejtuese partie, pasi pak shpresa dhe gjasa ka që ish kryetari Veseli dhe lideri historik i kësaj partie Hashim Thaçi të kthehen shpejtë nga Haga. Ata tashmë duket se do të qëndrojnë gjatë të mbyllur dhe pa ndonjë të ardhme politike sepse dihet tashmë që kredibiliteti i tyre është në podium (ose për tokë).

Zgjidhja e kryetarit të PDK-së vije në kohë të papërshtatshme për këtë parti, jo pse nuk ndodhen dy figurat e saja kryesore po sepse në njëfarë forme shkuar në perspektivë këtë parti, ata dy që sot ndodhen në Hagë do ta ngulfatenin edhe më tej, ngaqë do të mbanin gjithsesi frenjat për mbajtur atë kontrollin e gjithë asaj që ndërtuan zhvatje dhe linçime politike. Zgjidhja e kryetarit të ri Memli Krasniqit është një sharmë repi që i japë zhurmë retorikës së bresht politike të ndërtuar tash sa vjet në Kosovë.

Memli Krasniqi nuk përfaqëson ndonjë kredo të veçantë politike për të cilën mund të shquhet, ay ka veçse një kapacitet për të bërë zhurmë koti në parlament e gjithandej. Ndaj dhe as media e as opinioni i gjerë nuk e veçon për gjëra të tjera të rëndësishme politike, ishte më shumë një mercenar i PDK-së që dërgohen në fronte të debateve televizive për ta bërë veçse zhurmuesin. Gjithsesi PDK-ja e ka huq me këtë zgjidhje, ndofta një zgjidhje tjetër më kreative do të mund të krijonte shpresa për rikthim, figura më përfaqësuese e saj nuk u angazhua në garë, ku ti dihet çfarë gishti treguese apo çfarë beje kërcënuese ka pasur nga liderët e Hagës, por Haredin Kuqi është dhe mbetet njëshi më i mirë i PDK-së që nuk u angazhua për konspiracionet e brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat